2 sht 2007

MR. GAFURR ADILI, ZEDHENES POLITIK I FRONTIT PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (FBKSH) : E shpallim, pa pyetur





MR. GAFURR ADILI, ZEDHENES POLITIK I FRONTIT PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (FBKSH) :

E shpallim, pa pyetur

Pavarësia e Kosovës mund të shpallet më 28 nëntor në Prekaz, nga të gjithë të tjerët,përveç Kuvendit të Kosovës. Ekipi i Unitetit merr mesazhin se e ka mbushur kupën dheajo mund të derdhet në çdo çast. Për të gjitha këto është aktivizuar FBSHK-ja.

Prishtinë, 10 gusht — Një ditë para se në Prishtinë të mbërrijë treshja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, kërcënimi i parë tashmë ka arritur në adresën e Ekipit të Unitetittë Kosovës.Nëse ata vazhdojnë të bisedojnë me Serbinë, atëherë pasojatpër ta do të jenë të rënda, ka paralajmëruar përmes një komunikate Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBSHK), nën tëcilën vepron edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH)."Nëse edhe në të ardhmen do të vazhdoni të silleni e të vepronisiç jeni sjellë e keni vepruar deri më tani dhe nuk do ta merrni nëkonsideratë këtë paralajmërim, ju sigurojmë se do ta pësoni shumëkeq. Historia do t'ju gjykojë shumë rëndë, jo vetëm ju, por edhepasardhësit tuaj...Ju porosisim që urgjentisht të jepni dorëheqje dhe ta shpërbëni tëashtuquajturin 'Grupin e Unitetit', që në fakt nuk është asgjë tjetër veç 'Grupi Mafioz", thuhet në komunikatë.Disa nga pikat e këtij paralajmërimi janë të ngjashme edhe me kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kohë që kërkon të ndërpriten negociatat me Serbinë dhe populli të vendosë vetë për fatin e tij.Por, Glauk Konjufca, njëri nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, thotë senuk kanë asnjë lloj bashkëpunimi me FBSHK-në dhe nuk kanë informacione në lidhje me qëndrimin e këtij fronti."Gjithkush mund të huazojë idetë dhe kërkesat tona. Me rëndësi është që populli të vendosë vetë për fatin e tij, sepse deri më tash politikanët flasin në emrin tonë pa na pyetur ne për asgjë", shprehet Konjufca për Express. Nëse kryeministri Agim Ceku eka pasur në plan ta caktojë datën e shpalljes së pavarësisë njëanshëm, më 28 nëntor të këtij viti, por nuk ka mundur, atëherëdëshirën e tij mund ta realizojë dikush tjetër.Politikanët e Ekipit të Unitetit, më 28 nëntor të këtij viti ka mundësi të jenë duke u marrë me dokumente negociatash me Serbinë, kur në Prekaz ka gjasa të shpallet pavarësia e Kosovës. Zyrtarë të FBSHK-së paralajmërojnë se kanë filluar bisedimetme parti politike dhe institucione të tjera, në mënyrë që deri më 1tetor të këtij viti të qartësohet gjithçka.Ata tregojnë se janë duke lobuar në mënyrë që shpallja e pavarësisë në Prekaz të ndodhë në festën e Ditës së Flamurit dhe këtë do ta bëjnë pavarësisht bisedimeve të Ekipit të Unitetit ose emisarëve ndërkombëtarë."Jemi në bisedime. Më 28 nëntor besojmë se do të shpallim pavarësinë. Këtë nuk do ta bëjmë vetëm ne, por në bashkëpunimedhe me subjekte të tjera", thotë Gafurr Adili, zëdhënës i FBSHKsë.Ai sqaron për Express se për këtë kanë mbështetje edhe në Kosovë, të cilën FBSHK-ja e ka ndarë si zonën numër dy, ndërkohë që partitë e mëdha ai i cilëson si forca politike të biznesit."Ne jemi në kontakt edhe me shoqata të luftës edhe me subjektetë tjera, sepse kemi anëtarë në çdo institucion, në Kuvend, nëQeveri dhe institucione të tjera", thotë ky zëdhënës.Zyrtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së tregojnë se kjo idenë fillim ka qenë e tyre, e cila u është prezantuar zyrtarëve të lartëtë vendit."Por ne pajtohemi me këtë. Mendojmë se ka ardhur koha qëtë bashkohemi dhe të shpallim pavarësinë", thotë Xhavit Jashari,kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.Ndërkohë zyrtarë të FBSHK-së nuk tregojnë se me cilat parti atakanë filluar kontaktet në lidhje me lotimin e tyre që të shpallinpavarësinë.Smajl Latifi, kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës(LKÇK), thotë se platforma e këtij subjekti politik është bashkimikombëtar. "Ne jemi për opsionin e bashkimit kombëtar dhe nuk ekemi në fokus pavarësinë. Nëse ajo do të ishte e plotë dhe pakushte, ndoshta, por jo në këtë mënyrë", thotë Latifi për Express.Ulpiana Lama, zëdhënëse e Kryeministrit të Kosovës, thotë seangazhimi i kreut të Qeverisë ka qenë që të caktohet një datë për shpalljen e pavarësisë, por ajo të bëhet në kuadër të institucionevetë vendit."Ai këtë e ka deklaruar publikisht. Paralajmërime të tilla për shpalljetë pavarësisë dhe se çfarë mund të ndodhë, janë hipotetike", thotë Lama për Express.Megjithëkëtë, sa i përket letrës së FBSHK-së drejtuar politikanëve të vendit, ku ata paralajmërohen mjaft ashpër, policia sqaron se janë njoftuar në lidhje me këtë. "Ne jemi duke e shqyrtuar nivelin e kërcënimit që mund të theksohet në këtë letër, e cila është dërguar si paralajmërim. Deri tani ne nuk kemi ndërmarrë ndonjë veprim, ndërsa varësisht edhe nga situata mund të veprohet", thotë Veton Elshani, zëdhënës i SHPKsë.

Nuk ka komente: