2 sht 2007

EKIPI NEGOCIATOR, KOSOVAR A SHQIPTAR?

Shkruan:Bahri Bivolaku

EKIPI NEGOCIATOR, KOSOVAR A SHQIPTAR?


Bisedat 120 ditore në mes kosovarëve dhe serbëve, të cilat do të udhëhiqen nga treshja ndërkombëtare, jo vetëm se do të kishin njëfarë kuptimi, por edhe do të prodhonin diç, vetëm po qese ekipi negociator aktual kinse kosovarë, do të zëvendësohej me një ekip tjetër, që ndjehet së paku shqiptar.
Shqiptarët dhe Serbët duke qenë popujt numerikisht më të mëdhenj në Ballkan, kanë për çka të bisedojnë e pse jo edhe të mirën vesh.
Ekipi Negociator kosovarë, ka kohë që ka humbur kuptimin e ekzistencës politike ashtu si forcë e jashtme dhe më e lartë, sesa vet politika e pushteti. Ky ekip, edhe pse juridikisht do të duhej të ishte jashtë piramidës së vendimmarrjes, ai u ndie dhe vazhdon të ndihet, si një institucion mbi të gjitha institucionet, andaj edhe u vetë izolua nga rrethi. Në të vërtetë, nga jeta joshëse salloneve ai u vetë mashtrua me vetë dëshirë, kështu që e harroi esencën e problemit, se Kosova, si një nga gjashtë pjesët e ndara Atëmemëdheut tonë dhe e banuar me shumicë absolute nga shqiptarët, është para se gjithash problem politik që do zgjidhje gjithashtu politike dhe se zgjidhja e vetme dhe e drejt është vetëvendosja!
Mund të mbahen zgjedhje e zgjedhje, por para se të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës, institucionet që dalin nga këto zgjedhje, nuk mund të jenë institucione që qeverisin sipas kërkesave të popullit, por si dhe deri më sot, vetëm bishta të unmikistanezëve, nesër të eumikistanezëve, thjeshtë mashtrim për popullin. Pra, ne shqiptarët e Kosovës mund të kemi edhe 100 palë zgjedhje dhe një mori institucionesh, por që vet ekzistenca e tyre nuk përkufizon statusin tonë politik.
Zgjedhjet u organizuan edhe nën okupimin e egër serbo-çetnik milloshviqian, por ato nuk e dëbuan atë nga Kosova.
Sa u pa deri më sot, synimet e politikës aktuale për marrjen e institucioneve të Kosovës, nuk e kishte për qëllim bërjen e shtetit të mirëfilltë dhe sovran, por për të vendosur të dëgjueshmit e vetë në vende kyçe, pa marrë parasysh kualitetet e tyre profesionale, patriotike, morale, si dhe përkushtimin e tyre për t’u dëshmuar me veprimet e tyre, se vërtetë janë në shërbim të popullit.
Politika aktuale e Kosovës e ka dëshmuar në vepër veten në negociatat e Vjenës, se i mungojnë kualitetet elementare morale, profesionale, njerëzore dhe kombëtare dhe, të tillët vetëm sa do ta stërkeqin edhe më pozicionin politik te saj.
Për shumë ke është më se e qartë, se të ashtuquajturat bisedime e reja, shqiptaro serbe, të cilat do të mbahen në këto 120 ditë, nuk do të sjelli as edhe një të mirë për popullin e Kosovës, sepse ato janë edhe një farsë e radhës për qëllimet e arritjes së favoreve të raja për Serbinë. Ato, do të kishin kuptim vetëm po qese ne këto biseda shtesë, do të ishin të organizuara dhe dizajnuara në mes institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e pakicave, për të bashkë analizuar pozitën dhe për të gjetur mundësi, në përputhje me standardet më të avancuar evro-perendimore, të cilat garantojnë jetë normale dhe të drejta të plota, si për të gjithë qytetarët tjerë.
Pra, vazhdimi i bisedimeve mbi konditat ekzistuese politike mes palës kosovare dhe Serbisë janë vetëm humbje kohe. Bisedat 120 ditore mes kosovarëve dhe serbeve te udhëhequra nga treshja ndërkombëtare do te kishin kuptim por edhe do te prodhonin diç vetëm po qese ekipi negociator kosovar do te zëvendësohej me ekip qe ndjehet se paku shqiptar. Shqiptaret dhe Serbet duke qen popujt me numerik ne Ballkan kanë për çka te bisedojnë e pse jo edhe te mirën vesh.
Çdo vazhdim i negociatave sipas skenarëve të derisotme dhe mendësisë politike të atyre që i organizuan ato, jo vetëm se nuk do të krijoj stabilitet dhe qëndrueshmëri në rajon, përkundrazi, ato do t’i shërbejnë Serbisë për të krijuar realitete te reja ne tokat shqiptare.
Stabiliteti ne rajon do te kishte qëndrueshmëri vetëm me vendosjen e baraspeshës, respektivisht ekuilibrimit te forcës te shteteve. Ky ekuilibrim është garant i paqes dhe jo mbikëqyrje e vazhdueshme ndërkombëtare.
Është koha kur shqiptaret duhet ta thonë hapur dhe lirshëm, se problemi i tyre kombëtarë, është një problem i krijuar arbitrarisht dhe padrejtësisht nga diplomacitë e fuqive të mëdha evropiane dhe Rusia, në vitet 1878, 1913, 1915 dhe 1918, andaj duhet zgjedhur tash, duke aplikuar nga populli i Kosovës, të drejtën universale të vetëvendosjes. Me Serbinë nuk ka çka të bisedohet. Me te na ndanë një luftë dhe lumenj gjaku. Jo pse e deshëm ne, por ajo me terrorin sistematik dhe vandal që ushtroj ndaj nesh, për më gjatë se një shekull, na ka detyruar të rrokim armët dhe të rezistojmë në aleancë me Forcën ajrore të NATO-n, deri sa e dëbuam përjetësisht nga kjo pjesë e Atëmemëdheut tonë- Shqipërisë Natyrale. Përveç kësaj, me Serbinë nuk kemi çka bisedojmë, kur ajo për çdo ditë na kërcënohet me luftë!
Është momenti që të hidhen në koshin e plehrave të gjitha ato ide artificiale për një komb kosovar, flamur shumë etnik dhe himn të ri, kur e kemi identitetin shekullor shqiptar, flamurin trashëgim prej Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe himnin tonë që frymëzoi popullin tonë brez pas brezi dhe duke e kënduar Atë u betuam, sa herë u ngritëm në këmbë.
Para botës duhet të dalim ata që jemi!
Vushtrri, 24 gusht 2007

______________________________________________________________________________________________




INSTITUCIONET LOKALE SHQIPTARE DHE INTEGRIMI INSTITUCIONAL KOMBËTAR

Shkruan: Bahri Bivolaku

Në të gjitha gjashtë pjesët e ndara të Shqipërisë Natyrale, veprojnë institucione lokale si njësi administrative të mëvetshme.
Është koha e ndryshimit te kursit te ndjekur deri më sot dhe e bërjes se hapave konkret politikë që shpien drejt integrimit institucional gjithëkombëtar.
Nëse arsyeja e ekzistencës së politikës është liria, ndërsa vetëvendosja parim dhe e drejtë e popujve, atëherë nuk e kam të qartë, pse Kuvendi i Shqipërisë, ai i Kosovës, grupet parlamentare te shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, si dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Çamëri, nuk i bashkërendojnë veprimet për ngritjen e një Institucioni Mbarëkombëtarë Shqiptar dhe demokratik, ku do të shqyrtoheshin dhe do të merreshin vendime të obligueshme për zbatim në mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.
Ky institucion mbarëkombëtar shqiptar, do të quhej SENATI KOMBËTAR.
Kriteri për t’u zgjedhur anëtarë i këtij Senati, duhet të jenë vetitë e larta morale, përkushtimi kombëtar dhe kualiteti profesional i kandidatit. Do të duhej të ishin këto fillet e një organizimi te ri ne nivel kombëtar dhe rrjedha e rritës se tij të shkoj natyrshëm, siç i ka hije një kombi me traditë te civilizimit evropian.
Është e vërtetë se historia shqiptare i ndau trojet shqiptare në gjashtë pjese, është e vërtetë se shqiptaret u gjakosen gjatë historisë për të mbrojtur traditën dhe identitetin, sa është e vërtetë se politika e tillë e fragmentarizuar shqiptare, asnjëherë nuk ka qenë në lartësinë e kërkesave dhe nevojave të tyre.
Nuk kisha dashur që edhe sot të ndodh e njëjta gjë si me te kaluarën, sepse trajtimi sektar i këtyre problemeve ka qenë, forma dominuese e qasjeve qe ka përcjellë ketë politike.
Populli shqiptar si i tërë e meriton të ketë zhvillimin e tij kombëtar përkrah kombeve te tjera te Evropës. Vetë lashtësia e ekzistencës së tij në këto troje të tij etnike, ja jep atij këtë të drejtë.
Ndërmarrjes se hapeve serioz që qojnë në bërjen e institucioneve kombëtare, me fushë veprimtarin e tyre të përkufizuar qartë, pengohet nga politikat aktuale në këto hapësira administrative.
Politikat e tilla e fragmentarizojnë veprimtarinë e tyre dhe nuk e trasojnë rrugën e tyre te veprimit te natyrshëm. Ato, kurrsesi të lirohen nga tradita e vasalitetit, kështu që vazhdojnë të ecin rrugës qe tjerët ua trasojnë.
Shqiptaret përgjithësisht, mendojnë se koha është që ta kenë autoritetin e tyre kombëtar politik. Një autoritet që rrënjët i ka në të kaluarën, trupin në të tashmen e kokën në të ardhmen e kombit.
Është koha kur Autoriteti kombëtar të kthej kokën e këtij populli kah tradita e tij, kultura e tij, në mënyrën e eliminimit të një kulture që po na imponohet nga industria e argëtimit, ku vlerat kulturore i trajton si mall.
Investimi fragmentar që po bëhet në “kulturë” në të gjitha pjesët e Shqipërisë, ku prodhohet një armë speciale kundër kultivimit të kulturës së mirëfilltë kombëtare.

Shqipëria është një e z.Jakup Krasniqi dhe maratona e ecjes së Veton Surrojit.
Shkrimin e z.Krasniqi të cekur në nëntitull e lexova vërtet me një frymë dhe vërtet ishte natyral, si shumë shkrime tjera të po këtij autori dhe veprimtari kombëtar e politik.
Pikëpamjet e tilla do te dëshiroja t’i kishte çdo politikan në përditshmërinë e veprimit politik, por përditshmëria e veprimit politik e autorit dhe shkrimi i tij nuk shkojnë bashkë. Vërtet të shkruash për Shqipërinë një ndërsa udhëheq me ekipin për hartimin e kushtetutës se Ahtisarit për Kosovën, sipas të cilës duhet të ndërrohet flamuri dhe himni i tij (që na prinë në shumë beteja në mbrojtje të qenies tonë shqiptare), me një flamur dhe himn të ri dhe me tipare shumëkombëshe, kësaj i thonë, jo ndryshe pos legjitimim i ndarjes përfundimtare të "Kombit Kosovar" nga një trungu i Shqipërisë Natyrale, të cilën ju e trajtoni për mrekulli ne shkrim tuaj (me siguri për qëllime të fushatës tuaj parazgjedhore). Diçka të tillë e përkufizon qartë pakoja e Ahtisarit, ndërsa "Kuvendi i Kosovës" në të cilin është deputet edhe z.Jakup Krasniqi e miraton me një votë kundër të një boshnjaku.
Nënkryetari tjetër i subjektit te z.Krasniqi shkon edhe tutje, ai ofron shkëmbime(u dhuron serbëve) territoresh të Shqipërisë Natyrale, sikur ato të ishin të babës së tij, pa pasur parasysh fare kualitetin e ofruar për shkëmbim. Kjo pjesë e ofruar për shkëmbim edhe pjesa me e pasur e veçantë e Shqipërisë Natyrale. Aty përveç minierës është edhe uji që është vet jeta për pjesën tjetër te Kosovës.
Duke të njohur Z.Krasniqi përmes shkrimeve e librave, vërtet kam pasur respektin më të madh dhe gatishmërinë e rreshtimit tim personal përkrah teje, në veprimtari politike e kombëtare, por e thëna dhe e bëra, vërtet zbehin autorin e shkrimit, ndërsa mua si lexues më mjegulloi kokën.
Një fjalë e urtë thotë " se mençuria pas kuvendit dhe trimëria pas luftës janë hiq gjë”. Mendoj se më së miri kjo fjalë e urtë popullore i flenë anëtarit te ekipit negociator të Kosovës dhe marshit te tij “te ecjes së gjatë”.
Ecja e tillë dhe bashkëbisedimi do te kishin kuptim vetëm para fillimit te bisedimeve të Vjenës, sepse do faktorizohej popullit në këtë procesi. Dështimi i atij procesi, si dhe mosdhënia e rezultatit çfarë propagandohej, çka edhe vet z-Surroji e pranon në letrën e tij publike e bën tani te pakuptimtë këtë aktivitet të tij, përveç se i shërben në fushatën zgjedhore, si dhe për t’u shfajësuar para qytetareve, te cilët ende nuk janë zgjuar nga gjumi i rende tetë vjeçar qe i ka kapluar. Kur te zgjohen, do te kuptojnë koston e kësaj përgjumjeje të thellë, e cila është e ngjashme me atë te viteve 90 - 98.

Vushtrri, 24 gusht 2007

Nuk ka komente: