Anashkalohen kuadrot shqiptar në rrafshin e Pellagonisë
Dhe prap po ballafaqohemi me probleme. Më duket se kemi filluar të bëhemi imun, ose nuk guxojmë të ngrem zërin. Sot jetojmë në shtet demokratik, ku dita ditës i ndjekim deklaratat e burrështetasve tanë për barazinë e plotë të qytetarëve e nuk di se çfarë tjetër...por prap banori shqiptarë të rrafhsit të Pellagonisë sikur të ketë frikë që të ngrerë zërin. Ka përse të ankohet. Ka shumë, mos hym në problemet e përditshme të cilat e përcjellin çdo shqiptar të kësaj pjese. E theksova se ka shumë që të veçoja atë të arsimit. Dhe ju lexues të respektuar do të thuani: “Po ju e tepëruat me ankesat tuaja (në lidhje me arsimin)”. Jeni më të drejtë edhe në rast se veproni kështu, sepse, nuk e keni të qartë dhe s’keni pasqyre të gjendjes, mos them alarmante, sepse tani për tani nuk është akoma por do të jetë në të ardhme kur shkollarët tanë shqiptarë një ditë do t’i marrin punët në duart e veta, kur do të duhet të kryejnë vepra shoqërore, mos them kombëtare, sepse dyshoj më atë që të dinë çfar domethënie ka fjala “komb”. Dhe si do ta kenë kur ata që i shtien themelet e edukatës fillestare nuk janë nga kombësia e njëjtë me nxënësit të tyre. Ata të cilët ndërojnë kombësinë ga disa herë vetëm e vetëm të punësohen, për këtë i përmban organi kompetent dhe në fund duam apo jo, anashkalohen kuadrot shqiptar. Fjala vjen për SH.F. “Dame Gruev” të f. Obenik, komuna e Demir Hisarit. Pasi që largohet arsimtari shqiptar nga puna dhe prefekti tenton të punsojë person nga i njëjti fshat me shkollë të mesme, në fund del se edhe ky i dyti del nga loja dhe vendin e mësuesit e mer maqedonase nga Pusteci (Liqenasi) i Shqipërisë e cila e njeh gjuhën shqipe. Normalisht, kandidati i njëjtë i plotëson kushtet, e ka kryer shkollën që nevoitet, gjithashtu e njeh edhe gjuhën, dmth i plotëson kushtet që i kërkon ligji. Kandidat të tillë ka mjaft në rrafshin e Pellagonisë, sidomos në Manastir. Qytetar këta, të cilët kanë kryer ndonje shkollë, e njohin gjuhën shqipe, deklarohen si maqedonas, dhe presin raste të ngjajshme si i lartpërmenduri për të lënë pa punë ndonjë shqiptar. Kuadrot shqiptar po anashkalohen dhe në vend të tyre punësohen maqedonas të Pustecit të cilët e njohin gjuhën shqipe. Ka mjaft raste të tilla në rrafshin e Pellagonisë, kjo ndodhi në f. Presill, komuna e Krushevës, e njëjta tani po ndodh në f. Obenik, komuna e Demir Hisarit. Ky është realiteti dhe praktika jonë vendase. A vall kjo është një hap drejt realizimit të Marrëveshjes të Ohrit, a vallë me maqedonas të Shqipërisë do të realizohen kërkesat e atij dokumenti? “Ne nuk e kishim atë mundësi të na mësojnë arsimtar shqiptar me shkollë të lartë, nuk e kishim mundësinë të frymëzohemi me ndjenja kombëtare, sepse ajo po behët nga mosha më e re dhe mvaret si nga familja ashtu dhe nga mësuesi, prandaj si pasojë e asaj, sot pushtetmbajtësit lokal luajn me ne si të duan, tani nuk ka të lejojmë që e njëjta të ndodhë edhe me fëmijët tanë. O do të caktohet mësues nga kombësia shqiptare, o ne do ta bojkotojmë proçesin edukativo-arsimor. Kjo është manipulim që ndodh me ne dhe me fëmijët tanë. Pse ata maqedonas nga Shqipëria, kur qeveritarët vendas i duan aq shumë nuk punësohen nëpër shkollat e tyre por na i ngjitin ne, a jemi ne sende për të eksperimantuar?” - u shpreh një banor i fshatit Obenik. “Po tentojmë ta luftojmë analfabetizmin, por kot. Fëmija siç e dimë, sipas shkencëtarit anglez Xhon Llok krahasohet ose është “tabulla rasa”, dhe se fjalët e para që i dëgjon, ato edhe mbeten për çdo herë si gjyrmë që nuk fshihen lehtë. Dhe çfarë gjyrmë do të mbeten në gjeneratat e sotme? Do të ishim të lumtur sikur të ishte vetëm puro shqiptar ai që sot vendos për fatin e shkollarëve, pa le mos jetë “patriot” - tha banor tjetër i fshatit.
Duke i ndjekur deklaratat e deputetëve tanë nëpër mediat të ndryshme, sidomos ato elektronike, nëpër tubimet parazgjedhore, etj., e kam vërejtur se që të gjithë i përmbahen tezave nacionale, fjalimeve patriotike, etj., se përveç përmirësimit të gjendjes ekonomike, do ta kenë parasysh edhe atë nacional. Ja pra, mu këtu në f.Obenik, komuna e Demir Hisarit ekziston një problem i tillë. Pra, i informoj deputetët e kësaj zone për të intervenuar sa më shpejtë. I lusim edhe inspektorët shqiptar të arsimit që të bëjnë një vizitë se çfar ndodh në këtë shkollë, duke filluar nga drejtori i saj pa deri te një puntor i thjeshtë. Nërast se kryeshefi i komunës nuk është i aftë ta zgjedhë çështjen e arsimit në gjithë komunën, mos flasim për mallverzimet që po i bën me shqiptarët, atëherë le t’i marë kompetencat Ministria e Arsimit dhe situata të zbutet, sepse, të gjithë nuk i kanë ato afinitete për të udhëhequr një komunë dhe për të zbatuar proçeset të cilat i kërkon decentralizimi. Me siguri do të duhet këtu të hedhë një sy dhe të ndihmojë pak edhe Qeveria
Afrim Selimi
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment