3 sht 2007

Dita e kiametit është kjo....

Dita e kiametit është kjo....

Shkruan: Gani ABAZI

Sa herë që degjoja fjalen " kiamet", mendoja se si duket, nga vjen, apo edhe kush e dergon, ngase as në kuran e as ne bibël, që janë libra të shenjt nuk qartësohet se si vjen, nga kush dergohet dita e kiametit, dhe ja më në fund, edhe e mbërrita diten e kiametit, dhe sinqerisht qenka trishtim, qenka me të vërtetë kiamet se jo mahi.
Si duket titulli Akademik, nuk ka rëndësi në Kosovën tonë, që pretendojmë ta kemi shtet demokratik, me lirinë e fjalës dhe shkrimit, me mbrojtjen e të drejtës së të jetuarit në shtet modern, një shtet ku vlera njeri e ka kuptimin e plotë të fjalës,sinqerisht kiamet.
Të mos i lejohet hyrja në Institut një Akademiku, nga urdhëresa e një Ministri të Arsimit me një fakultet ( sigurisht që ka marrë diplomë me të njofshëm, dhe i takonë partisë në pushtet), dhe që ka derguar masa te dhunshme në Institut, kjo ngjanë në apartheid të Afrikës së Jugut që ishte dikur.
Agim Veliu, ministri i arsimit pa fije shkolle, jep urdhër të tillë, sikurse Instituti të ishte pronë private e tij, sikurse t'ia kishte ndërtuar i ati i tij, dhe besoj se do të kishte vendosur gishtin në kokë para se ta merrte një vendim të tillë, mirëpo Institutin nuk e ka ndertuar i ati i tij, dhe tashmë ai s'ka nevojë ta mundojë kokën e tij të zbrazët dhe të jap një urdhëresë te tillë, pa fijen e turpit.

Akademik Qosja, nuk ka nevojë për mbrojtjen time dhe të askujt, sepse vetë Akademiku i nderuar e ka aftësinë e vet për t'u mbrojtur, sikurse e ka pasur aftësinë gjatë gjithë kohës së okupimit të Kosovës nga regjimi i Serbisë millosheviqiane, ashtu do të mbrohet edhe nga regjimi LDK - ist që po del më i vështirë dhe më i rëndë se sa ai regjimi para vitit ´99. Në këtë shekull, i thehet dera një Akademiku në Institut dhe i hidhen për dysheme mbi 1500 libra, i hudhen nëpër dysheme të gjitha dokumentet hulumtuese, këtë s'e ka bërë as regjimi i kaluar ne këtë mënyrë siç është duke e bërë regjimi i tashëm, dhe sa do të vazhdojë ky regjim me okupim të heshtur dhe duke u futur nëpër çdo gjen, nuk e di, por dikur do ti vijë fundi edhe këtij regjimi, dhe do ti vijë më keq se sa regjimit të mëparshëm.
Tashmë sinqerisht mund të them se mendoj dhe mendoj, se çfarë do të ndodh tash e tutje në Kosovën tonë të udhëhequr nga ministrat e pa shkollë dhe primitivë, me ministrat okopues të institucioneve shkencore, a ka më turp, a ka më marrëzi se ky gjest i ministrisë së arsimit.

Eh, medet Kosovë për ty, tash s'ka kush të të ndihmojë, se njerëzit e tu të kan okopuar, po të çnjerzojnë në mënyren më të poshtër që mund ti bëhet një populli, një vendi, një instituti shkencor...! Medet për ty Kosovë.

Nuk ka komente: