Arben Zeqiri
TMK-ja – organizatë civile (humanitare, zjarfikëse, emergjente) e jo ushtarake!
Në mesin e sherreve të mëdha që solli administrate e UNMIK-ut në Kosovë në partneritet me politikanët kosovarë të cilët në shumë raste kanë mashtruar popullin shqiptarë të Kosovës, veçojmë edhe një segment tejet të rëndësishëm.
Pasi përfundoi lufta në Kosovë, u çarmatos dhe u shpërnda Ushtria Çlirimtare e Kosovës me premtimin se ajo nuk do të zhduket por do të shndërrohet në ushtri të Kosovës që do të kujdeset për mbrojtnej e Kosovës.
Por a ndodhi kjo?
A mendoni që vërtet TMK-ja u shndërua në ushtri që do të mbrojë teritorin dhe kufinjtë e Kosovës, a mëndoni se TMK-ja ishte vazhdimësi e UÇK-së dhe avancim I luftëtarëve siç pretendonin atëbotë? Çdo institucion duhet të ekzistojë dhe veprojë në bazë të ligjit dhe kushtetutës e në Kosovë ka vetëm një Kornizë Kushtetuese e cila dëfinon dhe legjitimon institucionet e Kosovës, andaj edhe legjitimitetin dhe statusin e TMK-së duhet ta shofim se si figuron në këtë Kornizë Kushtetuese.
Kreu 7
Trupat Mbrojtëse të Kosovës
Trupat Mbrojtëse të Kosovës është një organizatë civile e ndërhyrjes së
shpejtë, e themeluar me ligj, e cila në raste fatkeqësish natyrore në
Kosovë ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike
në raste emergjente dhe të ndihmës humanitare.
Sipas Kreut 7 të Kornizës kushtetuese e miratuar në bazë të rezolutës 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, TMK-ja jo vetëm që nuk ka kompetenca të rruajë kufinjtë dhe teritorin e Kosovës por ajo as nuk paraqet ushtri. A mund të quajmë ushtri një “organizatë civile” e cila nuk definohet as si institucion e as si armatë apo ushtri. A mund të themi se kompetencë e TMK-së është rruajtja e Kufinjëve kur kjo nuk përmendet askundi. Më vjen keq ta them mirëpo politikanët e Kosovës kanë lejuar që nga një Ushtri Çlirimtare sot të kemi një njësit zjarfikësish dhe nga luftëtarë të denjë të çlirimit të Kosovës, sot të kemi zjarfikës dhe ndërhyrës në fatkeqësi natyrore që nënkupton, vërshime, zjarre, rrënime dhe assesi nuk nënkupton gjendje lufte apo konflikti. Sipas kësaj, TMK-ja nuk ka të drejtë të rruajë tokën e Kosovës e aq më pak Kufirin, TMK-ja nuk ka të drejtë të veprojë si ushtri e aq më pak të mbajë armë në duar por, TMK-ja mund të quhet një organizatë civile, organizata të cilat për çdo ditë themelohen në Kosovë dhe nga çdokush, të veprojë vetëm në raste të fatkeqësive natyrore, punnë të cilën në të gjitha shtetet e kryejnë njësiti I zjarfikësve dhe qendra për gjendje civile si dhe të ketë aktivitet humanitar që do të thotë e barabartë me organizatat e shumëta humanitare të Kosovës.
Pra, TMK-ja sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës mund të quhet gjithçka përveçse ushtri dhe mund të bëj çdo veprimtari për të mirën e popullit përveç se ta mbrojë atë nga sulmet e armiqve dhe të mbrojë kufinjtë e teritorit të vet.
Arben Zeqiri
Tetovë, Gusht 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment