Shkruan: Titan TIVARI
PACIFIKIMI DHE ZGJIMI I KOSOVËS
Qëllimi, synimi dhe strategjia afatshkurtër dhe afatgjatë e çdo pushtuesi dhe sundimtari është nënshtrimi, tjetërsimi, frikësimi e pacifikimi i popllit të robëruar, pastaj shfrytëzimi ekonomik i pasurive nën e mbitokësore të vendit të okupuar dhe në fund fare asimilimi ose dëbimi i popullit autokton dhe përjetësimi i pushtimit.
Këtë taktikë dhe strategji politike e ushtarake kanë ndjekur Serbia, Greqia dhe të tjerët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë Etnike. Këtë politikë shkombëtarizuese, gjenocidale dhe të përvetësimit të tokave tona po vazhdojnë të ushtrojnë edhe sot e kësaj dite shovenistët pushtuesë sllavo-grekë në trojet tona etnike të pushtuara.
Por, ajo që është më tragjike dhe më e dhimbshme është fakti se këtij sundimi dhe kësaj politike antishqiptare të armiqve tanë i kanë ndihmuar, në të gjitha kohërat dhe periudhat, edhe vazalët, shërbëtorët dhe puthadorët tanë shqipfolës!
Unë nuk do të shkoj larg në thellësitë e errëta të historisë së këtij vazaliteti antikombëtar të pushtetarëve e bajraktarëve tanë, por do të ndalem vetëm në kohën tonë më të re të kësaj historie vazaliteti dhe fataliteti antishqiptar të shqipfolësve tanë pushtetarë.
Unë nuk do të ndalem të shkruaj për periudhën e zgjimeve dhe pacifikimeve të Kosovës gjatë sundimit të regjimeve ish-jugosllave, sepse për to është folur e shkruar mjaft, siç është Lëvizja Kaçake e viteve 1914-1925, Lufta Antifashiste 1940-1945, Demonstratat Revolucionare të Nëntorit 1968, Demonstratat Revolucionare të Pranverës së vitit 1981 dhe Demonstratat e Punëtorëve të vitit 1989.
1.Pacifikimi I i Kosovës – 1989-1997 (Rugovizmi)
Atë që nisi frontalisht me polici e ushtri, pacifikimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve, ish-Jugosllavia dhe Serbia millosheviçiane pas Demonstratave të vitit 1981 e 1989, e vazhdoi me vazalitet mesjetar e devotshmëri të pashoqe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me disa partiza të vogla aleate të saj në vitet 1989-1997!
Që nga themelimi dhe në vazhdimësi LDK-ja përqafoi me fanatizëm të shfrenuar filozofinë pasive paqësore e ”gandiste” të ”luftës” për Pavarësinë e Kosovës. Kjo ”filozofi” paqësore jo vetëm që nuk arriti kurrë sukses, sepse me një armik mijëravjeçarë, siç është sllavizmi, nuk mund të bisedohet kurrë paqësisht e jo më të fitohet në rrugë paqësore, por kjo politikë bëri efektin e kundërt në popull. Ajo e frikësoi popullin, e pacifikoi atë, ia humbi besimin në forcat e veta, ia topiti vetëinisiativën, ia vrau guximin, e pasivizoi deri në maksimum, duke e lënë në mëshirë të armikut pushtues dhe të politikës antishqiptare të Evropës. Motoja e LDK-së dhe satelitëve të saj ishte: ”Ne do të fitojmë çka të na japë Evropa”! Ishte kjo një politikë pa dinjitet, pa bosht kurrizor, një politikë inferiore e nënçmimit kombëtar dhe e lëmoshës!
Shumë nga popujt e ish-Jugosllavisë po luftonin dhe mbronin me armë në dorë lirinë dhe pavarësinë e tyre gjatë viteve 1991-1995, kurse LDK-ja e mbante popullin tonë peng të politikës së saj ”gandiste” dhe nën një terror të vazhdueshëm psiqik, duke e frikësuar me terrorin dhe gjenocidin e Serbisë! Në këtë mënyrë në vitet 1990-1995 nga Kosova u shpërngulën rreth gjysmë milioni (500 000) shqiptarë në shtete të ndryshme të botës! Edhe atëherë kur, më në fund, pas një përpjekjeje titanike 5 vjeçare 1992-1997 Adem Jashari me UÇK-ën arritën që ta vrasin frikën dhe rrokën armët, LDK-ja dhe aleatët e saj e quanin UÇK-në dhe Kryekomandantin Legjandar Adem Jasharin ”dorë e zgjatur e UDB-së dhe e Serbisë”! LDK-istët e sabotuan me të gjitha mjetet në disponim luftën çlirimtare të UÇK-së, deri edhe me armë, duke formuar ”ushtrinë” e tyre fantome - FARK-un! E tmerrshme, por e vërtetë!
Megjithë kundërvënien UÇK-së dhe popullit liridashës nga ana e LDK-së dhe aleatëve të tyre, lufta për liri dhe bashkim kombëtar e popullit të Kosovës nuk u ndal, por ajo u gjymtua shumë rëndë nga pacifistët, sepse ata me shantazhet, propagandën anti-luftë çlirimtare e anti-UÇK arritën që ta demoralizojnë e çorientojnë popullin që ai të mos futet në mënyrë masovike në rradhët e UÇK-së, por të marrë udhën e braktisjes së atdheut, të shpërnguljes masive dhe të ikjes në Shqipëri dhe në Iliridë!
Zgjimi I i Kosovës – 1997-2002 (Epopeja e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare)
Pacifikimin fatal që ia bëri Kosovës politika pasive pacifiste dhe injorante e LDK-së, e ndërpreu lufta dhe qëndresa heroike e Familjes atdhetare Jashari, në Kullat e Jasharajve, e udhëhequr nga Kryekomandanti i UÇK-së, Heroi Adem Jashari, në Mars të vitit 1997. Këtë muaj e këtë vit të bekuar dhe historik Kosova u zgjua, u këndellë, e vrau frikën, u shkund nga pacifizmi rugovian dhe përqafoi rrugën luftarake të Adem Jasharit e të UÇK-së për të kthyer në vend dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe për të fituar lirinë e vërtetë kombëtare.
Zgjimi patriotiko-revolucionar e luftarak i Kosovës zgjati më pak se dy vite e gjysmë, mars 1997 - qershor 1999, sepse intervenimi i NATO-s kundër ushtrisë serbe e ndërpreu luftën çlirimtare të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Intervenimi i NATO-s pati dy qëllime: 1.ndërprerjen e gjenocidit uhstarako-policor të Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës dhe 2.ndërprerjen e luftës çlirimtare për bashkim kombëtar të UÇK-së.
Dikush në Evropë dhe në botë nuk e shihte me sy të mirë forcimin dhe rritjen e vazhdueshme të UÇK-së, mbështetjen e saj në rritje nga populli dhe programin politik e ushtarak të saj për çlirim dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë. Prandaj u mor vendimi nga Fuqitë e Mëdha për ndërprerjen e luftës shqiptaro-serbe me intervenimin ushtarak të NATO-s, pasi dështuan përpjekjet diplomatike evro-amerikane për ndërprejen paqësore të luftës nga refizimi i Serbisë. Intervenimi i NATO-s qe shpëtim për Serbinë dhe millosheviçizmin, i cili mbijetoi dhe sot po udhëheq me shtetin serb në emër të Koshtunicës, Sheshelit, Nikoliçit e Tadiçit. Kështu, sot Fuqitë e Mëdha bëjnë negociata me millosheviçizmin pa Millosheviçin dhe e lusin atë që mundësisht ta pranojë Pavarësinë e mbikqyrur (tredhur) të Kosovës!
Fuqitë e Mëdha i trembeshin përhapjes së luftës edhe në territoret tjera shqiptare në Iliridë, në Kosovën Lindore dhe në Malësi të Madhe, prandaj intervenuan kundër Serbisë që në këtë mënyrë edhe të ndërpresin luftën çlirimtare për bashkim kombëtar të shqiptarëve. Ata e dinin se me kalimin e kohës do të bëhej homogjenizimi dhe bashkimi luftarak i mbarë kombit shqiptar të Shqipërisë Etnike dhe do të hapej fronti i vërtetë i luftës shqiptaro-serbe, edhe me futjen e Shqipërisë (londineze) në luftë, dhe kështu shqiptarët do të bënin bashkimin kombëtar. Por kjo nuk i konvenonte Evropës berlineze, londineze e versajase, prandaj në emër ”të mbrojtjes së popullit të Kosovës” nga Serbia, ata ndëhyjnë, intervenuan ushtarakisht dhe e ndërprenë luftën regjionale e krahinore të Kosovës që të mos shndërrohej në një Kryengritje të Përgjithshme Shqiptare për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Megjithatë, shtrirja e luftës në Iliridë dhe në Kosovën Lindore nuk mundi të ndalet, ajo shpërtheu edhe atje gjatë viteve 2000-2002, por me vonesë të madhe, e papërgatitur sa duhet dhe e pa koordinuar në nivel mbarëkombëtar, sepse tanimë lufta e Kosovës ishte ndërprerë, kurse UÇK-ja e saj ishte çarmatosur dhe shpërbërë nga Faktori Ndërkombëtar. Por as në luftën e Kosovës Lindore dhe të Iliridës Fuqitë e Mëdha nuk ndejtën duarkryq, por intervenuan me rrugë diplomatike, ndërhynë me shantazhe e kërcënime kundër UÇPMB-së e UÇKombëtare dhe me manipulimeve e demagogji, se gjoja shqiptarët në Kosovën Lindore e në Iliridë do të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare, arritën deri te ndërprerja e luftës, te nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit dhe Marrëveshjes së Ohrit, të cilat ”Marrëveshje” nuk u realizuan, nuk u zbatuan e nuk u implementuan kurrë në praktikë as sot e kësaj dite dhe, siç duket, nuk do të zbatohen plotësisht asnjëherë! Kështu, Zgjimi I i shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar përfundoi pa sukses.
Pacifikimi II i Kosovës - 1999-2007 (KFOR-UNMIK)
Me largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe me instalimin atje të KFOR-it dhe të UNMIK-ut filloi faktikisht Pacifikimi II i shqiptarëve të Kosovës, por këtë herë jo nga serbët po nga ndërkombëtarët, nga aleatët dhe miqtë tanë të rrejshëm!
Punën e parë që bënë forcat ushtarake (KFOR) dhe civile-politike (UNMIK) në Kosovë ishte ndarja e Kosovës veriore në lumin Ibër nga trungu integral i Kosovës. Pastaj vazhdoi me maltretimin e nacionalistëve shqiptarë, ish-ushtarëve të UÇK-së, ndalimin e Flamurit Kombëtar, heqjen e fotografive të Adem Jasharit nga vendet publike, shpërbërjen e UÇK-së, inkriminimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke burgosur komandantët e saj, me qëllim që të barazojë viktimën me xhelatin, me qëllim që të rehabilitojë luftën pushtuese dhe gjenocidin fashist serb mbi Kosovën! Më tej KFOR-i dhe UNMIK-u vazhduan me moslejimin e mbajtjes së Referendumit Popullor të premtuar në Konferencën e Rambujesë, mohimin e të drejtës së Vetëvendosjes së Kosovës dhe në këtë mënyrë mohoi dhe vazhdon të mohojë edhe të drejtën e shpalljes dhe të njohjes ndërkombëtare të Shtetit të Pavarur e Sovran të Kosovës!
Përmes KFOR-it dhe UNMIK-ut u mundësua hartimi i Pakos së Ahtisaarit, e cila e ndau edhe njëherë Kosovën brenda-përbrenda saj me të ashtuquajturin ”decentralizim” i pushtetit vendor (lokal)! Ky ishte copëtimi i dytë i Kosovës (nga ndërkombëtarët), pas atij të ndarjes së 25% të territorit të saj në Veri të lumit Ibër në qershor të vitit 1999!
Tani, me të ashtuquajturat ”negociatat shtesë” për 120 ditë të Kosovës me Serbinë, deri më 10 dhjetor 2007, faktori ndërkombëtar tenton që ta ulë edhe më poshtë ”pazarin” e Kosovës, duke e shantazhuar atë që të pranojë ose Autonominë ”Substanciale” në kuadër të Serbisë, ose Unionin Kosovë-Serbi si ”Republikë Bananesh”, ose ndarjen e Kosovës veriore, por pa u kompenzuar kjo ndarje me bashkimin e Kosovës Lindore me Shtetin gjysmak të Kosovës! Cilën alternativë kobzezë do ta pranojë Grupi ”ynë” Negociator, do ta tregojë shumë shpejtë e ardhmja! Por shqiptarët e Kosovës nuk do ta pranojnë as njërën dhe as tjetrën alternativë. Pazaret bëhen pa ”mullixhinë”, pa të zotin e vendit – kombin shqiptar! Prandaj edhe të gjitha ”pazaret” do të dështojnë me turp. Alternativa e vetme që e pranojnë shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar është bashkimi kombëtarë i shqiptarëve dhe trojeve të tij në një Shqipëri Etnike të Bashkuar.
Faktori politik ndërkombëtar, me ndihmën e KFOR-it dhe UNMIK-ut, po punon hapur e fshehtas kundër Pavarësisë së Kosovës, për pacifikimin përfundimtar të saj dhe në fund futjen e Kosovës (në një mënyrë apo tjetër) nën ombrellën e Serbisë! Kurse shqiptarët janë hipnotizuar aq shumë nga KFOR-i, UNMIK-u dhe aleatët e miqtë tanë të rrejshëm (sikurse në kohën e Rugovës), sa që për ta është temë tabu, e paprekshme, e shenjtë kritika ndaj KFOR-it, UNMIK-ut apo disa miqve tanë, para hundëve të të cilëve Kosova u nda dy herë dhe ata nuk ndërmorrën asgjë!
Kosova nuk u bë dhe nuk bëhet Shtet i Pavarur qe 8 vjet rresht dhe ”miqtë e aleatët” tanë nuk çajnë kokën! As këto bisedime për gjoja ”pavarësi” e statusin e ardhshëm të Kosovës, që nisën më 2006-ën, janë rezultat i atyre viktimave shqiptare që humbën jetën në përleshje me fashistët serbë, të cilët bllokonin rrugët e shqiptarëve anembanë Kosovës kur tu kujtohej, kurse KFOR-i dhe UNMIK-u nuk ndërmerrnin asnjë masë kundër atyre fashistëve për zhbllokimin e rrugëve! Dhe kur shqiptarët tentuan t’i hapin vetë rrugët e bllokuara, ata u gjuajtën me breshëri plumbash të KFOR-it dhe u përgjakën e u vranë me dhjetëra djem e vajza të Kosovës nga forcat ushtarako-policore të UNMIK-ut, sikur të ishin bubrreca e jo njerëz në tokën e vet, që kërkonin të jetojnë të lirë në tokën e vet!
Po të ishte KFOR-i aleati ynë, ai do ta bashkonte Kosovën menjëherë pas ndarjes së saj më 1999! Por këtë nuk e bën, sepse nuk e lejon Marrëveshja e fshehtë e Kumanovës e bërë me Millosheviçin për ndarjen e Kosovës dhe në dëm të shqiptarëve e të Kosovës! Po të ishte KFOR-i e UNMIK-u aleati ynë nuk do ta shpallnin Kosovën ”multietnike” me vetëm 10% të popullsisë së saj me pakica kombëtare! Kur dihet se shumica e shteteve evropiane që i thonë vetes shtete kombëtare kanë një numër dy-tre fish më të madh të pakicave tjera etnike dhe nuk emërtohen si shtete multietnike. Por Kosova, sipas kurthave antishqiptare të Evropës dhe të tjerëve, ”duhet” të jetë multietnike, serbe, sllave e gjithëçka tjetër, por vetëm shqiptare nuk guxon të quhet dhe as të mbesë! Ky ishte dhe është misioni politiko-ushtarak i Fuqive të Mëdha dhe ”aleatëve” e ”miqëve” tanë – shpërbërja etnike e Kosovës, mosbërja e saj Shtet dhe vdekja e ngadalshme, klinike e saj! Aty ku e la politika pacifiste e disfatiste e LDK-së, punën e saj për shpërfytyrimin dhe pacifikimin e Kosovës, nga aty e vazhdoi dhe e vazhdon KFOR-i, UNMIK-u dhe vazalët e mercenarët e shumtë shqipfolës të tyre, të cilët vegjetojnë si krimbat e mëndafshit në Qeveri, në Kuvend dhe në Grupin Negociator!
Zgjimi II i Kosovës – 2008-2010-2012 (FBKSH-AKSH)
Populli shqiptar i Kosovës, Iliridës, Kosovës Lindore dhe Malësisë së Madhe asnjëherë nuk ka mbetur jetim, pa bij e bija, pa luftëtarë të lirisë. Edhe pse me manipulimet e shantazhet e të huajve dhe me gabimet e lëshimet e shqiptarëve, u bë çarmatosja e luftëtarëve të lirisë dhe shpërbërja e tri UÇK-ëve, populli shqiptar i Shqipërisë së robëruar Etnike kurrë nuk u çarmatos, kurrë nuk u dorëzua, kurrë nuk e ndërpreu luftën për liri, por u organizua dhe u mobilizua në rradhët e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe u rreshtua si ushtarë në rradhët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Aktualisht FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë të vetmet forca të organizuara politiko-ushtarake në nivel kombëtar, të cilat janë aktive dhe veprojnë vazhdimisht për mobilizimin dhe përgatitjen e popullit tonë për tu zgjuar përsëri, për tu ngritur në këmbë dhe për të shpërthyer në Kryengritje të Përgjithshme Kombëtare për të fituar përfundimisht lirinë dhe për të çliruar e bashkuar Atdheun e copëtuar – Shqipërinë Etnike. Aty ku e lanë luftën çlirimtare tri UÇK-të, prej aty e vazhdoi dhe po e çon përpara qëndresën dhe luftën çlirimtare FBKSH-ja dhe AKSH-ja. Në këtë mënyrë, AKSH-ja nuk është diçka e re, e huaj apo e paqenë, ajo është vazhdimësi e tri UÇK-ve por me emër tjetër, ajo mbiu nga dheu ilirian i Shqipërisë Etnike dhe doli nga gjiri i këtij populli të robëruar, por liridashës dhe luftarak. Ashtu siç është i pavdekshëm populli ynë, ashtu është e pamposhtur edhe AKSH-ja.
FBKSH-ja dhe AKSH-ja kanë një Platformë Politike e Ushtarake Mbarëkombëtare, kanë një Program Atdhetar e Çlirimtar dhe janë të vendosura që ta realizojnë pikë për pikë Platformën dhe Programin e tyre, janë të vendosura që ta çojnë deri në fund amanetin e brezave dhe ta bëjnë realitet idealin e dëshmorëve dhe heronjve të panumërt të kombit tonë, të cilët luftuan, derdhën gjakun dhe dhanë jetën ndër shekuj për lirinë e Shqipërisë Etnike. Vetëm lufta e armatosur e AKSH-së do të bëjë të mundshëm realizimin e Betimit të Luftëtarëve të Lirisë për një shtet dhe komb shqiptar të bashkuar e të lirë. Rrugë tjetër nuk ka. Ose luftë për liri e bashkim kombëtar me AKSH-në në ballë, ose robëri, pushtim, copëtim e skllavëri. Është në dorën dhe në vullnetin e kombit shqiptar se cilën rrugë do të zgjedhë: Rrugën e nderit e të luftës për liri, apo rrugën e turpit, të nënshtrimit e të robërisë.
Pacifikimit të turpshëm e të dështuar të Kosovës nga vendorët dhe të huajtë po i vjen fundi. Edhe sundimit të Serbisë në Kosovë, përmes dorës së saj të zgjatur – UNMIK-ut, poashtu po i vjen fundi. Pushtetarëve të vjetër e të rinj, vazalëve e mercenarëve shqipfolës po u rrëshqet toka nën këmbë për çdo ditë e më shumë. Neokolinializmit unmikistanez të Kosovës po i afrohet fundi. Kosova dhe shqiptarët kanë filluar të lëvizin, të ndihen gjallë. Kosova dhe shqiptarët po zgjohen e kthjellohen për çdo ditë e më tepër për t’i dalë zot vetvetes dhe atdheut të tyre që është në rrezik. Zgjimi II i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë Etnike ka filluar dhe do të shpërthejë në pranverë të vitit që po vjen. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria Etnike nuk ka më territore për të falur fqinjëve fashistë e pushtuesë. Ora e Zgjimit të Madh Kombëtar ka filluar të numërojë dhe shumë shpejtë do të dëgjohet e do të ushtojë Kushtrimi Mbarëkombëtar për Liri, Bashkim Kombëtar dhe për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Shqiptarë, mbani vesh dhe dëgjoni!
Kur Kushtrimi të jehojë
Rrokni armët dhe luftoni!
Shqipëria të bëhet Zojë.
5 Shtator 2007
6 sht 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment