2 sht 2007

MOS I VRISNI SHQIPTARËT KOT…

DEKLARATË E RRADHËS E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH-SË:

MOS I VRISNI SHQIPTARËT KOT…

-Të gjithë ata liderë të partive politike (PPD, PDP dhe PDSH) që krijuan FYROM, si dhe ata liderë politiko-ushtarak të UÇK-ombëtare, që përmes luftës së armatosur njohën sovranitetin e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas mbi trojet të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), dhe më pas përmes partisë (BDI), shumë rëndë e denigruan çështjen shqiptare, nuk kanë as të drejtën më minimale që përsëri ta vrasin popullin shqiptar për pushtet pa shtet, sepse këtë rradhë FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij në Zonën Nr.3, ndër të cilat është edhe Divizioni TAHIR SINANI i AKSH-së, do të detyrohen që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme, të denoncimit publik (me emër dhe mbiemër të tyre dhe të veglave të tyre mercenare dhe mafioze, të inkriminuara dhe të lidhura me krimin e organizuar të segmenteve antishqiptare sllavo-greke dhe aleateve të tyre), me qëllimin e vetëm të parandalimit të luftës vëllavrasëse ndërshqiptare, ku si gjithmonë edhe tani (po ta lejojmë që të ndodh) do të vriten bijtë dhe bijat më të mira të popullit shqiptar.
-Segmentet e tilla antishqiptare sllavo-greke, përmes bandave të tyre mafioze e mercenare dhe të inkriminuara shqipfolëse, nuk po lëjnë gur pa lëvizur dhe ditë e natë po punojnë që të na djegin etapat e zgjidhjes së drejtë dhe fatlume, ribashkimit kombëtar shqiptar në një shtet me emrin SHQIPËRI, etapa këta shumë qartë të sanksionuara në Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik për Ribashkim Kombëtar të FBKSH-AKSH-së, program ky i miratuar nga Organi më i lartë i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Kuvendi i Dytë Kombëtar i FBKSH-së, të mbajtur në Prizrenin Historik.
-Me këtë rast, në cilësinë e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së dhe si bir i trojeve shqiptare të Uskanës ILIRE(Kërçovës aktuale), te i gjithë populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Etnike dhe te të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, si mbi të gjitha te luftëtarët të lirisë, APELOJ që të mos bijmë pre dhe të mos manipulohemi nga mafiozët politikë të cilët për sa kohë ishin të veshur me imunitetin e pushtetit sllavo-maqedonas, qoftë si deputete të Sobranies së Shkupit apo të DBK-së sllavo-maqedonase, jo vetëm se nuk iu interesonte çështja e pazgjidhur shqiptare në IRJM, por përkundrazi nën petkun e këtij imuniteti dhe të pushtetit sllavo-maqedonas u pasuruan dhe u inkriminuan si askush tjetër gjatë historisë së mëhershme antishqiptare të titizmit jugosllav. Shqiptarët këtë rradhë, nën udhëheqjen dhe drejtimin e FBKSH-AKSH-së, nëse do të detyrohen të luftojnë, do të luftojnë vetëm për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare, kudo ku bukës i thotë bukë dhe ujit-ujë, dhe ribashkimin e tyre në një shtet kombëtar, me emrin shumë të bukur e kuptimplotë SHQIPËRI, dhe kurrsesi me nuk do të tolerojnë që gjaku dhe djersa e tyre të derdhet për kot, për pushtet pa shtet, ku edhe arrën e edhe qekanin e kanë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, apo për të ashtuquajturat ILIRIDA, që ashtu si përpjekjet e kota e manipuante të lidershipit të Prishtinës për gjoja Pavarësi të Kosovës, që dolën të kota, të dëmshme dhe antishqiptare, për çka shqiptarët e Kosovës tani po binden në konstatimin tonë, se më lehtë Kosova ribashkohet me Shqipërinë se sa të bëhet shtet i pavarur dhe sovran.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI
Tiranë, 25.08.2007

Nuk ka komente: