PUSHTETI PA MANDATINN E ZGJEDHËSVE
Nga Abdullah Prapashtica
ZGJEDHJET E ARDHESHME TË UNMIK-ut DO TË MBAHEN PA POPULLIN
Mund të thuhet se gati të gjitha veprimet e faktorëve ndërkombëtar dhe kombëtar në Kosove kanë qen të justifikueshme në periudhën 3 vjeçare pas Konferencës së Rambujesë. Me këto tri vite kufizohej edhe mandatit i tyre legjitim i vendosur ne Rambuje në 1999!Me kalimin e këtyre 3 viteve duhej te mbahej referendumi me te ciline populli do të përcaktonte fatin e vet me vullnetin e vet, duke e përfshire edhe regjistrimin e popullsisë, përcaktimin për rregullimin e brendshëm shoqëror si dhe zgjedhja e udhëheqjes se vet legjitime.Nga ky moment de jure ka pushuar mandati i faktove ndërkombëtar dhe kombëtar, dhe pas vitit 2002 këta faktor kanë vepruar dhe po veprojnë pa ligjimitet.Në vitin 2002 institucionet ndërkombëtare, si ato civile edhe ato të uniformuara duhej të pushonin mandatin e vet dhe çdo kohë zgjatej e pranisë se tyre eventuale në Vendin ton duhej të kishte pëlqimin e faktorëve vendor si për numrin si për hapësirën, si për kohëzgjatjen e pranisë, si për kompetencat e tyre në Vendin ton!Nga viti 2002 Kosova nuk pat zgjedhje të lira, sepse nuk konsiderohen �zgjedhje të lira� ato që mbahen nën sundimin e huaj civil-ushtarak-policor dhe qe diktohen nga UNMIK e OSBE! Sikur që nuk konsiderohen negociata legjitime dhe as vendime legjitime ato që imponohen ne kushte të pranisë të huaj ushtarake-policore!Në fakt Populli nuk doli më asnjëherë në zgjedhje pas vitit 2002 as me 50% plus 1%, dhe kjo bëri që nga �zgjedhjet në zgjedhje� të përsëritet përqindja e njëjtë e �votave� sepse në votime dalin vetëm anëtarësia e partive politike pa popullin. Me që më Populli nuk del në këso �zgjedhjesh� ato më me nuk janë demokratike por partiake! Rrjedhimisht ato më nuk e kanë mandatin e popullit, dhe kjo bën që ato nuk janë legjitime as kompetente të marrin as një vendim në emër të popullit dhe as të e përfaqësojnë atë !Pra, nga viti 2002 Kosova sundohet faktikisht nga një pushtet i dhunshëm ilegal. Kjo është gjendja faktike e juridike e tanishëm, pavarësisht se formalisht është nxjerrur një Kornizë Kushtetuese (të bazuar në Kornizën Evropiane për Pakicat Kombëtare) dhe se nga UNMIK-u janë emëruar të gjithë shefat e institucioneve, filluar nga Presidenti e deri te zv. Komisari i SHPK (kryesish anëtarë të ish LKJ).Vet fakti se pa e dhanë pëlqimin e vet vetë PSP të OKB, as kush nuk mund të e fillon mandatin, dhe se ai mund të shkarkon secilin udhëheqës vendor, këto janë emërime e jo zgjedhje. Kjo mendohej të trashëgohej edhe në Planin famëkeq të Ahtisarit me anën e të cilit u bë një përpjekje për të iu mohuar Popullit Shqiptar në ish RSFJ dhe në tersi e drejta legjitime në vetëvendosje dhe për të ju imponuar një zgjedhje e dhunshme e cila synon falsifikimin e identiteti kombëtar Shqiptar të Kosovës dhe ti imponohet një identitet i falsifikuar me qëllim të shpronësimit të ti nga territoret e veta etnike !Kompetencat e pa kufishme autokratike të PSP të OKB i bën të gjitha �zgjedhjet� një farsë dekorative të �demokracisë� formale. Në realitet �institucionet� vendore nuk janë as gjë më tepër se shërbime vendore të sundimit të huaj. Këtë e argumenton edhe fakti se AKM keqëqeverisë me pronën e Kosovës deri ne shkatërrimin e ekonomisë kombëtare duke e rrënuar edhe gjendjen sociale deri ne mjerim, pa u penguar fare kjo nga institucionet vendore. Nën sundimin autokratik të UNMIK-ut me paramendim dhe sistematikisht u pengua veprimi i institucioneve vendore në ter hapësirën e Kosovës dhe u legalizua veprimi paralel i organeve të një shteti armik (Serb) brenda territorit të Kosovës me qëllim që armiqësitë mes shqiptarëve dhe serbëve të nxiten edhe me tutje, për të e arsyetuar pranin e vet në Kosovë sa ma gjatë . UNMIK-u nga njëra anë lejoi veprime anarkiste dhe nga ana tjetër e paralizoi jetën normale për shqiptarët me qëllim qe te popullata të nxitë urrejtje ndaj institucioneve vendore duke prezantuar ato si të pa afta për qeverisje edhe para opinionit të brendshëm edhe ati të jashtëm.Për 8 vite rresht �institucionet vendore� ku murrën pjese edhe Partitë e pozitës edhe të opozitës nuk ishin në gjendje të e organizojnë edhe një veprim i zakonshëm si është regjistrimi i popullsisë, as organizimi i administratës më të thjeshtë për dokumentet e mërgimtarve, e as të bëjnë as një hap përpara në zhvillimin ekonomik. Përkundrazi! Këto Parti Politike që janë prezentë në Parlament e kanë zhgënjye Popullin e Kosovës dhe ato nuk kanë pse të organizojnë dhe as të marrin pjesë në kurfar zgjedhjesh më. Po të sundonin ligjet e drejtësie në Kosovë këtyre Partive Politike do të duhej të ndalohej veprimi dhe të ndiqen penalisht për dëmin qe i kanë sjellë këti Populli e këti Vendi! Por, kjo do të vazhdoi kështu derisa të sundojnë ligjet diskriminuese në Vendin ton!Megjithatë në mjetet e informimit të tyre e dëgjuam edhe një deklaratë të tillë për zgjedhjet e ardhshme nga njeri nga liderët e një Partie. Para do kohe, në pyetjen e një gazetari se: "....qka nëse në zgjedhje dalin për të votuar më pak se 50% të moshës madhore..." Ai u përgjigj se "...është e drejtë demokratike e votuesve të dalin apo të mos dalin në votime, por zgjedhjet do të jenë legjitime sipas numrit të atyre që marrin pjesë në to..."! Pra, duhet pritur se në zgjedhjet e tilla do të mbahen pa popullin dhe se në to do të dalin një pjesë e anëtarësisë së Partive Politike. Se përqindja fare nuk do të ndryshoi nga zgjedhjet e kalaura. Kjo do të thotë se skena politike do të ripërsëritet dhe se sundimi i huaj do të e vazhdon pushtetin edhe me tutje përmes të këtyre njerëzve të korruptuar nga skena e jashtme dhe e brendshme, nëse këtë e lejon më tutje ky Popull! E këtë më ky Popull nuk do të e duron!Populli kërkon së pari të organizohet referendumi mbi shprehjen e vullnetit të vet, zgjedhja definitive e statusit ndërkombëtar, regjistrimin e popullsisë, organizimi i një referendumi mbi përcaktimin për rregullimin e ardhshëm shoqëror, organizimi dhe armatosja me arme më moderne e TMK, organizimi i Forcave te Sigurisë se Brendshme Kombëtare (FSBK) dhe pastaj mund të organizohen zgjedhjet e lira në siguri të brendshme e të jashtme, nga te cilat do të dalin institucione të mirëfillta legjitime, jashtë çfarëdo diktati të huaj! Nëse veprohet si deri me tani nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së, serish do të krijohen institucione marioneta të cilat në të ardhmen e afërt mund të përfundojnë si ka përfunduar pushteti i Çausheskut!Prandaj apeloj te të gjitha forcat progresive si brenda si jashtë skenës politike Shqiptare që të mos e ndërmarrin as një veprim që mund të sjell një epilog të tillë të planifikuar deri në detale nga qendrat antishqiptare! Liderëve nuk do të ju ndihmon asgjë mbështetja e jashtme nëse e humbin besimin te populli i vet!
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment