4 sht 2007

HISTORIA NUK NDRYSHOHET, POLITIKA PO!

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

HISTORIA NUK NDRYSHOHET, POLITIKA PO!

* “Rishkrimi” i historisë së Shqipërisë “ sipas motit, ktheje gëzofin”, ashtu si ka deklaruar botërisht kryeministri Sali Berisha, është një ofendim dhe provokim i rëndë për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike.


* Ndryshe nga propozimi i theksuar i Sali Berishës, unë konsideroj se të të gjithë shkencëtarët shqiparë, ashtu edhe institucionet përkatëse shkencore shqiptare, duhet të jenë mbështetur (moralisht, financiarisht, kombëtarisht dhe politikisht nga qeveria shqiptare), që të shkruajnë historinë e hollokaustit serbo-malazez-grek biznatin mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, duke përfshirë në veçanti shekujt XIX, XX dhe fillimshekullin XXI.
* Historia ndërtohet, nuk shkruhet me porosi, as me apele politiko-propagandistike dhe me moralizime kombëtare të Sali Berishës, drejtuar historianëve shqiptarë, që të “rishkruajnë një histori të re”, ku në faqen e parë të saj, do ta kornizonin portretin fatalist të ish-kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
* Nëse komitët dhe kaçakët shqiptarë “nuk kanë asnjë vlerë”, siç ka pohuar kryeministri Sali Berisha, atëherë, vërtet, mund të vijë në pikëpyetje e vërteta historike e Shqipërisë së vitit 1912 dhe, të shkruhet “një histori e re” sipas kutit dhe gërshërëve të “rrobaqepësit allaturka”, Sali Berisha. Këtë “histori të re” të Sali Berishës, me padurim dhe me kënaqësinë më të madhe, do ta përqafonte historia dhe politika falsifikatore serbe, greke, malazeze, bullgare mbase këto janë shkaktarët kryesorë për falsafikimin e historisë kombëtare dhe të Shqipërisë në Ballkan.
* Mirëpo, kjo përpjekje sa është absurde, qesharake dhe e kotë, është edhe e pakapshme, sepse politikanët e tipit Sali Berisha nuk mund ta ndryshojnë historinë kombëtare shqiptare, të asnjë periudhe, pavarësisht se cilët kanë qenë kryeprotagonistët e tyre.
* * *
Me gjithë provokimin e rrezikshëm dhe të panevojshëm politiko-propagandistik dhe antikombëtar të Sali Berishës, se në historinë kombëtare shtetëroree të Shqipërisë, Midhat Frashërin e paskanë zëvendësuar “komitët dhe kaçakët e pa vlerë”, kjo tezë është diletante dhe e paqëndrueshme si në aspektin historik, ashtu edhe në kombëtar, sepse askush nga komitët dhe nga kaçakët e asnjë etape historike nuk ia ka zënë vendin Midhat Frashërit në historinë kombëtare, por as Midhat Frashëri nuk ua ka zërë vendin baballarëve të tij kaçakë me vlerë emblematike kombëtare shqiptare, siç ishin Idriz Seferi, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri e shumë të tjerë të gjeneratës së tyre.
Gjithashtu, as Sali Berisha nuk mund ‘ua zërë vendin në historinë kombëtare as “komitëve dhe kaçakëve”, as midhat frashërëve, e as Enver Hoxhës dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët kanë luftuar heorikisht kundër sundimit të huaj për ta çliruar dhe pavarësuar Shqipërinë nga nazifashizmi dhe bandat e tij reaksionare nazifashiste, të cilat i kanë luftuar jo vetëm populli liridashës shqiptar, por mbarë Koalicioni Antihitlerian Ndërkombëtar në krye me Amerikën dhe me Rusinë.
Këtë histori Sali Berisha nuk mund ta ndryshojë, sepse është pjesë e pandashme e luftës antifashiste e historisë botërore. Thjesht, shprehur në stilin popullor “qejf për veti, e tim për shpi” historia e luftës nacionalçlirimtare e Shqipërisë, mund të kritikohet në forma të ndryshme, ashtu si i përgjigjet “politikës ditore” të Sali Berishës, por jo edhe të ndryshohet, të shlyhet, apo në rastin më të skajshëm të “rishkruhet” për së dyti si “hisatori e re”. Mund të ndryshohet politika dhe sistemet, por jo edhe historia e një kombi, e një shteti, pavarësisht nëse ajo histori ka qenë me karakter antik, feudal, kapitalist, socialist, komunist, totalitar etj.
Këto ligje dialektike të historisë, tanimë i dijnë edhe nxënësit e klasave të pesta të shkollës fillore, e lere më nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fakultetit se, historia e kohëve të shkuara që nga krijimi i shoqërisë njerëzore e deri më sot mund të diskutohet, të kritikohet dhe të vlerësohet në kuptimin pozitiv apo negativ të saj, mirëpo, ajo, assesi nuk mund të ndryshohet duke e “rishkruar” dhe “retushuar” , ashtu siç i ka apeluar historianët shqiptarë, kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Paradoksi absurd politik kombëtar dhe shtetëror
Kontradikta dhe paradoksi etik, politik dhe kombëtar Sali Berisha, pothuajse qe dy dekada (1990-2007) ka lënë gjurmë negative të pashlyeshme në sfondin e historisë dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse përveç ruajtjes së statusit të tij të privilegjuar në parti dhe në pushtet, për shqiptarët dhe për Shqipërinë e 1912-së nuk ka bërë asnjë të mirë, në mënyrë që ajo të dalë nga katastrofa e varfërisë, e mjerimit ekonomik, e papunësisë, e ekzodit permanent pothuajse 20-vjeçar, e as të zgjidhë ndonjë problem ekzsitues të shqiptarëve të kolonizuar në hapësirat e Shqipërisë Etnike (Kosovë, Anamoravë, Iliridë, Çamëri dhe Malësi të Madhe të Mbishkodrës).
Pse e quajmë Sali Berishën kontradiktë dhe paradoks të fundshekullit XX dhe të fillimshekullit XXI, sepse atij i mungon etika dhe vetëdija kombëtare, si dhe aftësia profesionale politike për ta kuptuar, interpretuar, mbrojtur dhe për ta zbatuar drejt dhe, në mënyrë objektive interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike.
Është e domosdoshme që të rikujtojmë Sali Berishën dhe “biznismenët demokratë” të tij të kohës konsumatore, se historia mund të “rishkruhet”, ashtu siç është shprehur Sali Berisha me kërkesën e tij absurde në opinion publik për realizimin e qëllimeve dhe interesave të ndryshme promovuese, profitabile karrieriste, komericale, politike, ideologjike, partiake dhe pushtetore të PD-së dhe të aleatëve të tij si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Mirëpo, ajo histori me bazë politiko-propagandistike dhe tregtare lukrative “si është moti ktheje gëzofin”, në asnjë segment dhe, në asnjë mënyrë nuk mund t’i ndryshojë ngjarjet dhe rrjedhat e kohëve dhe të periudhave të ndryshme, të shkuara as të historisë shqiptare, e as të historisë botërore.
Këtë fakt, duhet ta kenë mbajtur parasysh edhe kryeministri Sali Berisha edhe “instruktorët” e “autoshkollës” së tij politike, demokratike dhe kombëtare të Shqipërisë cunguar(1912). –Sepse as Sali Berisha me PD-në e tij, as Fatos Nano me PS-në, e asnjë lider tjetër me partitë e tyre nuk kanë asnjë predispozitë reale, ligjore, demokratike, as kurrfarë kapaciteti që të shkruajnë për herën e dytë historinë e Shqipërisë që nga viti 1912 e deri më 1990, sepse ajo është e ndërtuar dhe e kurorëzuar me gjakun e vetë popullit shqiptar të atyre brezave që i përkasin asaj periudhe historike nëntëdhjetëvjeçare.
Megjithëkëtë, si Sali Berisha (ish-kryetar dhe kryeministër aktual i Republikës së Shqipërisë), ashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano me garniturat e tyre ideologjiko-partiake tregtare mafioze dhe shfrytëzuese të popullit dhe të shtetit shqiptar, mund ta shkruajnë historinë e tyre negative apo pozitive vetëm prej momentit kur ata kanë ardhur në pushtet d.m.th. prej vitit 1990 e deri më sot (2007). Ndërkaq, historinë e mëparshme të të gjitha periudhave të Shqipërisë Etnike nuk e ka shkruar as “rishkruar” askush, por atë e ka ndërtuar me gjakun dhe me sakrificën e tij mbarë kombi shqiptar jo vetëm nga viti 1912, por shumë shekuj më parë, që nga periudha e lashtë historike pellazgo-ilire, bizantine, turke etj. dhe, në periudhat e mëpastajme të ekzistencës së tij.
Pavarësisht nga qëllimet dhe vizioni i errët historik, etik, politik, demorkatik, kombëtar dhe ndërkombëtar i paradoksit Sali Berisha, mjegullimi dhe falsafikimi i historisë shqiptare nga historianët, politikanët dhe diplomatët e huaj (rusë, grekë, serbë, malazezë, turqë, francezë, bullgarë etj.) nuk zë fill vetëm me “megjën historike” të Sali Berishës së vitit 1912, por disa shekuj, para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Pra, nëse nxënësve, studentëve dhe mbarë popullit shqiptar, duhet t’i tregohet e vërteta e saktë mbi identitetin e prejardhjes dhe të shtetit të tyre kombëtar, atëherë, s’ka dyshim se, duhet të “rishkruhet” historia e zanafillës së identitetit shtetëror shqiptar që nga periudha historike e shtetit të balshjave (1371), nga periudha historike e Skënderbeut e deri më sot, duke përfshirë edhe Shqipërinë e Ismail Qemalit (1912), edhe Shqipërinë e Ahmet Zogut(1925-1939), edhe Shqipërinë e Enver Hoxhës (1944-1990), si dhe Shqipërinë e Sali Berishës, të Rexhep Mejdanit, të Alfred Mojsiut dhe të Fatos Nanos (1990-2007).
Pavarësisht nga minusat dhe plusat e të gjitha rendeve dhe sistmeve të derisotme politko-shoqërore dhe shtetërore në Shqipëri, historia e tyre nuk mund të “rishkruhet”, ashtu sipas qejfit dhe dëshirës së njëanshme dhe subjektive të Sali Berishës, as të Fatos Nanos, sepse asnjëri e as tjetri nuk janë themelues dhe ndërtues, por sundimtarë autokratë, shkatërrues, eksploatues, kompremetues dhe falsifikues të historisë dhe të demokracisë së Shqipërisë.
Pavarësisht nga tekat dhe recidivat egoiste armiqësore, kontradiktat, aversionet, fërkimet, interesat dhe lufta ideologjike dhe partiake e pushteteve shtetërore të berishistëve, të nanoistëve etj., që historia e Shqipërisë, të “rishkruhet” duke filluar vetëm nga viti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (1912), kjo “dëshirë” do të mbetet vetëm një ëndërrë e shkretë e parealizueshme, sepse historianët normalë shqiptarë nuk do të pranojnë që të marrin përsipër një përgjegjësi të tillë të karakterit historik dhe kombëtar për të “rishkruar” historinë shqiptare dhe të Shqipërisë, ashtu si e “perceptojnë” kërkesat dhe syzet e errëta të politikës partiake ditore të kryeministrit aktual, Sali Berisha, sepse ata janë të përcaktuar dhe të kualifikuar të merren me shkencë të mirëfilltë historike, duke e pohuar vetëm të vërtetën lidhur me ngjarjet dhe me fenomenet e caktuara në shoqëri, pavarësisht se cilës periudhë historike i përkasin ato dhe, cilat kryepersonazhe janë sinonim i tyre.
Me një fjalë, të gjitha “regjimet demokratike” shtetërore të Sali Berishës dhe të Fatos Nanos (1990-2007) në praktikë kanë provuar diskontinuitetin e vlerave dhe të traditës së shenjtë të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike.
Pikërisht, pse në heshtje, e “ndjejnë” përgjegjësinë e tyre për shkatërrimin dhe bastardimin e vlerave të derisotme kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, Sali Berisha apelon historianët, që ata, të shkruajnë një “histori të re” për Shqipërinë, kurse Fatos Nano, disa vite më parë, pat delaruar “pas do më vij historia” (!?) – Mirëpo, populli shqiptar jo vetëm brenda kufijve artificialë të Shqipërisë së cunguar (1912), por në mbarë Shqipërinë Etnike dhe në diasporë, është dëshmitar, se pikërisht Sali Berisha dhe Fatos Nano me politikën e tyre tregtare monopoliste, anarkiste dhe oligarkiste antidemokratike, Shqipërinë e kanë shndërruar në një pronë private të paprekshme të tyre dhe, të aleatëve financues të tyre të brendshëm dhe të jashtëm.
Konstanta e Injoranacës dhe e kontradiktës ideologjiko-politike e berishizmit
Ja “faktet” dhe “arsyeja” pse duhet të “rishkruhet” historia sipas apelit të Sali Berishës, sepse sipas injorancës së tij historike, “komitët dhe kaçakët” shqiptarë e paskanë “falsifikuar” historinë e Shqipërisë : “Nuk ka asgjë më të papranueshme, sesa të falsifikosh aktin e pavarësisë kombëtare, të fshish me gomën e turpit emrat e atyre që firmosën pavarësinë, duke e bërë këtë vetëm për verbëri ideologjike, për të zëvendësuar baballarët e pavarësisë dhe të pluralizmit me komitë e kaçakë, të cilët nuk kanë asnjë vlerë. Nuk mund të ecet duke mbajtur të falsifikuar aktin e shpalljes së pavarësisë kombëtare. Nuk mund të ecet duke zëvendësuar Mithat Frashërin, këtë burrë të madh të kombit me komitë”(Shekulli,01,09.2007).
Në lidhje me këtë konstatim të Sali Berishës, së pari, shtrohen këto pyetje: (1) Pse kryeministri aktual i qeverisë shqiptare (pikërisht, kur në rend dite të agjendës së bashkësisë ndërkombëtare, është zgjidhja e statusit politio-juridik të Kosovës) e ka konsideruar si “oportun”momentin politik në relacionet ballkanike dhe evropiane se, pikërisht, tani, duhet të “rishkruhet” historia e Shqipërisë? (2) Pse kryeminstri S. Berisha këmbëngulë që të “rishkruhet” historia e Shqipërisë vetëm nga shpallja e pavarësisë së saj më 1912, çfarë fshihet në prapavijën e kësaj kërkese absurde dhe të papranueshme? (3) Pse S. Berisha ka akuzuar dikë (pa emër dhe mbiemër) se e paska falsfikuar “aktin e pavarësisë kombëtare”? (4) Pse S. Berisha ka implikuar “komitet dhe kaçakët” si antivlera, sepse ata, sipas tij, i pasëkanë “zëvendësuar babllarët e pluralizmit dhe të pavarësisë” ? (5) Kush janë ata “komitë, të cilët e paskanë zëvendësuar Midhat Frashërin atë burrë të madh”? (6) Pse S.Berisha nuk i ka apeluar historianët shqiptarë, që ta “rishkruajnë” historinë e Shqipërisë, të paktën,që nga viti 1878, kur dihet se babai i Midhat Frashërit, Abdyl Frashëri e pagoi me kokë nga gjenocidi i sundimit osman, çlirimin, pavarësimin dhe bashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si rrjedhim i mospajtimit me vendimet e gabuara dhe grabitçare të padrejta antihistorike të Kongresit të Berlinit (1878), të cilat ishin bazamenti betonarme i rikonfirmimit të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913) për ricopëtimin e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike.
Vështruar në retrospektivën historike, Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) përbëjnë falsfikimin më të shëmtuar dhe më të padrejtë të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike. Pa korrigjimin e historisë së vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), nuk mund të korrigjohet, të shpjegohet,as të kuptohet drejt historia e Shqipërisë së vitit 1912, ashtu siç ka pandehur kryeministri aktual Sali Berisha, pavarësisht se ai aludon në “falsfikimin” intern të historisë së Shqipërisë së vitit 1912, për çka direkt i akuzon “komitët” dhe “kaçakët”, të cilët, sikurse politika, propaganda dhe histiriografia e rreme dhe falsifikatore e të gjitha regjimeve të Serbisë(jugosllavive) të derisotme, i ka quajtur “pa asnjë vlerë”, kinëse ata ia paskanë “cenuar” meritat kombëtare të Midhat Frashërit etj.?!
Sipas këtij kualifikimi analfabetik, injornat antihistorik, apolitik dhe antikombëtar shqiptar të Sali Berishës, kaçakët dhe komitat “paskanë qenë hajdutër” dhe “pa asnjë vlerë”?! . Përkundrazi, luftërat heroike guerile dhe historia kombëtare shqiptare flet ndryshe nga konstatimi skandaloz antishqiptar i Sali Berishës. Historia e komitëve dhe e kaçakëve shqiptarë daton që nga shekujt XVIII, XIX dhe XX. Për identitetin dhe luftrat me vlerë kombëtare shqiptare të kaçakaëve dhe të komitëve, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, historianët shqiptarë dhe shkenca shqiptare si në Shqipërinë Socialiste, ashtu edhe në Kosovë (pas përmbysjes së aparatit shtetëror tiranik të Aleksandër Rankoiviqit, më 1966) kanë shkruar të vërtetën shkencore se çfarë ishte roli dhe rëndësia e tyre pozitive në çlirimin dhe mbrojtjen e qenies shqiptare përbrenda territoreve të Shqipërisë Etnike . Në favor të këtij konstatimi ekzistojnë vepra, vëllime dhe revista të shumta, të botuara në institucionet shkencore historike dhe albanologjike të Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës dhe të Kosovës.
Këtë, ndër të tjera, provon edhe ky fakt i shpjeguar nga Gjon Gjonlekaj: “Pas renies se Aleksander Rankovicit nga pushteti, shqiptaret kishin fituar disa te drejta kombetare, midis tyre edhe lirine e mesimit te historise kombetare. Profesor Ali Hadri ne bashkepunim me disa historiane te tjere te Kosoves kishin ribotuar Historine e Popullit Shqiptar, bile kopertinen e kishin ilustruar me fotografite e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.“(Shih: Gjon Gjonlekaj, FIGURA E NJOHUR SHQIPTARE TË CILEN E ADMIRON TËRË DIASPORA,www.agimi.com).
Komitët dhe kaçakët shqiptarë nuk janë anakronë dhe “pa asnjë vlerë” siç ka theskuar “aksidentalisht” kryeministri aktual, Sali Berisha, por janë kryefigura heroike legjendare të pavdeksahme të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike.
Nolens volens, sikur të mos ishin luftërat dhe aksionet armataosura luftarake të komitëve dhe të kaçakëve shqiptarë të mbarë hapësirave të Shqipërisë Etnike, mirëfilli se nuk do të kishim përjetuar as shpalljen e pavarësisë së qeverisë shqiptare më 1912. Pse, e them këtë, sepse kryefigurat e kësaj ngjarje emblematike dhe të pashlyeshme të hisorisë së kombit shqiptgar kanë qenë drejtpërdrejt dhe tërthorazi kaçakët dhe komitët siç ishin : Idriz Seferi, Isa Boletini, Azem Bejta, Sadik Rama dhe shumë të tjerë, të cilët, edhe pse nuk kanë pasur ushtrinë e Shqipërisë së Sali Berishës, ata me luftrat dhe me kryengritjet e tyre të pareshtura guerile dhe frontale, e patën tronditur dhe thyer ushtritë barbare të Perandorisë Osmane dhe të Serbisë pushtuese kolonialiste.
Trimërinë, guxmin, skarificën dhe heroizmin e tyre, veç shkencës së vonuar shqiptare (pas përfundimit të LDB-së), e kanë ruajtur me patos dhe me vërtetësi autentike kombëtare shqiptare, edhe folkloristika dhe arti popullor kombëtar shqiptar. Ndër raposodët më të shquar (artist i merituar i popullit) shqiptarë, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm dhe me krenari veprën heroike kombëtare të komitëve dhe të kaçakëve shqiptarë, është Dervish Shaqja. Mjafton, Sali Berisha dhe bashkëmendimtarët e tij, të vizitojnë Radio Tiranën dhe, ta dëgjojnë opusin e këngëve folklroike të Drevish Shaqjes, opus ky, i cili 90% është i ndërtuar me këngë kushtuar luftërave heroike të komitëve dhe të kaçakëve shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe vepruar anembanë Shqipërisë Etnike.
Ja, një këngë kushtuar kaçakut dhe heroit legjendar, Isa Boletini, të kënduar nga rapsodët e Trieshit të Malësisë së Madhe shqiptare të Mbishkodrës në Mal të Zi:
"Kur kane dale kacaket e hyrrjetit
S`kane gjet vend per ketej detit,
Der qe dale kane ne bajrak te Trieshit
Ne bajrak te Trieshit kur kane mbrri,
Hapen deren 200 shtepi
Prej Kosove ketu ia mbrrini,
Me cet t`vet Ise Boletini"
(Burimi: www.agimi.com, po aty,
S’ka dyshim se, edhe vargjet e kësaj kënge popullore e demantojnë konkluzionin e gabuar antietik, antihistorik dhe antikombëtar shqiptar të Sali Berishës se “komitët dhe kaçakët s’kanë asnjë vlerë”.(Shekulli, po aty). – Atëherë, pse kryeministri, Sali Berisha po i ndërron tezat sikurse Serbia dhe serbomëdhenjtë,kur është fjala për shtrembërimin e fakteve historike të së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike? Pse Sali Berisha është kontradiktor në vlerësimet e tij lidhur me zbardhjen e faktografisë dhe të dhënave historike të komitëve dhe të kaçakëve, i cili, para disa vitesh i ka lavdëruar dhe dekoruar me medalje të merituara, kurse sot, nga pozita e kyreministrit ka ndërruar mendimin dhe vlerësimin paraprak mbi kaçakët dhe komitët, duke i cilësuar sikurse Serbia e Nikolla Pashiqit, “banditë- pa asnjë vlerë”!?
Përkitazi me këtë, ja një shembull konkret i materializuar në favor të kontributit të jashtëzakonshëm kombëtar të komitëve dhe të kaçakëve të të gjithë brezave shqiptarë në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Këtë potez të qëllkuar pozitiv në favor të njohjes së meritave të jashtëzakonshme luftarake të komitëve dhe të kaçakaëve për mbrojtjen dhe çlirimin e popullit dhe të vendit të tyre nga pushtuesit armiqë shekullorë, Sali Berisha gjatë mandatit të tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë(1992-1997) (posmortum) e dëshmon ndarja e dekoratave familjeve (pasardhësve) të komitëve dhe të kaçakëve më të shquar shqiptarë edhe në Kosovë, të nënshkruara nga vetë dora e Sali Berishës.
Ky evoluim negativ, paradoksal dhe kontradiktor i konceptit etik, politik dhe kombëtar i Sali Berishës në diskreditimin e figurave të ndritshme të komitëve dhe të kaçakëve shqiptarë, duke i karakterizuar si të “pavlerë”, është i ndikuar nga politika, nga propaganda e politikës ditore dhe nga kuazishknca historike e Serbisë gjenocidale dhe e serbomëdhnjeve imperilaistë, të cilët komitët dhe kaçakët i kanë zhdukur fizikisht, duke ua djegur familjet dhe shtëpitë e tyre, ashtu sikurse në vitin 1998-1999, që i vranë, i dogjën dhe i masakruan nipërit dhe mbesat e komitëve dhe të kaçakëve në Drenicë, në Deçan, në Pejë, në Istog, në Gjakovë, në Prizren, në Suharekë, në Shtime, në Raçak, në Llap, në Gollak, në Shalë etj të Kosovës..
Sali Berisha dhe të gjithë simpatizuesit dhe mbështetësit e tij vasal dhe miopë, duhet ta dijnë se edhe luftëtarët dhe dëshmorët e kombit shqiptar, Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari, Enver dhe Xhevë Lladrofci, Abedin Rexha etj., të gjithë drenicarët janë nipër dhe mbesa të komitëve dhe të kaçakëve trima dhe hero kombëtarë legjendarë siç janë Azem Bejta, Shotë Galica, Sadik Rama,
Me një fjalë, e gjithë struktura e UÇK-së përbëhej nga vëllazërit, motrat, bijtë dhe mbesat e komitëve dhe të kaçakëve kryengritës liridashës të Kosovës shqiptare.
Sikur të kishin qenë gjallë kaçakët heronj të shqiptarisë : Azem Bejta, Isa Boletini, Idriz Seferi, Shotë Galica etj..., sigurisht se paradoksi, kontradikta, tendenca, iniciatori-Sali Berisha, nuk do të kishte pasur guxim, që të dilte në opinionin publik me tezën e tij të turpshme demaskuese proserbe se “kaçakët dhe komitët nuk kanë asnjë vlerë”?!
Jo, Sali Berisha, nuk janë fajtorë, as të pavlerë komitët dhe kaçakët, as partizanët me në krye Enver Hoxhën, të cilët e çliruan, e ndërtuan dhe e mbrojtën Shqipërinë nga të gjithë armiqtë e saj. Politika e tyre mund të vlerësohet pro et contra, por nuk mund të ndryshohet historia e tyre (iu pëlqeu apo jo armiqëve të Shqipërisë), sepse ata si çlirimitarë, mbrojtës dhe ndërtues të vendit kanë hyrë në historinë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë(1944-1990). Këtë kaptinë të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë nuk mund ta ndryshojë. as ta “rishkruaj” as Sali Berisha, as ndonjë kuazihistorian i paguar i kohës konsumatore. Ashtu siç nuk mund të ndryshohet dhe të “rishkruhet” historia kombëtare dhe shtetërore e Shqipërisë nën Mbretërinë e Ahmet Zogut(1928-1939). Ajo mund të kritikohet, por të ndryshohet dhe të shlyhet nga historia e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore e Shqipërisë, assesi jo! Këtë nuk mund ta bëjnë as Sali Berisha, as “biznismenët” e kohës së tij, pavarësisht nga interesat dhe nga transaksionet e politikës dhe të diplomacisë tregtare “pluraliste” të tyre në dëm të historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike.
Përkundrazi, për bastardimin dhe për shkatërrimin e Shqipërisë(1990-2007) në të gjitha segmentet e saj, fajtorë dhe përgjegjës kryesorë para historisë dhe para popullit jeni ju vetë. Të verbër, të mjerë, të turpshëm, armiqë të përbetuar dhe, pa asnjë vlerë jeni ju vetë, që e shkatërruat, e varfëruat, e dogjët dhe, e shndërruat në pronë private personale, grupore dhe partiake gjysmë Shqipërinë. Mjafton, t’i rishikoni dhe t’i rishkruani “rezultatet” juaja politike, kombëtare, ekonomike, papunësinë, ekzodin, varfërinë etj.
Fundja, historia kombëtare e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike, duhet të korrigjohet jo mbi atë “bazë” qëllimkeqe, tendencioze dhe provokuese të historisë kombëtare shtetërore të Shqipërisë, duke filluar që nga shpallja e pavarësisë së saj më 1912, siç ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, por duke filluar shumë shekuj më parë që nga Platoni, kur ai “pellazgët i quanë helenë, edhe pse në atë epokë nuk ekzistonte emri helen”(Shih: Robert d’ Angely, Enigma nga pellazgët te shqiptarët, “Botimet Toena”, Tiranë, 1998).
Duhet të pajtohemi me faktin se, se historia e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan është shkruar në mënyrë të bastarduar dhe të falsfikuar jo nga vetë shqiptarët, por në veçanti nga fqinjtë e tyre pushtues hegjemonistë dhe kolonialistë serbo-malazezë-grekë-bizantinë që nga periudha e Mesjetës deri më sot. Ky, edhe është shkaku kryesor pse edhe sot, në fillimshekullin XXI(viti 2007) ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare dhe shtetërore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Pra, problemi i mosgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan, nuk janë vetë shqiptarët, por falisifikatet dhe falsifikuesit e huaj të historisë së tyre kombëtare dhe shtetërore. Kjo histori e rreme, e sofistikuar dhe e mistifikuar mbhi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike ,me çdo kusht, duhet të demaskohet dhe të revizionohet jo vetëm nga shkenca historike shqiptare, por edhe nga shkencat e tjera, si dhe nga politika dhe diplomacia shqiptare e Shqipërisë Etnike.
Ndryshe nga vizioni miop dhe hipokrizia politike dhe kombëtare e Sali Berishës, ne e kemi për detyrë që ta korrigjojmë historinë kombëtare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të cilën e kanë falsifikuar kuazishkenca, politika, propaganda, diplomacia dhe kisha ortodokse ruso- serbo-greke-bullgare-bizantine. Po qe se shkenca dhe politika shqiptare ia arrijnë këtij qëllimi të shenjtë të përbashkët, aëherë, s’ka dilemë se, edhe do të përshpejtohet zgjidhja e çështjes kombëtare dhe shtetërore e shqiptarëve në Ballkan.
Në këtë sens, qeveria shqiptare e kryeministrit Sali Berisha, do të duhej të hartonte projketet shtetërore dhe financimin e tyre në funksion të zbardhjes së vërtetës së historisë kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan, jo të dalë nga tema, duke i shpallur dhe, duke i cilësuar si fajtorë dhe “pa asnjë vlerë” komitët dhe kaçakët shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontributin e paçmueshëm dhe, kanë meritën më të madhe në çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë së vitit 1912. Këtë të vërtetë, të ndfërtuar me gjak dhe me jetët e tyre, nuk mund ta ndryshojë, as ta falisifikojë askush, qoftë ai edhe Sali Berisha me “argatët” dhe me instruktorët e “autoshkollës” së tij “demokratiko-pluraliste”, sepse ai, së bashku me ta, qe dy dekada nuk kanë ndërtuar kurrfarë kapitulli të veçantë historisë kombëtare, por kanë bërë propagandë dhe politikë ideologjike, partiake dhe krahinariste se si të vihet te “rishkrimi” i “histroisë kombëtare”, që garanton sundimin jetëgjatë të tyre në pushtetin shtetëror. Ky ishte dhe, tani është preokupimi “kombëtar” kryesor i Sali Berishës se si ta shkruajë “historinë e re”, ku në faqen e parë të saj, nxënësit dhe studentët shqiptarë, do të shihnin fotogragfinë demokratike të ish-kryetarit të Shqipërisë, Sali Berisha. Ndër të tjera, kjo është arsyeja krysore pse kryeminstri aktual i qeverisë së Shqipërisë, ka kërkuar “revidimin” e historisë kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, jo mënjanimi i falsifikaeave dhe i falsifikatorëve të saj të deritashëm.
Pavarësisht nga politika divide et impera të shqiptarëve, ne nuk kemi asnjë nevojë që të “rishkruajmë” aso historie të politikës shfrytëzuese ditore,që i konvenon S. Berishës dhe berishizmit dhe aleatëve të saj të brendshëm dhe të jashtëm, sepse historia jonë kombëtare është ndërtuar dhe e shkruar që nga koha e lavdishme dhe e pashlyerë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Ne, nuk kemi nevojë për ligjërata propagandistike tregtare predikuese berishiste, që na apostrofojnë dhe sfidojnë për përçarje dhe vëllavrasje sikurse në vitin 1997, por tërë potencialin tonë fizik, etik, politik, financiar, ekonomik, shkencor dhe kombëtar patriotik, duhet ta orientojmë, ta përqëndrojmë dhe ta shkrijmë në ndërtimin e një platforme të përbashkët strategjike kombëtare dhe shtetërore (të inicuar, të financuar, të mbështetur, të finalizuar, të sinkronizuar dhe të drejtuar dirket nga qeveria shqiptare e Tiranës), që do të jetë në funksion të bashkimit, të çlirimit dhe të pavarësimit të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Nuk ka komente: