MESAZHI I BUSULLËS
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje, pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
Nga Bekim Rexhepi
120x120 DITË SHTYRJE?
120 ditë shtyrje. Po pse të mos ketë shtyrje derisa nuk ka vendosmëri gjatë gjithë procesit dhe për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova në krye me Grupi Negociator (GN), Janë edhe 120 kompromise të tjera, qe do të mund të qarkullojnë në kuluaret diplomatike, për ta mashtruar Kosovën, madje për të heq dorë nga pavarësia e saj. Shtyrja edhe për 120 ditë të tjera, nuk do te ishte e gjatë, për modelin e pritjes shqiptare. E gjatë është shtyrja për secilin apo për atë, qe e di se Kosova patjetër duhet të pavarësohet.
Dhe, e pakuptimtë është kjo shtyrje! thonë qytetaret (e shumicës) në Kosovë, sepse nuk ka arsye tjetër politike, se pse për pavarësinë e Kosovës të bëhet vonesa, apo edhe shtyrje të tjera. Këto shtyrje të tjetër, sikur i japin infuzion Serbisë, e cila nuk ngurron që me çdo kusht të pengoj apo ta zhbëjë procesin nga itinerari i saj politik qe e paragjykon si te disfavorshëm.
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
Sa vije e faktori ndërkombëtar, po e zbutë përkrahjen e vet karshi idesë për pavarësinë e Kosovës, kjo mund të na kushtoi, pavarësisht se tymoni i politikës sonë qe në lëvizjen e përbashkët te faktorit ndërkombëtar e kombëtar në Kosovë. Ne mund te jemi te dëshpëruar, se pse nuk po na lejon hapësira heterogjene e ndërkombëtarëve te bëjmë shtetin tonë, te pavarur, madje edhe ashtu siç e duam ne.
Qëndrimi ynë, ndaj politikës se huaj, lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, dukshëm ka qenë qëndrim solidarizuesë. Pastaj edhe rrëshqitjen e faktorit ndërkombëtar, ne një regjim tej bllokues ekonomik e politik, nuk e kemi kritikuar sa duhej edhe pse kjo më nuk mund te justifikohej as me kohen dhe as me mundësit që i ofronte Kosova. Solidariteti i politikës sonë me regjimin bllokues e ka quar politikën vendore ne disfunksionalitet, gati të plotë.
Pra, me të drejtë, sot mund te arrihet deri aty, që të konkludohet se ky disfunksionaliteti i politikës kosovare, ka mbërri në imponime qendrore, se gjithsesi duhet te ketë marrëveshje në negociata me Serbin. Madje, pavarësisht se Serbia nuk është ndëshkuar, ajo është kthyer në faktor, të palëve që e mundësojnë zgjidhjen e problemit apo të statusit të Kosovës. Serbia, gjithashtu është lënë e lirë, të funksionoj në rrafshin e manovrimeve të vjetra politik. Diskursi i saj politik për Kosovën, akoma po tregohet edhe më i ultë, se ai i mëparëshmi i krimeve që i shpëtuan zotit e ligjit.
DËSHMITË QË S’ PO NA NDIHMOJNË TË KTHJELLOHEMI
Problemi i Kosovës dhe zgjidhja, nga Grupi Kontaktit kaloi në OKB, dhe më pasë zbritja e serishme, në Grup të Kontaktit nga OKB-ja, dëshmoi qartë mosseriozitetin e njërës dhe tjetrës, e pasqyroi më mirë, si asnjëherë tjetër, rastin tonë, se sa divergjenca politike ka dhe mbeten.
Të përkujtojmë se ne vet e kemi favorizuar si interes të madh instalimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë, madje ky favorizim duket te jetë akoma i ngjashëm edhe me instalimin tjetër te forcave Evropiane, duke i lënë hapësirë menaxhimit te huaj, dhe duke u vet rezervuar në mënyrë të frikshme për vet menaxhimin e vendit.
Po marrë shkas 17/18 Marsin 2004, te anarkisë politike, edhe pse forcat ndërkombëtare ishin përgjegjëse në menaxhimin e sigurisë në Kosovë, u zunë te pa përgatitura, edhe pse kishin stërvitur madje vazhdimisht. Pra, dëshmia e marsit është një alibi më shumë se gjendja në Kosovë duhet vet menaxhuar. Po ashtu edhe protesta e 10 shkurtit e këti viti, që fatkeqësisht patën viktima, të organizuara nga “lëvizja për vetëvendosje”, dha dëshminë tjetër se më mirë mund te menaxhohet siguria nga vet ne se sa nga ata qe kanë interesa te tjera, të dëmshme për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
BUSULLA E NDRYSHKUR
Se, Kosova nuk po ecën si duhet në rrugëtimin e saj, e thotë gjendja aktuale, pa zhvillime politike e ekonomike me një gjendja sociale tej alarmante kudo ne Kosovë. Kjo fare lehtë hetohet, e vetëm “hetuesit e këqij”, në GN-or, nuk duan ta pranojnë “dehjen politike”, që e ka kapluar Kosovën.
Derisa nuk arrihet akoma shtetësia nacionale ka alibia te rreme patriotike. E shtetësia nacionale në Kosovë nuk mund te bëhet pa pavarësinë e plotë të Kosovës. Të imagjinosh të kundërtën do të thotë se nuk je afër realitetit politik, vetëm oportunistët, mbesin te vetëm dhe vazhdojnë ta mbajnë me dhunë e mashtrim, tymonin e politikës në Kosovë. Ky tymon i politikës, nuk po drejtohet ne kahjen e duhur të pavarësisë se Kosovës, nuk po lëvizë mirë sepse do më parë të këputet se sa të mbërri në cak.
Në fakt busulla jonë mund te duket e ndryshkur, por nuk mund të themi: “se ajo nuk ka edhe mjeshtër”!. Populli e di më se miri e thotë: “s’ka perëndi të tjerë përveç meje”!. Kujdes loja me popullin, është e rrezikshme. Populli t’vret keq kur e mashtron...
03 shtator 2007
info@bekimbeu.de
www.bekimbeu.de
6 sht 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment