2 sht 2007

TËRHIQUNI NGA RRUGA E TURPIT DHE E TRADHËTISË....!





DEKLARATË NR. 4 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:


















TËRHIQUNI NGA RRUGA E TURPIT DHE E TRADHËTISË....!


Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), është i shtrenguar që publikisht të denoncojë dhe njëkohesisht edhe të sqarojë popullin shqiptar të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), si më poshtë vijon: - Xhezair SHAQIRI (ish-komandant Hoxha), i cili për sa kohë ishte i veshur me imunitetin e deputetit të Sobranies sllavo-maqedonase të Shkupit,as nuk donte të dinte, jo vetëm për hallet e popullit shqiptar nën IRJM, por as edhe për hallet e bashkëfshatarëve te tij në Tanushec, si dhe as nuk donte të besonte se një ditë do të humbiste imunitetin (siç edhe ndodhi, kur ne zgjedhjet e fundit për Sobranien e Shkupit, nuk e rifitoi kolltukun e këndshëm të Sobranies sllavo-maqedonase) dhe se do t'i rihapeshin dosjet për krimet e tij të kryera gjatë dhe pas luftërave në Kosovë dhe në IRJM, dhe tani kur "Komandanti" e humbi këtë "imunitet" sllavo-maqedonas, si dhe nga ana tjetër dhe mbi të gjitha, kur po ky imunitet (nga Sobrania e Shkupit), iu terhoq edhe mikut të tij te ngushtë- Vllado BUCKOVSKI, ky fare Komandant HOXHA na shkoi te bashkëfshatarët e tij në Tanushec, dhe sot (me 29 gusht 2007), përmes Gazetes "Lajm", na kërkon mobilizimin e ish-luftëtarëve, të cilët (për sa kohë ishte në "pushtet" me LSDM-në), "Komandanti", jo vetëm që nuk i takonte e nuk i ndihmonte, por as edhe nuk i mbronte nga arrestimet sllavo-maqedonase dhe i inkriminonte përmes "bizneseve" me mikun e tij Vllado Buckovski. - Kryesia Qendrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe në vecanti Shërbimi Inteligjent i FBKSH-së, prej kohesh (që në vitin 2004), ka zhvilluar hetime, jo vetem për Xhezair Shaqirin dhe gjithë llojin e tij, të cilët luftës i ishin futur me laps në dorë dhe kishin parallogaritur se çka do të përfitonin gjatë luftës dhe çka pas saj (pas luftës), jo vetëm në Luginën e Vardarit, por edhe më gjerë, në Kosovën Protektorat dhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), dhe me pergjegjësinë më të madhe morale e politike DEKLAROJMË se fajet e tij janë të ndëshkueshme, por që nuk duhet të ndëshkohet nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, me porosi të të cilëve i ka kryer ato faje, por duhet të ndëshkohen nga populli shqiptar i Shqipërisë së Bashkuar. - Kryesia Qendrore e FBKSH-së dhe të gjitha strukturat e tij në Zonen Nr. 3(Kosova Jugore-Lugina e Vardarit) e ndiejnë per oblgim moral e kombëtar, që të i gjithë populli shqiptar dhe mbi të gjitha të të gjithë heronjtë e gjallë (veteranët e luftërave çlirimtare dhe luftëtarët e lirisë) ne Luginën e Vardarit dhe më gjerë, QË TË APELOJË, që të mos manipulohen nga lojërat e ndyra të bandes Xhezair SHAQIRI-Vllado BUCKOVSKI, të cilët dëshirojnë që ta vrasin e djegin vetëm popullin shqiptar nën IRJM dhe jo atë sllavo-maqedonas, për të shpetuar veten dhe bandat e tyre. - Manipulimet e Xhezair Shaqirit, për Referendum në Tanushec, që Tanusheci të bashkohet me Kosovën, janë një gjellë e gatuar në shtabet sekrete të Serbisë në Shkup, sepse nuk ka dhe as nuk mund të këtë referendume të tilla fshatrash, por ka patur dhe ka më dhjetëra konventa e rezoluta të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB),qe popujve iu njohin dhe iu garantojnë të Drejtën e Vetëvendosjes, e drejtë demokratike kjo që realizohet vetëm përmes formës më demokratike të deklarimit - referendumit popullor, dhe në rastin konkret e garantuar edhe për të gjithë popullin shqiptar në Ballkan, e cila deri më tani i është mohuar vetëm popullit shqiptar, sepse partitë politike shqiptare (pas vitit 1990), të cilat regjistroheshin në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë, jo vetëm nuk e kërkuan kurrë, por edhe (pas vitit 1990) organizonin referendume parciale, fillimisht në Kosovën Administrative (sot Kosova Protektorat), pastaj në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në fund edhe në Kosovë Jugore (Ilirida), përmes të cileve veprime, jo vetem njohën ricopetimin e trojeve shqiptare që iu kishin bërë pushtuesit serbo-jugosllav, por për pasoje të këtyre parcializimeve, më vonë(1998-2001) në këto krahina u zhvilluan edhe tri luftëra lokale, të cilat krahas dy vlerave shumë madhore: 1.Vrasjes së frikës te shqiptarët dhe 2.Përvojes luftarake të luftëtarëve të lirisë, krijuar edhe shumë e shumë antivlera, të llojit Xhezair SHAQIRI me Co, me të cilat prej kohesh është përballur dhe aktualisht po përballet FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij. - Deklaratat tona të rradhes do të demaskojnë aktivitetin destruktiv dhe tradhëtar të të gjithë atyre që deshirojnë dhe do të perpiqen të guxojnë, që popullin shqiptar ta vrasin për interesat e tyre personale dhe për pushtet pa shtet, si dhe gjithë aktivitetin destruktiv të të gjithë atyre, që në emër të disa shoqatave, organizatave, partizave dhe grupe të tyre të armatosura, punojnë kundër FBKSH dhe gjithë strukturave të tij, ndër të cilat ështe edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), me qellimin e tyre të vetëm (sipas porosive të padroneve të tyre sllavo-greke dhe karrierizmit të tyre të semure), që FBKSH-së t'ia djegin Programin e Veprimit Taktik e Strategjik të Ribashkimit Kombëtar, si dhe nga ana tjetër edhe potencialin tonë kombëtar për ribashkim kombëtar shqiptar, ta shkapërderdhin si mos më keq dhe midis këtij potenciali atdhetar të fusin luftën vëllavrasëse, siç dikur (1998-1999) bënin me FARK-un dhe UÇK-në, për çka përfundimisht i PARALAJMËROJMË që të tërhiqen nga kjo rrugë e turpit sa nuk është bërë tepër vonë, sepse këtë rradhë do të dështojnë me turpin e tyre më të madh dhe një ditë shumë të afërt do të japin llogari, (krahas llogaridhënies për shkelje të gjakut dhe të djersës së popullit), edhe për sabotim të ribashkimit kombetar shqiptar, të cilin do ta realizojë vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me strukturat e tij: 1. Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH),2. Sigurimin Kombëtar Shqiptar (SKSH), 3. Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH),DHE ASKUSH TJETER. Zëdhënësi Poltik i FBKSH-se,Mr. Gafurr ADILI (d.v.).Tirane, 29. 08. 2007.

Nuk ka komente: