2 sht 2007
ËSHTË KOHA E BASHKIMIT POLITIK DHE USHTARAK TË SHQIPTARËVE
Shkruan: Titan TIVARI
ËSHTË KOHA E BASHKIMIT POLITIK DHE USHTARAK TË SHQIPTARËVE
Deklarata Nr.4 e FBKSH-së vjen pas një përpjekjeje të gjatë e të mundimshme të strukturave udhëheqëse të Frontit për të komunikuar e për t’u marrë vesh me ish-luftëtarët dhe ish-komandantët e tri ish-UÇK-ve për t’u riaktivizuar dhe rreshtuar në rradhët e FBKSH-së dhe të AKSH-së për të vazhduar luftën e nisur për çlirim dhe bashkim kombëtar të këtyre tri ish-ushtrive. Deri tani angazhimi ynë 5 vjeçarë nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, sepse një numër i madh i ish-luftëtarëve, të manipuluar nga disa ish-komandantë të tyre, ende po ngurrojnë që të rreshtohen në rradhët e AKSH-së. Megjithatë, përpjekja dhe gatishmëria jonë (e FBKSH-së dhe AKSH-së) do të jenë të vazhdueshme që të binden edhe ata që nuk janë bindur se rruga e vetme për të luftuar të bashkuar për liri dhe për Shqipëri të Bashkuar, është rreshtimi në rradhët e AKSH-së. FBKSH-ja do të shkojë e do të trokasë derë më derë, te çdo luftëtar e ish-komandant, te dera e çdo grupi, organizate e partie politike shqiptare për kyçjen e tyre në luftën për bashkim kombëtar, për bashkimin e tyre në FBKSH dhe AKSH, për të bërë kështu më lehtë dhe me më pak dëme e sakrifica njerëzore Shqipërinë Etnike.
Deklarata Nr.4 e FBKSH-së është fillimi i demaskimit konkret të profiterëve të luftës "çlirimtare", të cilët e dëmtuan aq shumë cështjen tonë kombëtare që nga lufta e Kosovës e deri te lufta e Iliridës, duke i filluar luftërat për bashkim kombëtar dhe duke i "përfunduar" në luftë për pushtet e pasuri! Siç duket, disa nga këta ish-komandantë ende nuk kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre të mbrapshta gjatë luftërave të kaluara dhe po tentojnë që të rehabilitohen edhe njëherë (përmes formimit të ”ushtive” të tyre), me qëllim që ta sabotojnë sërish luftën çlirimtare të popullit tonë dhe të AKSH-së për bashkimin e Shqipërisë Etnike!
Të gjithë karrieristët, egoistët, sharlatanët "kryengritës", "komandantët" që s'mund të komandojnë as familjet e tyre, pseudopatriotët, demagogët e gënjeshtarët, të gjithë mercenarët e tradhëtarët këtej e tutje do të demaskohen publikisht dhe me argumente bindëse. Dhe nëse ata nuk ndalen me fjalë, do të ndalen me plumb. Vetëm në këtë mënyrë do të shmanget tradhëtia e dytë që po i përgatisin popullit tonë dhe bashkimit kombëtar ish-devijatorët dhe "komandantët" profiterë e kontrabandistë të të tri ish-UÇK-ve. Askush nuk duhet ta marrë personalisht këtë akuzë tonën, por nëse e ka ndërgjegjen e pastër duhet të bashkohet me AKSH-në dhe të japë kontributin modest në çlirimin kombëtarë të trojeve të pushtuara shqiptare nga sllavo-grekët.
Koha e UÇK-ve ka mbaruar, është histori, një histori e dështimit dhe mosmbajtjes së BETIMIT të Adem Jasharit për Shqipërinë Etnike. Është momenti historik që këta luftëtarë dhe ish-komandantë të këtyre tre ish-UÇK-ve ta korrigjojnë vetveten, t’i përmirësojnë gabimet dhe dështime e tyre të mëparshme, duke u kyçur sinqerisht dhe pa hile në rradhët e AKSH-së, sepse vetëm kështu do të mbeten bij të vërtetë të këtij populli dhe populli e AKSH-ja do t’ua di për nderë e për lavdi.
Tani është koha e FBKSH-së dhe e AKSH-së që ta tregojnë vehten, që ta udhëheqin me besnikëri e vendosmëri kombin tonë deri në çlirim të plotë, deri në bashkim kombëtar, deri në bërjen e Shqipërisë Etnike. Të gjithë luftëtarët e ish-UÇK-ve dhe komandantët e pa inkriminuar e të devotshëm të tyre kanë të drejtë morale dhe obligim kombëtar që të hyjnë në rradhët e FBKSH-së dhe AKSH-së, që ta vazhdojnë luftën dhe amanetin e Adem Jasharit me shokë për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Të gjithë ata që do të formojnë "ushtri" e "UÇK-ja" të reja do të konsiderohen si "kolonë e pestë", si dorë e zgjatur e armikut, si përçarësit e popullit dhe si fraksionistë karrieristë dhe egoistë, të cilëve nuk u intereson bashkimi i forcave dhe fitorja, por vetëm fodullëku "patriotik" dhe përfitimi ekonomik.
Nuk ka asnjë arsyetim nga ish-komandantët e UÇK-ve dhe të tjerëve për të formuar "ushtri" të reja kur veç ekziston Ushtria Mbarëkombëtare e Shqipërisë Etnike - ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH). Patriotët, luftëtarët dhe ish-komandantët e vërtetë e popullorë nuk krijonë "ushtri" të reja, nuk e përcajnë popullin, nuk e fusin atë në një luftë re vëllavrasëse, por e bashkojnë popullin, kurse vetë, sëbashku me shokët, bashkëluftëtarët e simpatizantët e tyre bashkojnë armët dhe rreshtohen në rradhët e AKSH-së, sepse vetëm në këtë mënyrë do të fitohet liria dhe bashkimi i Shqipërisë Etnike.
FBKSH dhe AKSH i pret krahapur të gjithë atdhetarët, luftëtarët e lirisë dhe ish-komandantët e UÇK-ve dhe do t'u japë vendin e nderuar dhe të merituar në hierarkinë politike dhe ushtarake, të cilën ata e meritojnë nga luftërat e mëparshme dhe nga angazhimi konkret aktual. T'i lëmë inatet e mëritë personale (të vjetra e të reja) mënjanë dhe t'i bashkojmë idealet, zemrat dhe armët tona për të çliruar njëherë e përfundimisht këto troje të copëtuara nga bishat shoveniste sllavo-greke. Kush ka vetëdije njerëzore dhe ndërgjegje kombëtare nuk formon grupe e "ushtri" të reja, por i bashkohet vullnetarisht, pa kushte, pa dorëza, pa hezitim AKSH-së dhe me punën dhe luftën e ndershme e tregon vehten se është shqiptar, se është trim, se është luftëtarë i lirisë, por edhe se është strateg i artit luftarak dhe kështu edhe bëhet komandant e gjeneral i AKSH-së.
Sot nuk është koha e ekperimenteve ”ushtarake” dhe e përçarjes së popullit, por është koha e bashkimit politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të bërë bashkimin kombëtar të Shqipërisë Etnike.
30 Gusht 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment