5 sht 2007

Proçesi i asimilit të banorëve shqiptar në fshatin Obenik, vazhdon edhe më tej

Proçesi i asimilit të banorëve shqiptar në fshatin Obenik, vazhdon edhe më tej

Akoma po ndjehen torturat psihike që po i bëhen shqiptarëve në komunën e Demir Hisarit pas asaj që ishte me djegien e xhamisë të fshatit Obenik. Nuk kanë fund maltretiem ndaj banorëve të këtij fshati, maltretime këto, si nga aspekti fetar ashtu edhe nga ai intelektual, në rastin konkret po bëhet asimilim në mënyrë indirekte nga ana e komunës, qeveritarëve komunal, ata të palës opozitare të frymëzuar me ideale komuniste. Këta qeveritarë në krye me prefektin e kësaj komune i cili vjen nga rradhët e LSDM-së bëjnë ç’nuk e ç’mos për t’i asimiluar banorët shqiptarë të këtij fshati.
Konkretisht, po e fillojmë nga më afër, nuk ndërhy shumë thellë që mos e zgjasim shumë, por do ta filloj nga viti i kaluar shkollor.
Në Sh.F. “Dame Gruev” të f. Obenik, ku një paralele të grupit të kombinuar e cila e ndjek mësimin në gjuhën shqipe në vititn shkollor 2005/2006 kishte përpjekje nga ana e kryeshefit të komunës për të punsohet person me shkollë të mesme tehnike dhe të largohet nga puna ai i cili e mbante mësimin, mësues i diplomuar, domethën kuadri adekuat të largohet duke u zavendësuar më dikë i cili nuk ka aspak lidhje me punën edukativo-arsimore. Pasi që kjo i dështon dhe nuk iu plotësohet qëllimi, në paralelen të grupit parashkollor, ku ka patur tre nxënës dhe të tre të nacionalitetit shqiptar, këtu punësohet mësuese maqedonase dhe mësimi mbahet në të njëjtën gjuhë.
Vetëm pas kalimit të nënt muajve të vitit shkollor, konkretisht para katër muajve të këtij viti, në të njëjtin fshat nga vandalistët vendas të asaj komune më datën 20 maj në orën 4 e 30 të mëngjesit po digjet xhamia e fshatit të lartpërmendur. Situata tepër alarmante nën ndikimin të Ministrisë për Punë të Brendëshme dhe intervenimit të shpejtë të saj u zbut, sidomos me ardhjen të z.minsitrit shqiptar personalisht në këtë fshat për të njëftohet drejpërsëdrejti me problemin në fjalë. Banorët e këtij fshati edhepse tepër të revoltuar nga ky gjest, shpresat nuk i humbën për një ardhmëri më të mirë duke parë se qeveria vërtet po kujdeset për një jetë normale për ta për dallim nga qeveritarët komunal.
Përpjekjet të komunës për të dëmtuar banorët e këtij fshati në çdo aspekt nuk kanë mbaruar. Në këtë vit shkollor prap po ballafaqohen me probleme nga rangu i lartpërmendur. Përsëri sot po largohet nga puna arsimtari i këtij fshati i cili edhpse e ka kryer fakultetin pedagogjik, gjithashtu me përvojë pune prej 2 vjet dhe me provim shtetëror të dhënë, e mer lajmin nga drejtori i shkollës ( i njëjti kryen urdhërin të prefektit të komunës) për t’u larguar nga puna dhe të zavendësohet me person i cili e ka kryer vetëm shkollën të mesme tehnike. Cili do të jetë efekti nga kjo nëse ky i dyti po e udhëheq proçesin edukativo-arsimor, nuk ka nevojë për koment. Qëllimet janë të qarta të prefektit të kësaj komune, haptazi punohet më të madhe në asimilim të kësaj popullate shqiptare e vetmja në këtë fshat në gjith komunën. Dhe ajo që është edhe më me rëndësi është se në shkollën Dame Gruev, qendra e së cilës është në fshatin Smilovë, gjysma e nxënësve janë nga kombësia shqiptare, pas mbarimit të shkollës fillore 4 vjeçare me mësim në gjuhën shqipe, po e ndjekin mësimin edhe katër vjet të tjera të arsimit fillor në gjuhën maqedone si e si vetëm të ekzistojë shkolla dhe të mos mbyllet. Kjo është pra edhe një fakt lidhur me manipulimin me banorët dhe nxënësit shqiptar të f. Obenik. Arsimtari në fjalë pasi që e kryen urdhërin e drejtorit, largohet nga puna dhe të njëjtin moment paraqitet në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe i informon për rastin që ndodh. Të punësuarit nga ministria e lartpërmendur, personat kompetent po intervenojnë menjëher duke iu përmbajtur rregullave dhe normave ligjore. Intervenimin të tyre i cili më shumë ngjan më korigjim të gabimeve të cilat po i bën një drejtor, i njëjti nuk i përmbush kërkesat për të udhëhequr në këtë post, prap e hedhin poshtë dhe poia vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër, duke i përmbushur qejfin prefektit, duke e hedhur poshtë fjalën të Ministrisë të Arsimit dhe duke iu afruar qëllimit të shkatërimit të arsimit shqip në këtë komunë.
A vall nuk është qesharake kjo, a vall nuk duhet njëher dhe përgjithmon të dënohen këta udhëheqës të pa moraltë t’i miren kompetencat lidhur me arsimin, këtyre udhëheqësve të frymëzuar me nacionalizëm antishqiptar, ose çdo vjet do të duhet ata të korigjohen për gabimet që i bejnë dhe si rezultat i kësaj të vuaj popullata e pafajshme shqiptare të f. Obenik.

Nuk ka komente: