2 sht 2007
ATDHETARËT NUK I SPIUNOJNË SHOKËT E TYRE…
DEKLARATË NR. 3 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:
ATDHETARËT NUK I SPIUNOJNË SHOKËT E TYRE…
-Struktura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka arritur të zbulojë se UNMIK dhe KFOR në Kosovë, në kuadër të ashtuquajturës Inteligjencia e Kosovës, kanë arritur të bëjnë bashkë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut të LDK-së dhe SHIK-un e PDK-së, si dhe t’ju ndajë detyrat konkret:1. SHIK-u të zbulojë strukturat e FBKSH-së në Kosovë, sepse të dyja palet, djemtë e vashat e SHIK-ut dhe djemtë dhe vashat e FBKSH-së në Kosovë, kanë prejardhje të përbashkët, kanë qenë pjesëtarë të Lëvizjes Atdhetare e Çlirimtare të Kosovës Shqiptare.2. Kurse, Sigurimi i Atdheut, të zbulojë të ashtuquajturit vehabista në Kosovë, sepse pjesa derrmuese e tyre kanë prejardhje të njëjtë me ata të LDK-së, që përbëjnë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut.
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ashtu siç prej kohësh ka arritur të zbulojë gjithë organikën e të ashtuquajturës Garda e Car Lazarit (më në krye Kom. e tyre Zellko VASILIEVIC dhe Zv. e tyre Andrej MILIC), poashtu që prej kohesh ka arritur të zbulojë edhe gjithë rrjetin e të ashtuquajturëve vehabista, jo vetëm në Kosovën Protektorat, por edhe më gjerë, edhe në FYROM, dhe me këtë rast deklarojmë se këta forca të errëta antishqiptare janë të lidhura dhe financohen nga agjenturat sllavo-greke, me qëllimin e tyre për të kompromentuar luftën tonë, të drejtë e të ligjshme, për ribashkim kombëtar shqiptar.-Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), jo vetëm në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), por edhe më gjerë, në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore dhe diasporë, përmes kësaj DEKLARATE tek të gjithë djelmoshat dhe vashat atdhetare të SHIK-u, APELON që të mos bijnë pre e kulisave dhe e lojërave të tilla të fëlliqura, sepse kemi bindjen e patundur se nuk do të duhet të spiunojnë ish-shokët dhe ish-shoqët e tyre të vuajtjevee të luftës, kurse të huajt do të kënaqen e do të fërkojnë duart e tyre, ashtu siç dikur kënaqëshin dhe fërkonin duart edhe serbët, kur shqiptari spiunonte shqiptarin.-Kemi bindjen e patundur, se ata pak djem e vasha të SHIK-ut, që do të gabojnë të spiunojnë djemtë e vashat atdhetare të FBKSH-së, të cilët po luftojnë që betimin e dhënë bashkarisht, edhe me dëshmorët e kombit, ta çojnë në vend dhe ta bëjnë realitet, shumë shpejtdo të detyrohen, që bashkë me UNMIK-un dhe KFOR-in të ikin nga Shqipëria e Ribashkuar, ashtu siç dikur, bashkë me Serbinë ikën edhe spiunët e Serbisë. Jemi shumë të vendosur dhe nuk na frikëson as vdekja, që amanetin e dëshmorëve ta çojmë në vend, ta ribashkojmë SHQIPËRINË.
Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,Mr. Gafurr ADILI.Tiranë, 25. 08. 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment