Çёshtja e Kosovёs nё arenёn ndёrkombёtare…
Plani i emisarit special tё OKB-sё pёr Kosovёn, Marti Ahtisarit, i emёruar nё nёntor tё vitit 2005, nga Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Kofi Anan, qё parasheh pavarsinё e Kosovёs, nёn mbikёqyrjen e faktorit tё jashtёm, ndonёse nuk ua mohon aspak tё drejtat qё u pёrkasin pakicave, (madje pakica serbe duket e favorizuar) me gati pesё komuna tё pavarura nё enklavat e tyre dhe me tё drejtё financimi nga Beogradi, paraqesin rrezik pёr paqe, qetёsi dhe stabilitet tё qёndrueshёm, sepse i pёrngjajnё shumë modelit tё “Republika Serpska” nё Federatёn e Bosnjes,është refuzuar nga Serbia dhe Rusia. Elita serbomadhe duke u mbёshtetur nё aleatin e saj tradicional, Rusinё, kёrkon me kёmbëgulje vazhdimin e negociatave me palёn shqiptare, me kusht qё Kosova tё mbetet nёn Serbi. Beogradi zyrtar kёrkon edhe shkarkimin e Marti Ahtisarit nga detyra e emisarit special të OKB-sё, si kryenegociator dhe nё vend tё tij tё emёrohet njё person tjetёr i caktuar nga Serbia. Sikur tё kishte vepruar Marti Ahtisari sipas dёshirёs sё serbomdhenjve, jo vetёm qё nuk do tё kritikohej, por do tё lavdërohej prej tyre. Po pse pranoi Serbia tё zhvilloheshin me muaj bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinёs nёn patronazhin e Marti Ahtisarit?! Por, kur doli nё pah rezultati final i bisedimeve qё nuk i plotёsoi kёrkesat serbomadhe, Beogradi çon pluhur. As Serbia, as Rusia, nuk mund tё caktojnё një ndёrmjetёsues në bisedimet e ardhshme, nёse ato pёrsёriten.Edhe nё bisedimet e ardhshme Serbia s’ka për të lёvizur nga pretendimet e saj, pёrkitazi me statusin e Kosovёs. Beogradi dhe Moska prore kёrcёnohen se nuk do tё pranojnë asnjё Rezolutё tё KS tё OKB-sё, qё parasheh pavarsinё e Kosovёs. Kёshtu veprojnё në vazhdimësi këto dy qendra sllave me shpresёn se do tё mund të nxjerrin pёrfitime duke marrё si cak Kosovёn. Vazhdimi i bisedimeve midis Prishtinёs dhe Beogradit nuk do tё japë rezultat, sepse sjelljet e palёs serbe, kryesuar nga Sllobodan Samarxhiç (kёshilltar i kryeministrit tё Serbisё, Vojisllav Koshunica), Leon Kojenit (kёshilltarit tё presidentit tё Serbisё, Boris Tradiçit) dhe diplomatit tё urryer serb,Dushan Batakoviçit, gjatё ciklit tё bisedimeve disa mujore nё Vjenё tё Austrisё, ishin kontraproduktive. Tani kёta demagogё duke fituar nё kohё shpresojnё tё realizojnё synimet e tyre serbomëdha. Ekipi negocius i unitetit shqiptar nuk po tregon aftёsi profesionale pёr tё mbrojtur me dinjitet dhe shkencërisht zgjidhjen e drejtё tё çeshtjes sё Kosovёs.
Grupi negociues ёshtё dashur tё plotёsohet me historianë, juristë dhe ekonomistë. Kishte me qenё pjesёmarrja nё bisedime pёr tё mbrojtur historikisht dhe etnikisht Kosovёn, tok me tri komunat shqiptare: tё Preshevёs, Bujanovcit dhe Medvegjёs, e mirёseardhur si e Esat Stavilecit, Zejnulla Grudёs, Adem Demaçit, Akif Bajramit. etj. Serbёt e ardhur si kolonё nё Kosovё vazhdimisht ankohen pёr shpёrnguljen e tyre nga “djepi i Serbisё“, kurse politikanёt shqiptarё asnjёherё nuk e zёnё nё gojё dёbimin me dhunё tё gjysmё milioni shqiptarё nё Turqi dhe rreth njё milion sish nё Europë e gjetkё. Gjithashtu nuk pёrmendet fare spastrimi etnik shqiptar nga territori i Sanxhakut tё Nishit gjatё viteve 1876-1878 kur ushtritё serbe para syve tё botёs dёbuan me dhunё, si bishat kur turren pas deleve, rreth 300.000 shqiptarё dhe masakruan 30.000 civilё nё mes tё cilёve mijra fёmijё dhe foshnje. Atёbotё shqiptarёt banonin nё njё hapёsirё mё tё madhe se Kosova e sotme, në mёse 700 fshatra me qendra nё Kurshumli, Prokuple, Leskovc dhe Vranjё. Ndёrsa Europa dhe Rusia bёnin sehir dhe as qё ua tёrhoqёn vёrejtjen agresorёve serbё. Madje me lejen dhe armatimin e Rusisё dhe Europёs, ushtritё serbe bёnё spastrimin etnik tё shqiptarёve autoktonё tё Sanxhakut tё Nishit, i cili atbotё bёnte pjesё nё Vilajetin e Kosovёs. Pra, pёr Kosovёn as qё ёshtё dashur tё bisedohet me Serbinё, por meqё ne sot nuk jemi tё aftё t’i çlirojmё gjithë trevat tona tё pushtuara prej sllavёve tё Jugut dhe grekёve ua lemë amanet brezave qё vijnё për ta kryer kёtё obligim kombёtar. Trevat e lartpёrmenduara tё pёrfshira nё hapёsirёn nga Nishi gjer në Bujanovc as nuk janё shitur, as nuk janё blerё, po janё pushtuar me forcё prej Serbisё. Ështё njësoj si rasti me Çamёrinё shqiptare, tё cilën Greqia ia mori Shqipёrisё në vitin 1913 me forcё. Ёshtё fakt i pamohueshёm se serbёt dhe grekёt i urrejnё shqiptarёt nё mёnyrё patologjike.
Eksponentёt e politikёs serbomadhe nё Kosovё, qё veprojnё sipas dirigjimit tё Beogradit janё: Oliver Ivanoviç, Rada Trajkoviç, Peshkopi i Rashkёs, Artemije Radosavleviç e ca tё tjerё, tё cilёt tjerrin gёnjeshtra dhe trillojnё gjithfarë shpifjesh rreth Kosovёs. Rada Trajkoviç nё njё tryezё tё rrumbullakёt, tё organizuar nga RTK-ja, pati deklaruar publikisht se kinse shqiptarёt janё shkaktarё pёr ardhjen e Sllobodan Millosheviçit nё pushtet tё Jugosllavisё, respektivisht tё Serbisё, sepse sipas saj, me sjelljet e tyre brutale pёrzunë 100.000 serbë nga Kosova. Shtrohet pyetja, a ёshtё e mundur vallё qё një popull i shtypur tё dëbojë sunduesin? Pranё saj qёndronin Ylber Hysa dhe Kaqusha Jashari. Asnjëri nuk reagoi, por heshtёn. Ёshtё dashur t’i pёrgjigjeshin: se para ardhjes sё Sllobodan Millosheviçit nё pushtet, kush i dёboi gjysmё milioni shqiptarё nё Turqi. Vёrtet, Sllobodan Millosheviçin e vendosёn nё krye tё shtetit serb institucionet shtetёrore, Akadameia e Shkencave dhe Arteve tё Serbisё dhe kisha ortodokse serbe, besa edhe vetёbesimi i shumicёs sё popullit serb. Memorandumi famёkeq i Akademisё sё Shkencave dhe Arteve tё Serbisё ёshtё shpallur nё vitin 1986, ndёrsa Sllobodan Millosheviçi vjen nё pushtet si dorё e hekurt nё vitin 1987, me synim tё realizimit tё politikёs serbomadhe. Dihet sesi pёrfundoi veprimtaria politike e tij. Ish udhёheqёsi i serbёve tё Kroacisё, Millan Martiç, bashkёpunёtor i Sllobodan Millosheviçit, pёr krime lufte dhe genocid tё ushtruar nё Kroaci u dёnua me 35 heqje lirie. Ka raste kur krimineli kaq të dёnohet pёr vrasjen e njё individi. Serbёt e Kroacisё janё ardhacakё. Megjithatё, ata tentuan tё krijonin shtetin e tyre nё vend tё huaj. Kriminelёt ordinerё tё luftёs, tё akuzuar nga Prokuroria e Tribunalit tё Hagёs, qё ende nuk janё arrestuar si Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç, Goran Haxhiç, Stojan Zhuklanin, etj., kushtёzohen nga Serbia me lёshime nё favor tё saj rreth statusit tё Kosovёs. Kёta janё duke i ruajtur institucionet shtetёrore tё Serbisё tok me ato tё “Republika Serpska“, armatën e Serbisё dhe kishën ortodokse serbe. Sa pёr sy e faqe e pёr ta mashtruar perёndimin Serbia e dorёzoi gjeneralin serb, Zdravko Tolimirin dhe zёvendёsin e ish-ministrit tё brendshёm tё Serbisё, Vlastimir Gjorgjeviçin. Rasim Lajçi luan cic-mic me Tribunalin e Hagёs. Shihet sheshas se prokurorja Karla Del Ponte ka lidhje miqёsore me Serbinё. Ajo e shpёtoi Serbinё duke i fshehur faktet nga dënimi pёr gjenocid nё Bosnjё dhe Hercegovinё. E njejta me akuzёn e disa udhёheqёsve tё UÇK-sё, barazon viktimёn me agresorin. Sa herё qё situata politike zhvillohej nё favor tё Serbisё sё madhe, si nё periudhёn kohore rankoviçiane, nikoziçeviane dhe millosheviçiane, pёr shqiptarёt kriste kijameti. Shovinistёt serbomëdhenj sikur tё kishin mundёsi do t’i gёlltisin tё gjallё shqiptarёt. Edhe ndёr shkrimtarёt e famshëm serbё gjenden antishqiptarё me damkё. Nё mesin e tyre mё tё dalluarit janё Dobrica Qosiç, Desanka Maksimoviç, Ivo Andriç, etj.
Mjerisht, disa shqiptarё bastardё paraqiten si miq tё serbomёdhenjve. Dikush prej tyre thotё se serbёve u duhet zgjatur dora pёr pajtim, tё tjerёt propagandojnё se gjoja shqiptarёt e Kosovёs nuk janё shqiptarё, po sapo janё duke u formuar si komb. Pajtimi i shqiptarёve me serbёt ёshtё absurd. Populli serb duhet t’i kёrkojё falje publike shqiptarëve, tё pendohet pёr gjenocid tё ushtruar me qindra herё mbi shqiptarёt e pafajshёm dhe tё heqë dorё nga Kosova dhe trevat tё tjera shqiptare. Populli shqiptar i ndarё administrativisht nё pesё pjesё kёrkohet tё ndahet edhe kombёtarisht. Kёtё ёndёrr kurrё nuk kanё pёr ta parё as armiqtë e jashtёm, as ata tё brendshёm tё atdheut shqiptar. Liria, pavarёsia e plotё dhe bashkimi kombёtar i shqiptarёve ёshtё i pashmangshёm.
Shqiptarёt janё njё komb i pandarё. Askush nuk guxon tё shkelё mbi gjakun e qindra brezave qё ranё pёr liri dhe pavarёsi kombёtare. Liria dhe pavarёsia u ka kushtuar shqiptarёve me shumё se çdo popullit tjetёr nё Ballkan. Liria dhe pavarёsia e shqiptarёve po arrihet mё shumё me gjakun e fёmijёve dhe foshnjeve. Askush s’ka tё drejtё nё emёr tё tij tё vendosё pёr fatin e ardhshёm tё popullit. Tradhtarёt le tё heshtin e tё mos paraqiten si patriotё. Çdo trathtar duhet tё pёrjetojё fatin e Esat pashё Toptanit. Serbёt u orvatёn tё krijonin shtetin e tyre ne Kroaci “Serpska Krajina”. Nё Bosnjё e Hercegovinё veç krijuan “Republika Serpska”. Tani dёshirojnё ta krijojnё edhe nё Mal tё Zi. Nё Kosovё serbёt me komunat e pavarura nё enklavat e tyre insistojnё ndarjen e Kosovёs. Opsionin pёr ndarjen e Kosovёs i pari e ka sajuar Dobrica Qosiç. I tё njejtit mendim ka qenё dhe ithtari i tij, Zoran Gjingjiç. Beogradit i konvenon formimi i njё kombi tё ri artificial nё Kosovё duke shpresuar se herdo kurdo do ta rikrijojë Serbinё e madhe nё kuadër tё sё cilёs do tё ishte edhe Kosova. Serbia pёr politikёn e saj tё rrezikshme ka nevojё pёr sanksione tё reja. Mirё i tha komisari pёr zgjerim i BE-sё. Olli Rehn, nёnkryetarit tё qeverisё Serbe, Bozhidar Gjeliçit, se Serbia po anon nga Rusia, por ka pёr t’ia parё asaj sherrin. Serbia mbanё qёndrim armiqёsor ndaj SHBA-sё, NATO-s dhe politikёs demokratike perёndimore nё pёrgjithёsi. Asnjё lider serb i partive politike nuk pajtohet me realitetin e ri tё krijuar. Presidenti i Serbisё, Boris Tadiç, kryeministri, Vojisllav Koshtunica, ministri i mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ministri i jashtёm, Vuk Jaremiç, e tё mos flasim pёr liderin e partisё radikale, Tomisllav Nikoliçin, deklarojnё haptas se ai shtet qё e njeh Kosovёn e pavarur ka sulmuar Serbinё. Njёherёsh kёrcёnohen se me ato shtete qё e njohin Kosovёn e pavarur do t’i ndёrpresin maradhёniet diplomatike. Punё e madhe. Mё keq se pёr Serbinё, pёr asnjё shtet tjetёr nuk bёhet.
Sa u pёrket simboleve kombёtare duhet patur kujdes tё veçantё ngase mund tё ndahet kombi shqiptar nё dysh. Flamuri kombёtar le tё mbetet ashtu siç ёshtё, pa asnjё ndryshim nё tё. Himni dhe stema kombёtare gjithashtu. Simbolet shtetёrore dhe ato partiake janё diç tjetёr. Gjuha amёtare qё ёshtё tipari kryesor i kombit ёshtё gjuha shqipe pёr tё gjithё shqiptarёt pa dallim...
Serbinё e madhe e ka pllakosur gangrena. Me shpёrbёrjen e Bashkimit Sovjetik dhe tё Jugosllavisё socialiste u shkatёrrua projekti i ideve tё pansllavizmit. Tash spektri politik i Serbisё nuk di nga t’ia mbajë. Shpresat pёr rikrijimin e Serbisё sё madhe janё tё humbura. Politikanёve serbomëdhenj nuk u ka mbetur tjetёr pos luftёs pёr pushtet. Ata nuk kanё shanc pёr ta mospёrfillur Rezolutёn e KS tё OKB-sё, siç e mospёrfillёn Rezolutёn e Konferencs sё Bujanit tё vitit 1944. Ish ministri i jashtёm i Serbisё, Vuk Drashkoviç, pak para se tё largohej nga ky post pati deklaruar se SHBA-ja ne fund do t’u thotë shqiptarёve se nuk mundem më tepёr me u ndihmua dmth se sipas tij, Kosova nuk do tё fitonte dot pavarёsinё. Edhe peshkopi Artemije Radosavleviç i cili me muaj qёndroi nё SHBA duke bёrё propagandё kundёr pavarsimin tё Kosovёs pёrsёriti fjalёt e Vuk Drashkoviçit. Pse pёrzihet edhe kisha ortodokse serbe nё çështjet e shtetit. Serbia u pёrpoq tё pengojё edhe pavarësimin e Malit tё Zi, por ngeli me gishta nё gojё. Tani orvatet që nёpёrmjet tё serbёve nё Mal tё Zi tё pengojё pavarёsinё e kishёs ortodokse malazeze. Ndёrsa vetë Serbia ёshtё ndarё me fe nga qendra e ortodoksizmit duke shpallur kishёn autoqefale serbe. Zatёn me fajin e serbёve hegjemonë u shpёrbё Jugosllavia. Dominimi serb prishi „vёllёzёrim-bashkimin-,barazinё dhe bashkёjetesёn midis popujve tё ndryshёm. Me serbёt racistё as bashkёfistarёt e tyre nuk pranuan tё bashkёjetonin. Fjalёt e ambasadorit tё SHBA-ve nё Beogdrad, Majkёll Poltit janё me vend kur thotё se askush nuk ka tё drejtё ta detyroj popullin shqiptar tё Kosovёs qё tё mbetet brenda Serbisё. Patriarku serb Pavle pohon se Kosova ёshtё tokё e shejntё e Serbisё. I njejti kur tё shqyrtohet edhe çёshtja e Vojvodinёs do tё deklarohej njёsoj. Po ky patriark kur Sllobodan Millosheviçi, u nis pёr nё Fushё-Kosovё mё 23 Prill 1987, e inkurajoi duke e bekuar, kurse gjatё vizitёs sё tij mё 24 dhe 25 prill, tё njejtit vit kёtij vendi e shoqёroi peshkopi Artemije Radosavleviç. Tё dy autoritetet fetare gjatё mbajtes sё liturgjisё nёpёr kishat mё tё njohura tё Serbisё derdhёn vrer kundёr SHBA-sё dhe Nato-s, pёr shkak tё bombardimёve te caqeve ushtarake tё ushtrisё serbe nё vitin 1999. Madje, nё kishёn “Svetog Marka” tё Beogradit patriarkun serb Pavle e shoqёroi edhe Vojisllav Koshtunica, i cili duke u kryqёzuar tha se kurrё nuk duhet harruar viktimat e agresorit duke aluduar nё SHBA-nё dhe rreth 30 miliard dollarё dёme te shkaktuar Serbisё.
Pёrkundrazi, SHBA dhe NATO kanё shpenzuar miliarda dollarё për fajin e Serbisё, sepse politika agresive serbe i detyroi tё ndёrmerrnin aksion konkret humanitar pёr tё shpёtuar njё popull nga spastrimi etnik dhe shfarosja totale. Serbia i ka borxh SHBA-sё kushedi se sa miliard dollarё tё marra hua nё periudhёn kohore prej gjysmё shekulli. Kur do t’ia kthente Serbia borxhin SHBA-sё dhe shteteve tё tjera perёndimore? Serbia e neglizhon, e nёnçmon, e pёrbuz dhe e urren SHBA-nё. Vizita e presidentit tё SHBA-sё Xhorxh W.Bush mё 10 qershor, Shqipёrisë ua shkimi shpresёn politikanёve serbomëdhenj tё Beogradit. Fjalimi i Bushit nё Romё, nё Tiranё e më pas nё Sofje se: "Kosova qyshdoqoftё do tё bёhet e pavarur..." u prit me indinjatё nga Beogradi. Zyrtarёt e Beogradit thanё se Xhorxh Bushi vizitoi njё shtet musliman nё Ballkan. Shqipёria nuk ёshtё shtet musliman, po ёshtё shtet demokratik dhe sekular. Kosova po e fiton pavarёsinё nё sajё tё luftёs sё pandёrprerё tё popullit shqiptar dhe pёrkrahjes sё aleatёve tanё perёndimorë, sidomos tё SHBA-sё. Qё nga viti 1920, SHBA-ja ёshtё e interesuar pёr zgjidhjen e drejtё tё çёshtjes shqiptare. Ish presidenti i SHBA-sё,V. Vilsoni duke u bazuar nё parimin demokratik tё sё drejtёs pёr vetёvendosje konform Deklaratёs pёr pavarёsi tё SHBA-s, mё 4 korrik 1776, si dhe nё 14 pikat e shpallura prej tij mё 18 janar 1918, me tё cilat garantohej e drejta e vetёvendosjes pёr tё gjithё, nё Konferencёn e Paqёs sё Versajёs, mё 1919 - 1920, ku pёr herё tё parё merrte pjesё pёrfaqёsuesi i SHBA-s, nuk lejoi copёtimin e mёtejmë tё Shqipёrisё. Falё qёndrimit tё tij, Shqipёria e sotme u njoh ndёrkombёtarisht shtet i pavarur. Pёr ketё jemi mirёnjohes, sepse po tё mos eksistonte Shqipёria si shtet i pavarur, nuk do tё eksistonim as ne shqiptarёt jashtё kufijёve tё saj.
Definimi i statusit tё Kosovёs ёshtё duke u zvarritur. Rezultatet nuk janë të qarta. Rusia, e cila pati pranuar marrёveshjen e Rambujesë tё shkurt-marsit 1999, me emisarin special tё kryeministrit tё asaj kohe rus, Boris Jelcinit, Viktor Çernomjerdin, i cili tok me presidentin e atёhershёm tё Finlandёs, Marti Ahtisarin, kontribuan nё ndёrprerjёn e luftёs agresive serbe nё Kosovё dhe nё marrёveshjen e Kumanovёs, mё 9 qershor 1999, ku Serbia millosheviçiane nёnshkroi kapitullimin, tani ёshtё nё ofensivё kundёr pavarёsimit tё Kosovёs. Me tё hyrё nё Kosovё, forcat paqёsore ndёrkombёtare, pas tёrheqjes sё ushtrisё okupuese serbe, ёshtё dashur tё shpallej pavarёsia e Kosovёs. Ky lёshim, pёr të mos e quajtur gabim, i kushtoi Perёndimit. SHBA-ja dhe Rusia janё duke u orvatur si dy pelivanë. Tё shohim se cili prej tyre do tё pёsojë disfatё. Rusia provon pulsin e SHBA-së dhe shfrytёzon qёndrimin labil tё disa shteteve evropiane.Nuk pritet ndonjё rezultat pozitiv nё samitin Bush-Putin mё 1 dhe 2 korrik.
Kushedi... Vlladimir Putin, nё bisedёn e parё me siguri do tё kёrkonte prej Xhorxh W.Bushit heqjen dorё nga instalimi i sistemit mbrojtёs raketor nё Çeki dhe Poloni. Nёse edhe kёsaj radhe nuk arrihet marrёveshja, atёherё ёshtё e udhёs qё tё pasonte opsioni B, sipas tё cilit do tё njihet pavarёsia e Kosovёs nё mënyrё tё njёanshme, pa pёlqimin e Rusisё. Mund tё ndodhё qё Rusia tё abstenojё nё KS tё OKB-sё me rastin e vendimit tё nxjerrjes sё Rezolutёs sё Re, e cila do tё shfuqizonte tё vjetrёn 1244, por me kushtё qё diç tё pёrfitonte. Rusia kurrsesi nuk do tё votojë pro Kosovёs sё pavarur. Megjithatё mjafton apstenimi i saj pёr tё aprovuar Rezolutën e Re. Pёrndryshe, edhe pa pёlqimin e Rusisё mund tё merret vendimi pёr rezolutёn e Re, nёse dakordohen SHBA dhe Europa. Kёshilli i Sigurimit tё OKB-sё ka gjithsej 15 anёtarё. Prej tyre 5 janё tё pёrhershёm me tё drejtё tё pёrdorimit tё vetos: SHBA, Britani e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina. Pozicioni kombёngulёs i Moskёs, qё refuzon çdo Rezolutё rreth statusit tё Kosovёs, pёr shkak tё pavarёsisё sё saj, mund tё sjellё pasoja tё rёnda. Rusia dёshiron qё Rezoluta e Re tё pёrputhet me interesat e Serbisё, duke hedhur poshtё planin e Marti Ahtisarit. Nёse ngadhnjen Rusia me qёndrimin e saj kategorik, prestigji i Perёndimit do tё bie poshtë. Tё mos harrojmё se nё Mbledhjen e Grupit tё Kontaktit tё 31 janarit 2006 nё Londёr, ku morёn pjesё shefat e diplomacisё tё 5 shtetёve perёndimore: SHBA-së, Britanisё sё Madhe, Francёs, Gjermanisё, Italisё dhe Rusia (Segjej Lavrorv) u miratua Komunikata nё tё cilёn pёrkrahet pavarёsia e Kosovёs. Lypset potencuar se kjo Komunikatё shёrbeu si bazё pёr epilogun e bisedimeve tё Vjenёs. E lideri i partisё radikale tё Serbisё, Tomisllav Nikoliç deklaroi nё njё konferencё shtypi se ai shtet qё e njeh Kosovёn e pavarur e ka sulmuar Serbinё. Edhe liderёt tё tjerё partiakё serbё si Boris Tadiç, Vojisllav Koshtunica etj. i kёrcёnohen atyreve shtete qё njohin pavarёsinё e Kosovёs. Serbia do t’i ndёpriste mardhёniet diplomatike. Pёr zvarritjen e statusit tё Kosovёs as Europa nuk mund tё lirohet nga pergjegjёsia. Siç po shihet, as Rezoluta e ardhshme qё parasheh pavarёsinё e Kosovёs nuk do tё aprovohet pёr shkak tё refuzimit tё Rusisё. Nёse dёshton plani i Marti Ahtisarit, Perёndimi mund tё dorёzohet para presionit rus. Nuk mund tё besojmё se Rusia do tё luante arushё me OKB-nё. Tё mos paragjykohet pёr qёndrimin asnjanёs tё dy anёtareve tё KS tё OKB-sё Indonezisё dhe Afrikёs sё Jugut. Drafti i Rezolutes së 3 dhe 20 qershorit, si dhe ato dyja tё mёparshmet me 11 dhe 31 maj, u refuzuan nga ambasadori i Federatёs Ruse nё OKB, Vitalij Çurkin. Edhe Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Ban Ki-Mun pёrkrah planin e Marti Ahtisarit pёr Kosovёn e pavarur.
Kur ёshtё fjala lidhur me vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinёs dhe Beogradit, pa Marti Ahtisarin si kryenegociues, tё cilit nuk i ka skaduar mandati, ani pse i dёrguari i BE-sё, Shtefan Lehne me rastin e vizitёs sё tij Prishtinёs mё 21 qershor apeloi tek kosovarёt pёr durim, nuk duhet ngelur duarkryq. Elita shqiptare e Kosovёs nёse pranon tё vazhdojё bisedimet qё kanё marrё fund me Serbinё tradhton popullin.
Rusia pos tjerash, do me u paraqit si superfuqi nё arenёn ndёrkombëtare dhe me ngrit prestigjin e humbur. Kot e ka sepse me Perёndimin nuk mund tё shtyhet. Moska zyrtare, rastin e Kosovёs ёshtё duke e shfrytёzuar pёr qëllimet e saj. Rusia nuk ka llogari tё acarojё raportet me Perёndimin pёr hatër të Serbisё. Debatet qё do tё zhvillohen nё Ist Rivёr (Selia e OKB-sё nё Njujork) do tё pёrfundojnё me fitoren e SHBA-së. Propozimi i kryetarit tё Francёs, Nikolas Sargozi nё samitin e G 8-shit nё Heiligendam tё Gjermanisё, mё 7 qershor pёr shtyrjen e afatit prej 6 muajsh rreth statusit final tё Kosovёs, pas fjalimeve tё Xhorxh W.Bushit nё Itali, Shqipёri dhe Bullgari, i inkurajoi rusёt dhe serbёt. Edhe ky propozim u refuzua nga Moska dhe Beogradi. Pas deklarimit tё presidentit Xhorxh W.Bush nё Romё, Tiranё dhe Sofje, se Kosova patjetёr duhet tё bёhet e pavarur, nuk ёshtё dashur tё shkelet fjala e tij. Kryeministri i Serbisё, Vojisllav Koshtunica gjatё vizitёs sё tij Shёn-Peterburgut mё 9 qershor kёrkoi prej kryetarit tё Rusisё, Vlladimir Putin, qё Rusia tё pёrkrahё maksimalisht Serbinё lidhur me Kosovёn. Si Serbia qё kёmbёngul pёr ta mbajtur Kosovёn si koloni tё saj, ashtu Kosova nuk duhet lёshojë pe nga pavarёsia e saj.
Greqia mbanё anёn e Serbisё kur ёshtё nё pyetje zgjidhja e çёshtjes shqiptare. Ambasadori grek nё Beograd, Kristos Panagopullos, dakordohet në favor të opsionit serbomadh lidhur me statusin e Kosovёs.
Ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani pёrkrah Serbinё pёrkitazi me Kosovёn. E njejta gjatё vizitёs sё ministrit tё jashtёm serb, Vuk Jeremiç në Athinё, ku tha se pos Kroacisё, Shqipёria dhe Maqedonia nuk i plotёsojnё kushtet pёr pranimin e tyre nё NATO. Nё favor tё Serbisё u pronocuan edhe presidenti i Greqisё, Karolios Papulias, kryeministri, Kostas Karamanlis dhe lideri i PASOK-ut, Jorgos Papandreu. Qёndrime të tilla tё udhёheqёsve grekё nuk na çuditin, kur dihet se Greqia mban nёn sundimin e saj Çamёrinё shqiptare tё grabitur nё vitin 1913 dhe nuk ka hequr dorё nga pretendimet territoriale ndaj Shqipёrisё. Ajo mbetet mike tradicionale e Serbisё, me tё cilёn ka bёrё marrёveshje pёr ndarjen e Shqipёrisё.
Edhe Maqedonia qё mbanё nёn tutelё rreth njё milion shqiptarё vepron nё favor tё sllavizmit agresor. Ish kryeministri i Maqedonisё, Lubço Georgievski kёrkon ndarjen e Maqedonisё. Sipas tij shqiptarët do tё marrin Tetovёn, Gostivarin dhe Dibrёn. I njejti shqiptarёt i identifikon me talebanёt e Afganistanit. Propozimin pёr ndarjen e Maqedonisё, e ka dhёnё i pari nё vitin 2001, kryetari i Akademisё maqedonase pёr shkencё dhe arsim, Gjorgje Efremov. Hiç mё progresiv se kёta, ndonёse paraqiten formalisht politikanё tё moderuar, nuk janё as presidenti aktual i Maqedonisё, Branko Cёrvenkovski, as kryeministri Nikolla Gruevski. Thёnё realitetin, kombi maqedon nuk eksiston. Nё Maqedoni, jetojnё mozaikë popujsh: bullgarёt, shqipёtarёt, serbët, romёt, cincarёt (arumunёt), boshnjakёt, muslimanёt, turqit, goranёt, grekёt,çifutët, jevgjёt etj. Marrveshja e Ohrit e 13 gushtit 2001, nuk po respektohet.
Termi multietik pёr Kosovёn ёshtё njё shpikje me qëllim tё caktuar. Si mund tё quhet njё vend multietnik me mbi 90% tё njё etnie, ndёrsa pakicat e tjera sёbashku pёrbёjnё vetëm 7-8 pёr qind. Pra, Kosova ёshtё njësi etnike shqiptare.
Serbia ёshtё duke shpresuar njё pёrçarje midis SHBA-s dhe Europёs dhe brenda vetë Europёs, pёr tё nxjerrё pёrfitime rreth Kosovёs. Madje ajo shkon edhe mё larg duke u pёrpjekur tё futё nё luftё perёndimin me lindjen. Serbia po orvatet tё shkaktojё luftёn e tretё botёrore, siç e pati shkaktuar luften e parё botёrore nё vitin 1914. Qёndrimi ekstremist serbomadh u pa edhe gjatё pavarёsisё sё Malit tё Zi. Para ca ditёsh Beogradi kёrkoi nga parlamenti i Malit tё Zi, qё Kosovёn ta njohё publikisht si territor tё Serbisё. Por deputetёt malazezё e hodhёn poshtё prozimin e tillё. Serbёt e Malit tё Zi, protestuan kundёr SHBA-s qё pse po e përkrah pavarsinё e Kosovёs. Edhe shqiptarёt nё Mal tё Zi duhet tё protestojnё kundёr Sёrbisё dhe Rusisё, qё po pёrpiqen tё pengojnё, me çdo kusht zgjidhjen e drejtë tё çёshtjes sё shqiptarёve tё robёruar. Kryetari i Serbisё, Boris Tadiç, pёr tё pёrfituar Europёn rreth Kosovёs, premton me fjalë tё kota se Beogradi do tё bashёpunoje me Tribunalin e Hagёs dhe tё gjithë tё akuzuarit pёr krime luftё, kinse do t’i arrestonte dhe dorёzonte. Premtime boshe. Evropa duhet t’i verё kusht Serbisё e jo anasjelltas. Si do tё zgjidhet sintagma e Kosovёs, kjo nyje e Goedit, herёt ёshtё pёr tё dhёnё prognozёn e saktё.
Ministri i jashtёm i Italisё, Masimo d’Alema nё takimet me Boris Tadiçin, Vojisllav Koshtunicёn dhe zyrtarёt tё tjerё tё Beogradit, tha se njohja e njёanshme e pavarёsisё sё Kosovёs do tё ishte e rrezikshme. Edhe ky diplomat italian, si ata tё Rusisё, pavarёsinё e Kosovёs e sheh kinse njё precedent tё rrezikshёm. Nёse rrezikohet Rezoluta ashtu siç dёshiron Moska, politika e SHBA-s dhe e Europёs do tё dështonte. Dikush druan se me rastin e shpalljes sё njёanshme tё Kosovёs sё pavarur mund tё shkёputet pjesa veriore e Mitrovicёs. Nёse ndodh kjo atёherё Lugina e Preshevёs automatikisht i bashkangjitet Kosovёs. Çdo alternativё pёr kompromis ndёrkomёtar lidhur me statusin e Kosovёs, rrezikon stubtancën e planit tё Marti Ahtisarit. Kthimi prapa inkurajon Serbinё. Beogradi njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs e konsideron imponim, ndёrsa mbetjen e Kosovёs nёn Serbinё zgjidhje kompromisi. Serbia dhe Rusia, si dhe disa shtete tё Europёs po e minojnё procesin e statusit tё Kosovёs. Evropa gjendet midis Shillёs dhe Karibdёs. Ajo u bё peng e Rusisё, sepse po u frikësohet raketave tё saj. Nё anën tjetër, Serbia as që çan kokёn pёr tё siguruar tё ardhmen e saj evropiane dhe properëndimore, sepse ka me vete Rusinё. Zёvendёsi i Vlladimir Putinit, Sergej Ivanov, i cili ёshtё kandidat potencial pёr postin e ardhshёm tё kryeministrit tё Rusisё, tha se shembullin e Kosovёs do ta ndjekin pas pavarsimit tё saj, Abkazia, Osetia Jugore dhe disa vende tё tjera nё Evropё, qё po ashtu dёshirojnё tё pavarёsohen. Pra, Kosova merret si pretekst kinse do tё shёrbente si preventivë pёr shumё raste tё njejta nё Europё, ndoshta edhe mё gjёrё. Rusia po luan ciklethi me organizatën ndёrkombëtare. Serbia faktikisht e ka humbur Kosovёn me marrёveshjen e Kumanovёs, me 9 qershor 1999, tё cilёn e firmosёn gjenerali anglez Maikell Xhekson dhe gjenerali serb Svetozar Marjanoviç. Kjo marrёveshje, siç u tha mё lart që ishte kapitullimi i Serbisё, trasoi terrerin pёr hyrjen e UÇK-sё dhe aleatit tё saj NATO-s mё 12 qershor nё Kosovё. Disa mistrecё e bastardё shqiptarё zhvilluan propagandё kundёr luftës çlirimtarё nё Kosovё, Maqedoni dhe Luginën e Preshevёs.
Kёta tradhёtarё i shёrbyen pushtuesit tё egёr serbosllav duke u bёrё arma mё e sofistikuar e tij kundёr popullit tё vet. Edhe sot e kёsaj dite tё njejtit flasin kundёr patriotёve tё devotshёm.
Fidel Kastro e ankon Serbinё, sepse do tё mbetёt pa Kosovёn. Bisnesmeni shqiptar, Bexhet Pacolli tha se Serbia mund tё bёhёt aleat i Kosovёs. Kryeministri i Serbisё, Vojisllav Koshtunica u drejtohet me kёrcёnime Ban Ki-Munit dhe Xhorxh W.Bushit qё tё tërhiqen nga pavarësia e Kosovёs. Komisari pёr zgjerim i BE-sё, Olli Rehn, ia tërhoqi vёrejtjen nё Bruksel nёnkryetarit tё Serbisё, Bozhidar Xheliçit pёr animin e Serbisё nga Rusia, sё cilёs vetë serbёt nё fund kanё pёr t’ia parё sherrin. Marrёveshja pёr stabilizim-asiociimit dhe pranimi i Serbisё nё BE pёr disa shkaqe prolongohet. Qёndrimi antidemokratik dhe armiqor ndaj SHBA-sё pengon rreptas pranimin e Serbisё nё NATO. Sekretari i NATO-s, Jap de Hop Skefer pёrqafon idenё e pavarsisё sё Kosovёs. Ambasadori i SHBA-s nё Beograd, Majkёll Plot deklaroi se nuk do tё ketё kurfarrё kompromisi rreth pavarsisё sё Kosovёs nёn mbikёqyrjen ndёrkombetare. Ndёrsa ish ministry jashtёm serb, Vuk Drashkoviç pohoi se SHBA-ja mё nё fund do t’u thotё shqiptarёve se nuk po mundem me realizua pavarsinё e Kosovёs. Edhe ministri serb pёr Kosovёn, Sllobodan Samarxhiç deklaroi se Serbia nuk pranon asnjё Rezolutё qё parasheh pavarsinё e Kosovёs. I njejti i dёrgoi njё dokument pёr Kosovёn, Ambasadorit rus nё Beograd, Aleksandar Aleksejevit, prej tё cilit Serbia pret pergjegjen e Moskёs. Duan s’duan pasuesit e politikёs sё Sllobodan Millosheviçit, Kosova do tё bёhёt e pavarur.
Nё takimin e ligjvёnёsve amerikano-rusё tё 22 qershorit pёr Kosovёn nё Kapitoll Hill tё Uashingtonit, deputetёt e Dumёs ruse: Aleksandar Kozlovski, Konstantin Kosaçev dhe Natalija Narotçnitskaja (historiane) pohuan se nё Kosovё nuk ka pasur spastrime etnike tё shqiptarёve nga Serbia. Sipas tyre shqiptarёve me shumicё muslimanё nuk u duhet lejuar tё krijojnё shtet militant islamik, nё zemёr tё Evropёs. Kundёr teorisё sё tillё neofashiste u ngritёn duke reaguar ashpёr senatorёt amerikane Tom Lantosh dhe Eliot Ejngell. Këta dy thanё se shqiptarёt nuk janё militantё muslimanё, po janё muslimanё sekularë.
Si politika serbomadhe që paraqet rrezik pёr shqiptarёt liridashёs, politika pansllave ruse paraqet rrezik pёr gjithё rajonin.
Prof. Fehmi Kelmendi
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment