2 sht 2007
A MUND TË QUHEN MINISTRI ORGANET E DHUNSHME TË “SHTETIT”?
A MUND TË QUHEN MINISTRI ORGANET E DHUNSHME TË “SHTETIT”?
Shkruan: Tafil DURAKU
E gjithë kjo “demokraci” që po ndodh në Kosovë, tetë vjetë të plota pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së, nuk mund të vlerësohet assesi ndryshe, përpos si krim i organizuar i bandave “shqiptaro”-titiste të LDK-së ndaj vlerave më sublime shqiptare, duke u thirrur gjithmonë në emër të dofarë “ligjeve”, “ministrive” dhe “shtetit” kosovar të kosovaro-“shqiptarëve” më të mëdhenj antishqiptarë.
Kjo që ndodhi mëse rishmi në Institutin Albanologjik , me Prof. Rexhep Qosja dhe me disa kolegë të tij është vepra më e ndyrë që mund ta dëgjojë e përjetojë NJERIU i shekullit 21. Kjo është kulmi i krimit të organizuar dhe kulmi i turpit i organeve të dhunshme “shqiptaro”-serbe e “shtetërore” të Kosovës “shtet”, ku prin LDK-ja dhe simotrat e saj “demokratike”, e cila, me ndihmën e parezervë të Tiranës zyrtare, edhe tetë vjetë të plota të pasluftës së UÇK-së, udhëhiqet prej udbashëve të tipit të deputetëve të përjetshëm federativë jugosllavë “shqiptaro”-titistë dhe prej veglave e veglarive të kuzhinave të Beogradit në Prishtinë e gjetkë, trojeve të pushtuara shqiptare.
Po, a mund të quhen dhe si mund të quhen ministri organet e dhunshme të “shtetit” dhe njerëzit që në emër të tyre prodhojnë dhunë të çdoditshme, deri në çmendi njerëzore, që, vazhdimisht, me disa individë të caktuar në krye të tyre, prodhojnë vetëm dhunë zinxhirore, duke emëruar dhe riemëruar drejtorë të dhunshëm, siç veproi e ashtuquajtura MASHT, me në krye njëfarë Agim Veliun, duke e emëruar për drejtor të dhunshëm të Institutit Albanologjik njëfarë Ismail Hasani, i cili u pa, i intervistuar nga një televizion yni, duke e tundur njëfarë letërvendimi me dorë dhe duke thënë: “Nëse ministria është e dhunshme, edhe unë jam i dhunshëm(!)”. Po, natyrisht, ministritë e LDK-së, që të gjitha, pa përjashtim, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, dolën të dhunshme, bile, edhe më të dhunshme se të gjitha ministritë serbo-jugosllave të UDB-së e të KOS-it famëkeq antishqiptar.
Duhet thënë shkoçur këtu se e vetmja është Kosova që ka ministra dhe ministri të dhunshme e tërësisht antishqiptare. Antishqiptare për shumëçka. Kjo po vërtetohet përditë e më shumë, në kontinuitet të pandërprerë lëdëkëisto-titist. A keni dëgjuar ndokund në rruzullin e tokës të ndodhë ndonjë dhunë e ngjajshme ndaj ndonjë akademiku të kombit përkatës, ndaj kolegëve të tij, ndaj institucionit ku ata punojnë dhe krijojnë perspektivën kombëtare të një populli? JO, pra, JO. Po, kjo është faqja e zezë e një “udhëheqësie” me plot turpe antishqiptare, pasardhëse e “udhëheqësisë” së viteve të ‘90-ta. Por, shtrohet pyetja edhe sa do të zgjasë kjo faqe e zezë, edhe sa gjatë do të zgjasin këto turpe nga ministrat dhe ministritë “tona” kaq “kombëtare”?...
Por, hiç më mirë se MASHT-i nuk kanë vepruar as po veprojnë ministritë tjera të Kosovës “shtet”, këto tetë vjetët e paslufts së UÇK-së, hiç ministritë e Qeverisë së Përkohshme të z. Thaçi. Njësoj me MASHT-in kanë vepruar të gjitha ministritë e LDK-së, sidomos, MKRSÇJ e Astrit Haraçisë kundër N. B. “Rilindja”, i cili, duke shkelur serbisht dhe duke folur shqip mbi “ligjet” ka vepruar me paramendim dhe i cytur nga ish-plaçkitësit zyrtarë të N. B. “Rilindja”, në kurriz të saj dhe të punonjësve shumëvjeçarë të saj. Po ashtu, MKRSÇJ, nuk e ka njohur dretorin legjitim të N. B. “Rilindja”, por, njësoj, sikurse kjo ministria e MASHT-it, me në krye Agim Veliun, që emëroi drejtor të dhunshëm njëfarë Ismail Hasanin, po ashtu, edhe MKRSÇJ e Astrit Haraçisë pat emëruar drejtor të shunshëm të N. B. “Rilindja”, njëfarë Sylejman Aliun, sharësin më të madh të vlerave të luftës së UÇK-së, të cilin nuk e njohin punonjësit shumëvjeçarë të N. B. “Rilindja”, dhe, aifarë Haraçia, me skenarët e bëra me disa persona të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm të SHPK-së dhe të gjykatave “tona”, ia vuri dryrin e zi “shqiptaro”-titist N. B. “Rilindja”, dhe, duke shkelur statusin e saj dhe ligjet në fuqi, ka dy vjetë të plota që ka ndërprerë edhe pagat që jepen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës për punonjësit shumëvjeçarë të N. B. “Rilindja” pa asnjë vendim valid, duke dëshmuar se zinxhiri kriminal i quajtur LDK, si nxitësi dhe stimuluesi jo i vetëm i luftës vëllavrasëse ndërshqiptare, duke u thirrur në dofarë ligjesh e hilesh antishqiptare që ua përshtasin interesave të veta grupore e klanore të “shqiptaro”-titistëve më të zëshëm “kombëtarë”.
Provokime të vazhdueshme, turpe dhe krime kanë bërë e po bëjnë të gjitha ministritë e LDK-së dhe simotrat e saj, pas Qeverisë së Përkohshme dhe, ato turpe e krime po i merr në mbrojtje dhe po i zbaton policia (SHPK) dhe disa prokurorë, kryeprokurorë dhe gjykatës të gjykatave “tona”, duke mos marrë masa të menjëhershme për burgosjen e përjetshme të bandave kriminele “shqiptaro”-titiste, që plaçkisin dhe shkelin ligjet publikisht, duke plaçkitur në vazhdimësi dhe duke i mbuluar plaçkitjet e tenderëve, miliona e miliona, me nënshkrimet e tyre, me letra e vula zyrtare, plaçkitjet e bëra në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Po, a nuk mjaftuan raportet e auditorëve për keqpërdorimet e vitit të fundit për burgosjen dhe shkarkimin e ministrave dhe veglarive të tyre LDK-iste? Atyre “ligjeve” dhe asaj “drejtësie” të LDK-së dhe simotrave të saj, vazhdimisht, po i vie erë gjaku të dinjitetshëm shqiptarësh të UÇK-së, ku, përditë e më shumë po i zhysin duart dhe këmbët “shqiptare”, “shqiptaro”-titistët e LDK-së marroqe. Dhe, kulmi i të gjitha marrëzirave lëdëkëisto-titiste arriti zenitin e pikësynimeve antishqiptare me këtë vepër kriminale kundër akademikut Rexhep Qosja, kolegëve të tij dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.
A thua, nuk qenkan të dhunshme ministritë “tona” dhe ministrat “tanë” si Agim Veliu, Astrit Haraçia etj., të gjithë të LDK-së dhe simotrave të saj “shqiptaro”-titiste, si dhe të gjithë drejtorët, kryetarët, kryetarët e komunave etj., që emërojnë ato parti “politike” e shumë “shqiptare”?(!)...
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment