4 sht 2007

Turqit, romët, vllehët dhe sërbët, do të sjellin ligje për shqiptarët.

Arben Zeqiri


Turqit, romët, vllehët dhe sërbët, do të sjellin ligje për shqiptarët.


Marrëveshja e cila ndali luftën e 2001 e që u nënshkrua në praninë e faktorëve ndërkombëtarë, sa vjen e po zbehet po zëvendësohet me alternativa të tjera gjithnjë në dëm të shqiptarëve. E dini mirë se premtimi kryesor që ndali hovin e luftëtarëve shqiptarë, ishte se në të ardhmen shqiptarët vetë do vendosin për fatin e tyre dhe pa pëlqimin e tyre nuk do mund të sillet asnjë ligj që do t'u sjellte dobi e aq më pak ndonjë ligj që do t'ë mund ti dëmtonte. Si fryt i bisedimeve që përfunduan me marrëveshjen e Ohrit ishte edhe mënyra e votimit të ligjeve në parlament me shumicë të dyfishtë, që në gjuhën e popullit u njoh si "Votimi me Badenter".

Çfarë nënkupton Badenteri?

Çdo ligj që duhej të dilte nga Marrëveshja e Ohrit e që konkretisht kishte të bëjë me përmirësimin e gjendjes politike, sociale, ekonomike të shqiptarëve në vend duke filluar nga arsimi sipëror, ligji për simbolet, ligji për gjuhën shqipe dhe në fund ligji për dëshmorët e UÇK-së dhe invalidët e luftës bashkë me shumë ligje të tjera që do përmirësonin kushtet e popullatës shqiptare në vend, do të duhej të votohej jo vetëm nga shumica e parlamentarëve por ai ligj të merrte edhe mbështetjen e shumicës së deputetëve që janë zgjedhur nga pakicat etnike në vend, e që me përbërjen aktuale të parlamentit nënkuptonte shumicën e deputetëve shqiptarë.

Sa u zbatua Badenteri?

Me krijimin e shumicës së re parlamentare që doli si fryt i zgjedhjeve të fundit në Maqedoni, ku partia e cila fitoi zgjedhjet (VMRO-DMPNE) nuk krijoi koalicion me partinë e cila fitoi nga blloku politik shqiptarë (BDI) por u lidh me partnerin e tyre traicional (PDSH), fakt ky që dejure ishte e lejuar në një shtet njëkombësh ku shumica maqedone kishte të drejtë ekskluzive të formimit të qeverisë dhe zgjedhjen e partnerit të tyre, solli telashe dhe polemika rreth miratimit të shumë ligjeve në vend. Në rradhë të parë ky veprim iritoi partinë që fitoi më tepër deputet nga elektorati shqiptar (BDI-në) të cilët duke bojkotuar parlamentin në shenjë proteste, ata njëherit pamundësuan edhe miratimin e shumë ligjeve për shqiptarët, ligje të cilat kërkonin të miratohen me votim të dyfishtë apo e njohur si Ligji i Badenterit. Ky problem duke mos patur zgjedhje tjetër, solli edhe deri te seleksionimi i ligjeve që do votoheshin me shumicën e dyfishtë dhe shumë ligje u hoqën nga kjo listë, ekjo edhe më tepër iritoi shumicën e deputetëve shqiptarë dhe krijoi parakushtet për një krizë parlamentare. Erdhën vlerësimet e para negative nga strukturat euroatlantike dhe në vend lindën problemet e para dhe pakënaqësitë si pasojë e ngecjes së implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si kusht kryesor që ishte për ndërprerjen e konfliktit të 2001-shit si dhe kusht i parashtruar për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian dhe strukturat e NATO-s. Tani u paraqit nevoja që ti gjendej një zgjidhje urrgjente e që do mundësonte votimin pa problem të të gjitha ligjeve që dilnin nga Marrëveshja e Ohrit dhe që do "përmbyllnin" kapitullin e çështjes shqiptare në Maqedoni.


Zgjidhja: Me votat e turqive, romëve, sërbëve, vllehëve të miratohen ligjet e shqiptarëve!

Së fundmi qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski i cili thirret në emër të barazisë së etnitevteve në Maqedoni, miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, eurointegrimeve dhe shumë ndryshimeve të tjera në favor të të gjithë qytetarëve, propozoi një ligj i cili mban maskën e një ligji europian dhe që përshkruhet si ligj që do të përmirësoj gjendjen e pakicave kombëtare në Maqedoni. Ëështë mëse e vërtetë që ky ligj do të kënaqë pakicat etnike në Maqedoni, me këtë ligj turqit, romët, vllehët, sërbët dhe pakicat e tjera prej tani do të kenë më tëpër deputetë. Ata do të ndajnë dhjetë deputetët të cilët ua garanton ligji i ri i qeverisë.

Po shqiptarët?
Përpara se të shohim anët e mira dhe të këqija të këti ligji, duhet të shqyrtojmë pozitën e shqiptarëve sipas kushtetutës dhe sipas këti ligji. Ky ligj rezervon vende për deputetët e pakicave në Maqedoni dhe këtu nuk flitet për shqiptarët por për grupet e tjera. A thua shqiptarët janë shumicë në Maqedoni? Sipas kushtetutës së R.M.-së shqiptarët nuk janë shumicë në Maqedoni e as pjesë e shumicës, por janë pakica më e madhe në vend. Sipas një fjale të urtë popullore, shqiptarët janë "as në qiell e as në tokë".
Ironia nuk mbaron këtu. Shqiptarët jo vetëm që nuk bëjnë pjesë në grupin e pakicave për të cilët rezervohen numër i garantuar i deputetëve, le që nga ana tjetër nuk janë pjesë e shumicës së RM-së, por ata tanimë as nuk do munden të pyetën as për veten e vetë.

Kush do votojë për shqiptarët?

Sipas ligjit në fjalë, në zgjedhjet e ardhëshme do të garantohen 10 vende për pakicat kombëtare. Duke llogaritur në rrezultatet e deritanishme ku shqiptarët kanë fituar gjithsej 28 deputetë dhe duke ia shtuar edhe 10 deputetët që do garantohen për pakicat me ligjin e ri, kjo paraqet numrin prej 37 deputetë të cilët do të bëjnë pjesë në grupin e pakicave kombëtare. Sipas votimit të dyfishtë, ligjet që do votohen me këtë ligj duhet të marin miratimin e shumicës së deputetëve që janë zgjedhur nga pakicat kombëtare e që kjo e shndërruar në shifra do të thotë 20 nga 38 deputetët e pakicave do të mjaftojnë për miratimin e ligjeve në fjalë. Duke u nisur nga kjo, tanimë qeveria nuk do të ketë nevojë për shumicën e deputetëve shqiptarë në parlament dhe s'do ta ketë problem në zgjedhjen e partnerit. Duke llogaritur në dhjetë deputetët e garantuar me ligjin e ri për pakicat, shumica parlamentare do të ketë nevojë edhe për vetëm 9-10 deputetëve shqiptarë për të miratuar çdo ligj pa asnjë problem e që faktikisht do të jenë të pavlefshëm 17-18 deputetët e tjerë shqiptarë. Sipas gjithë kësaj, del që për të drejtat e shqiptarëve në të ardhmen do të vendosin 10 deputetë shqiptarë dhe 10 të tjerë (turqi, vllehë, romë, sërbë), ndërsa 17-18 deputetët tjerë shqiptarë do të jenë të paaftë dhe me duar të lidhura kundrejt institucionit ligjvënës i cili do të jetë i shurdhër për ata. A do të pranojnë shqiptarët këtë gjë?

Nuk ka komente: