2 sht 2007

RRADHËN E KA FBKSH DHE ASKUSH TJETËR…




DEKLARATË E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:














RRADHËN E KA FBKSH DHE ASKUSH TJETËR…

-Plotë 5 vjet rradhazi, që nga themelimi (korrik 2002) kemi apeluar që të gjitha forcat progresiste e atdhetare shqiptare nga të gjitha hapësirat e Shqipërisë Natyrore të bashkohen dhe shkrihen në Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), sepse pa bashkim politik nuk ka as bashkim luftarak, por përkundrazi, shumë forca politike dhe shoqata të dala nga tri luftërat e fundit, jo vetëm nuk na u bashkuan por edhe na kanë sabotuar rregullisht dhe sistematikisht.
-Sabotimi i tyre ka konsistuar në falsifikimin e uniformave dhe emblemave të AKSH-së, si dhe në organizimin e bandave grabitëse e me maska, me qëllimin e tyre për të komprometuar AKSH-në dhe për të humbur besimin e popullit në formacionin politiko-ushtarak mbarëkombëtar, shpresën e vetme të ribashkimit kombëtar shqiptar, FBKSH-AKSH-në, por janë gabuar shumë keq, sepse strukturat drejtuese të FBKSH-së kanë qenë shumë vigjilente dhe që në shtator 2005, në Kuvendin e Dytë Kombëtar të FBKSH-së, në Prizrenin Historik, ndryshuan emblemat e AKSH-së, prandej sapo ka dalë një grup me maska dhe me emblema të falsifikuara, ne i kemi denoncuar si banda hajdutësh dhe kriminelësh të lidhura direkt apo indirekt (përmes segmentëve të inkriminuara të disa partive apo partizave shqiptare) me agjenturat sllavo-grekë, të cilat janë interesuara për ta komprometuar FBKSH-AKSH-në, sepse i janë frikësuar dhe i frikësohen shumë, gjë që u vërtëtua më 28 qershor 2007, kur Serbia nuk guxoi të vinte, siç kishte trumbetuar se do të vinin me mbi një miljon serbë dhe me uniformat serbe të Car Lazarëve, sepse FBKSH iu tha: AKSH ËSHTË KËTU. DO T’IU PRESIM ME PLUMBA, sepse ne nuk mund të toleronim që të denigrohej Kosova dhe gjithë populli shqiptar, si dhe mbi të gjitha dëshmorët në varrë dhe familjet e tyre dhe mbi 2500 të zhdukurve që akoma janë nëpër varrëzat masive nëpër Serbi.
-Në FBKSH ka vend për çdo shqiptar dhe atdhetar dhe nuk ka vend vetëm për tradhtarët dhe spiunët, si dhe ata që i kanë lyer duart me gjakun dhe djersën e popullit. Të tillët e dijnë se vetëm në Parlamenttin e Shqipërisë së Bashkuar do të japin llogari para popullit shqiptar, prandej edhe nuk kanë lënë e as edhe tani nuk e lëjnë gur pa lëvizur për të na sabotuar në misionin tonë sa fisnik po aq i shtenjtë.
-Jam i shtrënguar që për herë të fundit t’iu them që të tërhiqen nga kjo rrugë e turpit dhe njëherë e përgjithmonë ta harrojnë se në hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike do të vriten djem dhe vasha shqiptare për luftëra për pushtet, sepse FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, kanë arritur që armiqve sllavo-grekë t’ua djegin kartat në duar, edhe luftëtarëve për pushtet pa pushtet, do t’ua djegim kartat në duar, sepse jemi në mesin e tyre dhe ua njohim shumë mirë të gjitha e tyre të inkriminuara, si dhe drejtuesit dhe forcat e tyre mercenare. Këtë rradhë shqiptarët do të luftojnë vetëm për troje, për çlirimin e tyre nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë e të tjerë dhe ribashkimin e këtyre trojeve, kudo ku bukës i thuhet bukë, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin shumë të bukur SHQIPËRI ETNIKE.
-Rradhën e ka Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe askush tjetër. Të gjithë ata që kanë qenë në skenën politike para tri luftërave të fundit, si dhe të gjithë ata që kanë qenë në skenën politiko-ushtarake gjatë tri luftërave të fundit dhe në skenën politike pas tri luftërave dhe që jo vetëm kanë dështuar por edhe kanë penguar, sabotuar dhe dëmtuar çështjen madhore kombëtare të rrinë urtë e të mos pengojnë dhe sabotojnë FBKSH-në dhe strukturat e tij. Nëse nuk mund të na ndihmojnë, duke na ndenjur në krah,le të rrinë prapa krahëve tona dhe le të mos gabojnë të na dalin përpara që të na pengojnë e sabotojnë, sepse ndëshkimi dhe gjaku i dëshmorëve të kombit shqiptar ka më ndëshku shumë, shumë rëndë.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI.
Tiranë, 23.08.2007

Nuk ka komente: