Zgjedhjet dhe zgjidhja
Shkruan: Bahri Bivolaku
Në këtë fund viti në pjesën e Shqipërisë të quajtur Kosovë, pritën të ndodhin 2 ngjarje të rëndësishme .
Zgjedhjet dhe zgjidhja e statusit te saj politik.
Se paku kështu po thotë politika.
Në titull i dhashë përparësi zgjedhjeve, për arsye se ato edhe sivjet, do të mbahen pa status të definuar qartë për Kosove e që siç duket është edhe motivacioni kryesor i organizimit te tyre
Shpëtimi i autoriteteve aktuale politike dhe vazhdimi i lojës së tyre të tenisit me qytetarin e përgjumur.
Kam bindjen e thellë, se me këto zgjedhje përveç këtij motivacioni politik, synohet edhe përligjja e gjendjes ekzistuese ne terren, me tendencë të vazhdimit të vazhdimit të vrullshëm, qe përmes realizimit të pakos së Ahtisarit, me vullnet të njëanshëm që gjendjet faktike të zgjerohen.
Me zgjedhjet dëshirohet, që shqiptaret të shprehin kënaqësinë vullnetshëm, me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, se gjoja me te cilën, shumica është e kënaqur. Pra kërkohet nga qytetaret e Kosovës që përmes votimit të shprehin kënaqësinë për ketë politikë që po aplikohet, si p.sh. për :
1. Pozicionim aktual politik të Kosovës .
2. Kontrollin e hapësirës territoriale të saj .
3. Zhvillimin e madh ekonomik.
4. Mirëqenien sociale.
5. Zhvillimin e kënaqshëm te arsimit, kulturës, shëndetësisë...
6. Gjendjen reale të TMK-së, e cila është në përputhshmëri me standardet e një ushtrie solide.
7. Kënaqësinë për punën e institucioneve qeverisëse , ligjdhënëse e gjyqësore .
8. Kënaqësinë, se ne Kosovë nuk lulëzon korrupsioni e tenderomania
9. Kënaqësinë me punën e Grupit te Unitetit
10. Kënaqësinë, se çmimet e konsumit ditor vazhdimisht rriten .Kjo tregon se standardi ynë vazhdimisht është ne rritje.
11. Kënaqësinë, se Kryeministri i Kosovës nënshkroi një kontratë me shoqatën profesionale e ndërkombëtare ,,Shteti i se drejtës '' për te punuar profesionalisht për bisedimet e Vjenës .
Për të mirën e Kosovës kryeministri nuk kurseu milionat për ketë shoqatë pasi, qe Kryetari i Kosovës , Kryeministri i saj , Krye Parlamentari , deputetet etj., po janë shumë te zëne me pagat e rregullta e të majme të tyre. Dorën në zemër, vërtet janë të majme, por duhet kuptuar sakrificën e tyre që po e bëjnë, nëpër lokale të “WIP-ave” dhe butiqe, natyrisht për interesat e veta dhe jo për te punuar për te mirën e Kosovës, sepse atë tani më e kanë rehatuar.
Anëtar te kësaj shoqate profesionale ndërkombëtare janë :Akademik Fatmir Sejdiu , i specializuar ne marrëdhënie ndërkombëtare , Akademik Kolë Berisha i specializuar ne diplomaci profesor ne universitetin Oksford , Akademik Agim Ceku profesor ne universitetin shtetëror te Uashingtonit ne lëmin e shkencave politike , Akademik Veton Suroji profesor ne universitetin e Bolonjës i specializuar ne lëmin e trashëgimisë kulturore dhe politike , Akademik Hashim Thaçi profesor ne universitetin e Harvardit i specializuar ne lëmin e filozofisë politike , Akademik Lutfi Haziri profesor ne universitetin e Çikagos specialist ne lëmin e politikes se pushtetit lokal ...
Vërtet duhet të jemi të kënaqur ne qytetaret dhe ketë kënaqësi na ofron ky sistem i instaluar, ku qeveria paguan ekspert te tillë dhe kur pagat që marrin nga Buxheti i Kosovës, në përputhje me titujt shkencor që kanë nuk i obligon që të punojnë për Kosovën
Çfarë kohe ka ardhur!
Sa kisha pasur dëshirë, që për ketë gjë ta dija mendimin dhe reagimin e legjendës Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrofcit, e tjerëve si ata, si dhe përgjigjen e veprimtarëve kombëtar, me stazh prej nga 20 e 30 vitesh, në pyetjen: si po e përjetoni këtë realitet?
12. Kënaqësinë, se sportistëve tanë u janë siguruar të gjitha kushtet, për të garuar lirshëm dhe me sukses edhe në garat ndërkombëtare.
13. Kënaqësinë, se më në fund e kemi burgosur Vetëvendosjen, për ti hapur rrugë pavarësisë qe po na vjen.
14. Kënaqësinë, se kemi rrymë, ujë 24ore dhe se na i kanë krijuar kushtet e punës dhe pagat e majme, ani pse diçka më të vogla se në Banglladesh, por që këto shërbime po arrijmë t’i paguajmë, ani pse me kosto diçka më të madhe se në Norvegji.
Vërtet ketë kënaqësi nga këto te arritura qe na ofron ky sistem i demokracisë unmikistaneze i cili falë interesave të përbashkëta, mbështetet fuqishëm nga kolaboracionistët vendor, andaj nuk kemi arsye këtë kënaqësi me daljen tonë në zgjedhjet e ardhshme për të përligjur dhe vazhduar këto te arritura .
PARTITË E KLIENTELES
Është e vërtetë se partitë politike ne Kosovë kanë nxjerr autoritetin, autoritet ky i shfrytëzuar jo për te hapur rruge te zhvillimit, por për te dëgjuar dhe për te qene zëdhënës i një autoriteti tjetër.
Ky autoritet i nxjerrë nga vota e qytetarit të Kosovës, duke mos pasur guximin dhe dijen politike, për tu paraqitur si partner i denjë i atij tjetrit - unmikistanezëve, i cili është i instaluar në Kosove, për çështje kryesore të cilat kanë te bëjnë me politikën dhe fatin e vendit, vendosi të dorëzohet në të gjitha pikat që u kërkua prej tyre. Ndërsa tregon trimëri, fuqi dhe arrogancë në zbatimin brutal të kinse pushtetit, ndaj qytetarit të varfër dhe si i tillë, për një kohë të shkurt u shndërrua në shpërdorues kryesor të parasë publike dhe pozitës se ofruar pushtetore.
Të gjithë këta mujsharë të cilët ndihmuan në ndërtimin e këtij sistemi dhe që po e zbatojnë, janë të përzgjedhurit e partive të cilat po përgatiten për të garuar në zgjedhjet e ardhshme, me synim për ta marrë prapë votën e qytetarit, përkundër faktit gjatë mandatit që po u përfundon, i kishin përjashtuar interesat e gjera te qytetarëve, për t’i venë në prioritet interesat e veta, fare te ngushta. Kështu që partitë që u përkisnin i kanë shndërruar që në fillim, nga partitë të popullit, ne parti te klientelës.
Këto parti, pa përjashtim për qëllime të fushatës zgjedhore, kanë krijuar një sistem mashtrimi për qytetarin e Kosovës.
Këto parti të shndërruara në parti të klienteles, të gjitha pa përjashtim përdorin modelin e krijimit të autoritetit politik, si model edukativ ndaj qytetarëve, ne fillim për t’ua errësuar mendjet e më pas, për të sunduar me ta.
Klientela e partive më të mëdha politike vazhdimisht po pasurohet, kapitali u rritet dhe për ta moti ka ardhur pavarësia e Kosovës. Ata thonë vetëm te verbrit nuk e shohin.
Qytetarë në vend të individit besoni argumentit, te vërtetës, asaj që duket e nëse diç të mirë shihni në punët e partive politike atëherë dilni votoni për to.
Në fakt, voto për vetën tënde!
RRUGA E LIRISË DHE ALBIN KURTI
Lexova me përqendrim të shtuar analizën e thukët të shkruar nga i burgosuri politik z.Albin Kurti, të titulluar: Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
Dhe në përfundim se lexuari, ndjenjat filluan të më trazohen, gëzimi e hidhërimi bashkë, pra sa gëzohesha në njërën anë, po dhe aq më rritej kuraja, në anën tjetër.
Thonë se qëllimi primar i politikes është trasimi i rrugës dhe vërtetë ne ketë analize te z.Kurti e shoh rrugën. Rrugën e lirisë, të politikanit të lirisë.
Isha i kënaqur, se për këto vite të pas luftës, vërtet trasimi i rrugës në politikë e jo ecja rrugëve, që tjerët trasojnë, ka qen deficit ne Kosove.
Mendoj se ky trasim është vendosur mbi parime të qëndrueshme, të diagnostifikimit politik të gjendjes aktuale, të krijuar nga një inercion i pa parë politik dhe rrethanat për rreth tij, te studiuara me një përkushtim te madh.
Gjithashtu është i studiuar edhe pasojat e këtij inercioni, nëse vazhdojmë të kotemi. Vendosja e bazës se veprimit politik mbi një analizë të tillë vërtet me ngazëlleu, pasi politika në Kosovë ka kohë që i ngjason muzikës tallava.
Në analizën e z.Kurti pash qëllimin, formën,mjetet dhe kohen për veprim. Qëllimi im sot nuk është studimi i këtij koncepti të dhënë, por vërtet do të u sugjeroja aktivistëve të VETËVENDOSJES që të tërin atë, duke ja bashkuar edhe një fletëporosi me fotografi te autorit te dërgohet ne çdo shtëpi te shqiptarëve ne Kosove. Se paku le të lexohet, le të jetë prezent mendja e z.Albin Kurtit në shtëpitë e familjet tona, pasi fizikisht i është pamundësuar një gjë e tillë. Dhe vërtet pas leximit qytetaret, le të vendosin vet, a t’u besojnë kopallave a parimit.
A thua vallë është turp për një kryeministër,kryetar, kryeparlamentar,deputet e parti qe kokën e tillë ta mbani të mbyllur. Zotëri Agim Çeku dhe ju te tjerë aktor te kësaj politike pas një kohe do tu thonë ne kohen e juaj, ne kohen e qeverisjes se juaj është mbajtur i burgosur një nder veprimtaret me te devotshëm kombëtar. Edhe ju deputet vendosni gishtin kokës dhe se paku tani kthehuni arsyes e jo interesit është turp për gjithë popullin liridashës vazhdimi i kësaj gjendje.
Serbia viteve te 90-ta e burgosi mendimtarin politik z.Ukshin Hoti i cili gjithashtu ofroi program te qëndrueshëm,e mbante te burgosur pasi kishte bekimin (me heshtjen) e ish politikes se atëhershme në Kosovë , si dhe të heshtjes qytetare.
Aktor te ndryshëm, politikë e ngjashme!
Vushtrri, me 25 gusht 2007
2 sht 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment