Shefki OLLOMANI:
"KOMBI KOSOVAR"
Kosova dhe populli i saj shumicë nuk lufton për identitet kombëtar, por për Shtet Kosovar, sepse identitetin kombëtar Kosova e ka qysh me mijëra vite përpara dhe ai është identiteti Iliro-Shqiptar. Kosova është Shqiptare, por nuk ka pavarësi, nuk është shtet, ndaj ajo lufton për Liri, Pavarësi dhe Shtet. Për të qenë Kosova shtet, nuk është e domosdoshme që të krijohet një komb i ri brenda saj me emrin “Kosovar”, sepse në Kosovë veç është formuar dhe ekziston shekuj më parë kombi Shqiptar. Kombet nuk mund të formohen brenda natës, ata rrugëtojnë nëpër shekuj derisa marrin formën përfundimtare. Kombet formohen përmes proçeseve të gjata historike, të natyrshme dhe evolutive. Edhe simbolet shtetërore të Kosovës do të jenë simbole shtetëroe dhe jo kombëtare. Të gjitha tentativat për zëvendësimin e identitetit kombëtar dhe simboleve kombëtare të Kosovës me identitete e simbole tjera do të dështojnë, sepse janë antikombëtare dhe antihistorike.
Shkurtpamësia e shqiptarëve dhe dobësimi i identitetit kombëtar shqiptar shprehet përmes tentativave për krijimin e një identiteti të ri kombëtar – identitetit Kosovar, krahas formimit të shtetit të Kosovës. Sot nga ndërkombëtarët dhe antikombëtarët tanë, përpiqet të imponohet e të krijohet artificialisht i ashtuquajturi “njeriu i ri” në Kosovë, që do të quhet KOSOVAR. Ky është projekt i madh eksperimentues, laboratorik dhe i dhunshëm në dëm të qenies sonë kombëtare shqiptare.
Krijimi i "Kombit Kosovar" e përjashton bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, tani dhe në të ardhmen. Aktualisht prioritet është bërja e Kosovës shtet sovran e të pavarur dhe jo krijimi artificial i "Kombit Kosovar".
Filiza e kombit "Kosovar" ka nisur të shpërthejë, në heshtje, që nga viti 1974, me krijimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe me përpilimin e Kushtetutës së saj. Kjo Krahinë atëherë kishte kufijtë e saj administrativë, kishte qeverinë, flamurin e disa simbole krahinore që u gjasonin atyre shtetërore.
Kombet nuk janë krijuar dhe nuk mund të krijohen me dekrete dhe me anë të ligjeve të ndryshme politike shtetërore. Ata krijohen përmes një proçesi të gjatë historik dhe në mënyrë spontane dhe evolutive. “Kosovarit” tentohet t'i imponohet një kulturë, një letërsi si dhe një gjuhë tjetër nga Shqiptarët tjerë të Shqipërisë Etnike. "Kombi Kosovar" edhe nëse imponohet nga brenda apo nga jasht, nuk do të jetë komb i mirëfilltë, por do të jetë një komb politik. Do të jetë një komb kancelarishë botërore, nuk do të jetë komb i mbirë nga dheu shqiptar i Kosovës dardane.
Sipas kohës dhe mënyrës së formimit të tyre, ekzistojnë dy lloj kombesh: Komb natyror (etnik) dhe Komb artificial (politik). Kombi natyror lind, formohet e zhvillohet në mënyrë evolutive, gjatë një periudhe kohore të gjatë qindra-mijëravjeçare. Kombi artificial paraqitet e ”formohet” brenda natës, gjatë një kohe shumë të shkurtër, me anë dekretesh e kontratash politike.
Shumica e kombeve të Ballkanit dhe të Evropës janë formuar mbi baza të nacionalizmit etnik. Edhe kombi shqiptar ka pasur të njëjtën bazë dhe të njëjtin rrugëtim historik drejt formimit të tij. Kombi ynë është formësuar mbi bazën e botëkuptimit politik, luftarak e kulturor të Pellazgëve, Ilirëve dhe shekujve tjerë të Mesjetës dhe të Modernes që pasuan më pas. Në Kosovë të gjitha lëvizjet politike dhe luftarake pas vitit 1912, që nga Azem Galica dhe deri te Adem Jashari, kanë pasur karakter dhe përmbajtje etnike kombëtare, atë të nacionalizmit shqiptar.
Kombi natyror (etnik) ka një origjinë, gjuhë, histori, kulturë dhe simbole të përbashkëta dhe prejardhjen e ka nga një bashkësi e njëjtë njerëzore apo fisesh. Kurse Kombi artificial përbëhet nga disa bashkësi apo fise, nga disa popuj apo kombe, të cilët i bashkon interesi politik ditor apo momental dhe vendosin, me marrëveshje e kontrata të ndryshme, që të formojnë kombin politik brenda një territori të caktuar.
Kombi politik është bashkëjetesë popujsh apo kombesh në një shtet të përbashkët, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta kushtetuese e ligjore. Shembull tipik të kombit politik kemi kombin Amerikan, kombin Zvicerian etj. Në këtë rrugë don të shkojë edhe i ashtuquajturi ”Komb Kosovar”, por as kushtet dhe rrethanat politike, as realitetet historike dhe ekonomike nuk janë të ngjashme si ato të Amerikës dhe Zvicrës, prandaj nuk ka aspak gjasa që ky ”Komb Kosovar” të mund të formohet dhe të funksionojë.
Në Kosovë, prej shekujsh, është formuar kombi etnik shqiptar dhe që të ndërtohet tani në Kosovën-Shtet një komb politik ”Kosovar” duhet që paraprakisht të shembet kombi ekzistues shqiptar. Dhe që të bëhet ky akt, duhet që të ndërrohet apo të falsifikohet e gjithë historia mijëravjeçare e Kosovës dhe e Shqiptarëve, të ndërrohet gjuha, kultura, alfabeti e folklori dhe të krijohen të reja. Pra, duhet që të burgoset e vërteta dhe të thurren gënjeshtrat! Shtrembërime të këtilla të realitetit objektiv historik dhe transformime të kësaj natyre nuk mund të bëhen në shoqëritë dhe sistemet demokratike, pos në shoqëri e sisteme totalitare, fashiste dhe diktatoriale. Vetëm në këtë rast Kosova do të shndërrohej në një laborator gjigant eksperimentimi, ku viktima nuk do të ishin minjtë, por shqiptarët.
Edhe po të arrihet deri te formimi artificial e laboratorik i kombit politik ”KOSOVAR”, me anë të lajkave, mashtrimeve, falsifikimeve e kërcënimeve, kjo do t’i ngjante ndërtimit pa leje të një shtëpie në pronën e huaj. Kosova nuk ka vend për dy kombe. Pronar i tokës së Kosovës është Kombi SHQIPTAR. Dhe nëse është e saktë ajo që trumbetojnë demokratët vendas dhe të huaj se, ”prona është e shenjtë”, atëherë askush nuk ka të drejtë ligjore dhe morale që këtë pronë t’ia rrëmbejë dhe t'ia tjetërsojë kombit Shqiptar të Kosovës.
Ky komb i ri Kosovar imponon pastaj edhe përcaktimin e Flamurit dhe të Hymnit kosovar, të ndryshëm nga simbolet kombëtare shqiptare. Dhe si rezultat i gjithë kësaj do të tentohet që të vjen edhe deri te flakja e gjuhës së unjësuar letrare shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare gegërishte kosovare.
Flamuri është simbol i identitetit të kombit, i identitetit të shtetit, është simbol i unitetit të popullit. Flamuri është ndjenja, morali dhe nderi i një kombi. Flamuri është shenjë e shenjtë e Atdheut, që nuk mund të zëvendësohet dhe të ndryshohet pa u ndryshuar dhe asimiluar më parë vetë kombi. Flamuri ynë Kombëtar është Antika, Mesjeta dhe Koha jonë Moderne. Flamuri ynë vjen kështu siç është që nga Lashtësia dhe kështu do të vazhdojë, i këtillë siç është, në Përjetësi. Askush nuk ka të drejtë morale as ligjore ta prekë Flamurin tonë Shqiponjë dhe Feniks. Në këtë Flamur është gjaku, mendja, ideali dhe zemra e miliona dëshmorëve dhe heronjve të kombit tonë që nga Pellazgjia dhe deri te Shqipëria. Ky Flamur është Flamuri i Zeusit të Pellazgjisë, i Lekës së Madh të Maqedonisë, i Pirros së Mollosisë (Epirit), i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut të Arbërisë dhe Flamuri i Ismail Qemalit të Shqipërisë.
Dikur, ndarjen e letërsisë dhe gjuhës shqipe të Kosovës nga letërsia dhe gjuha shqipe e Shqipërisë, e kërkonte me këmbëngulje Jugosllavia Federative dhe Serbia. Madje, Serbia dhe shqipfolësit pushtetarë të asaj kohe, ndoqën dhe torturuan qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, shpeshherë deri në vdekje, të cilët kishin guximin të thonin e të shkruanin hapur se kultura dhe gjuha shqipe është një dhe e pandarë për të gjithë shqiptarët, pavarërisht se në cilat shtete jetojnë.
Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij “allbanci” (në Shqipëri) dhe “shiftari” (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë ta jetësojë këtë qëllim të tij. Sot, pas krijimit të rrethanave të reja, tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundësisë së krijimit të një identiteti të posaçëm kombëtar – atij Kosovar, janë ringjallur në një masë të shumëfishuar. Të ndihmuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare këto teza herë pas here po dalin në sipërfaqe në opinionin tonë publik.
*****
Identiteti kosovar ekziston, por vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, si identitet regjional apo krahinor, me veçoritë e tij kulturore, dialektore, etnografike, zakonore, tradicionale etj., ashtu siç ekzistojnë edhe shumë identitete tjera krahinore brenda kombit dhe atdheut tonë, si p.sh.: identiteti i Malësisë së Madhe, identiteti i Pollogut, identiteti i Mirditës, identiteti i Labërisë, identiteti i Çamërisë,… por ajo që i bashkon ata është Identiteti Kombëtar Shqiptar. Janë i njëjti Komb dhe formojnë të njëjtin Atdhe - Shqipërinë Etnike. Po të tentonim që të gjithë këto identitete krahinore t'i kthejmë në identitete kombëtare, atëherë Kombi Shqiptar do të shpërbëhej, do të zhdukej dhe ora jonë historike do të kthehej prapa në kohën e fiseve primitive. Koha jonë nuk është koha e fiseve, por është koha e kombeve. Ideali dhe luftërat e pandërprera të kosovarëve, ndër shekuj, kanë qenë për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike. Kurse këto 100 vitet e fundit, kosovarët kanë luftuar për çlirim dhe bashkim me pjesën tjetër të kombit dhe shtetit shqiptar, me Shqipërinë.
Asnjëherë kosovarët nuk kanë luftuar për t'u formuar si komb Kosovar. Nuk mund të formohet një Komb Kosovar, por në të njëjtën kohë ta ruaj Gjuhën, Flamurin, Historinë dhe Letërsinë Shqiptare. Po të heqë dorë dhe t'i mohojë këto, atëherë ai do të jetë kombi më i mjerë dhe më i varfër i botës, sepse do të ngelë pa gjuhë, pa letërsi, pa flamur dhe pa histori. Kosova dhe Kosovari do të ngelë pa poetë e shkrimtarë, sepse të gjithë këta veten e kanë ndier dhe e kanë quajtur Shqiptarë. Nuk mundesh ta quajsh veten "Komb Kosovar" dhe të përvetsosh çdo gjë që është Shqiptare. Kosova do të ngelë edhe pa dëshmorët dhe heronjtë e vet kosovarë, sepse ata nuk kanë luftuar dhe derdhur gjakun për "Kombin Kosovar", bile as për Kosovën-Shtet, por ata kanë luftuar dhe rënë për çlirim dhe bashkim kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike. Në këtë mënyrë shqiptarët e Kosovës nga Kosovarë do të shndërroheshin në "Kosovrarë", në vetëvrasës!
Po ta emërtojnë veten shqiptarët e Kosovës si Kosovarë, në bazë të emrit gjeografik ku jetojnë - Kosovës, atëherë sipas kësaj "logjike" shqiptarët e Malësisë së Madhe në Mal të Zi veten duhet ta quajnë Malazezë, shqiptarët e Kosovës Lindore në Serbi veten duhet ta quajnë Serbë, shqiptarët e Iliridës në Maqedoni veten duhet ta quajnë Maqedonas dhe shqiptarët e Çamërisë veten duhet ta quajnë Grekë. Pra, sipas emrit gjeografik të shtetit ku jetojnë, shqiptarët e këtyre shteteve duhet të heqin dorë nga përkatësia e tyre kombëtare, nga etnia e tyre dhe identiteti kombëtar shqiptar dhe të vetëasimilohen, të shkombëtarizohen dhe të tjetërsohen. Pra, sipas "logjikës" së "Kombit Kosovar" shqiptarët në trojet entike jashtë Shqipërisë londineze duhet të bëjnë vetëvrasje! Kjo s'ka për të ndodhur kurrë. Shqiptarët nuk janë nga ata popuj që asimilohen as vullnetarisht, as me mashtrime dhe as me dhunë e gjenocid ushtarako-policor. Këtë e ka vërtetuar katërcipërisht historia jonë e lavdishme dhe heroike. Këtë do ta vërtetojnë edhe vitet, dekadat, shekujt dhe mijëvjeçarët që do të vijnë. Vetëm të marrët, mercenarët dhe tradhëtarët mund të mendojnë e të veprojnë ndryshe.
*****
Si pasojë e gjithë këtyre ndryshimeve rrënjësore: krijimi i "Kombit Kosovar", ndërrimi i Flamurit, Historisë, Gjuhës Letrare dhe Hymnit Kombëtar, me kalimin e dekadave dhe me ndërrimin e gjeneratave në Kosovë, ka rrezik që të vjen edhe deri te largimi kulturor e shpirtëror i Kosovarëve nga Shqiptarët, nga pjesa tjetër e kombit tonë dhe një ditë të caktuar ata jo vetëm nuk do ta quajnë më veten shqiptarë, por edhe do ta luftojnë me të madhe një emërtim të tillë, do ta urrejnë një emër të tillë dhe do të krenohen që janë e që quhen Kosovarë!
Në këtë mënyrë do të krijohen dy taborre, dy palë, dy popuj të cilët me kalimin e kohës do të largohen gjithnjë e shumë nga njëri-tjetri, të cilët do të kenë qëllime e interesa të ndryshme, si dhe do të fillojnë të shfaqen edhe divergjencat e thella midis tyre, kahjet e ndryshme politiko-ekonomike, mënyra e ndryshme e jetesës dhe e të menduarit dhe më në fund do të lindin edhe xhelozitë, garat, fërkimet dhe konfliktet e ndryshme në marrëdhëniet ndërshtetërore. Do të krijohet një realitet i ri brendashqiptar.
Si pasojë e këtij realiteti do të bëhet largimi, ftohja, përçarja dhe ndarja përfundimtare në dy pjesë e kombit shqiptar, do t’i thyhej krahu Shqiponjës, duke mbetur me një kokë e me një krahë. Shteti i Kosovës (nëse krijohet ndonjëherë), po nuk u bashkua me Shqipërinë brenda një periudhe pesëvjeçare pas formimit të tij, pas kësaj kohe do të jetë vonë, sepse do të fillojnë të ndryshojnë zemrat, mendjet dhe shpirti i njerëzve të të dyja shteteve. Shqiptarët nuk duhet assesi që të lejojnë që të ndodhë kjo tragjedi e kjo mynxyrë! Kjo vdekje për së gjalli!
Por, në fund të fundit, të të gjitha fundeve, populli shqiptar i Kosovës e ka vetë në dorë vetveten e tij se a do të mbesë Shqiptar apo do të bëhet Kosovar. Kjo është e drejta legjitime dhe e patjetërsueshme e tij. Askush nuk ka të drejtë ligjore e morale që të ndërhyjë në mënyrë arbitrare dhe manipulative që t'ia imponojë me presion, me mashtrime e teorizime filozofike identitetin kombëtar popullit shqiptar të Kosovës. Asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë parlament dhe asnjë lider i Kosovës nuk mund të vendosë për identitetin kombëtar të kosovarëve.
Kosovarët, po të jetë nevoja dhe kur të jetë e domosdoshme, do ta shprehin haptas vellnetin e tyre sovran me anë të Referendumit dhe Vetëvendosjes se çka duan të jenë dhe si duan të quhen: Shqiptarë apo Kosovarë.
GUSHT 2007
6 sht 2007
REPUBLIKA E SHQIPËRISË, DUHET T´I KËRKOJË TROJET E VETA ZYRTARISHT…
Çështja e Kosovës është çështje shqiptare
REPUBLIKA E SHQIPËRISË, DUHET T´I KËRKOJË TROJET E VETA
ZYRTARISHT…
Shkruan: Fatos ALIU
Kosova është shqiptare dhe i takon Shqipërisë, por klanet e korruptuara kriminale ne kreun e politikave të Kosovës i hapën rrugë imperializmit pansllav në Ballkan
· Shteti aktual, Republika e Shqipërisë, duhet t'i kërkojë trojet e veta zyrtarisht dhe botërisht, në shembullin e zëvendës ambasadorit të Shqipërisë në Vashington, Kreshnik Çollakut, si obligime që dalin edhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, për jetësimin e aspiratës së popullit shqiptar për bashkim kombëtar .
Lëvizja e vijës së kuqe në favor të pansllavizmit
Me Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, synohet repriza e skenarit të 17 nëntorit 2001, sepse asgjë nuk ka ndryshuar nga referenca e vjetër politike e juridiksionit të kornizave kushtetuese, gjegjësisht rregulloreve proserbe të UNMIK-ut.
Si rezultat i negociatave mbi këto baza është arritur tek Plani tashmë i dështuar i Ahtisarit , sepse pansllavizmi llogaritë Vijën e Kuqe Pansllaviste në Kosovë.... Plani i Ahtisarit ishte një ofertë kompromisi nga ana e "elitës negociatore" - uzurpatore të Kosovës, "Ekipit të Unitetit" dhe strukturave tjera të korruptuara të Kosovës, për të vazhduar me pushtetin e vet plaçkitës të Kosovës. Pikërisht kjo ofertë e bërë nga ana e këtyre kriminelëve ordinerë në kreun e politikave të Kosovës, i ka hapë rrugë Serbisë dhe Rusisë që ta zhvillojë ofanzivën politike dhe diplomatike për lëvizjen e vijës së kuqe në favor të pansllavizmit. Rezultat i kësaj oferte është tjetërsimi i trashëgimisë historike kulturore dhe pranimi i planit të rikolonizimit nëpërmjet konceptit të decentralizimit para pavarësisë dhe shtetësisë.
Mirëpo, llogaritë e vijave të kuqe po bëhen pa hangjinë, sepse Kosova është çështje shqiptare dhe i takon Shqipërisë. Komplikimet po i bëjnë vetë elitat e bashkësisë kolonialiste ndërkombëtare me qëllim që ta kenë vatrën e krizës dhe të shkarkimit të streseve politike, gjatë ballansimit të sferave të tyre të interesit. Aktualisht në Ballkan, këto zhvillime po bëhen në kurriz të trojeve shqiptare, duke dëmtuar qenjen kombëtare shtetformuese, ndërsa shtyerjet rreth "statusit të Kosovës", me improvizimin e planeve a la Ahtisari, po shërbejnë si metodë dhe instrument për ta dëmtuar statusin e kombit shqiptar në përgjithësi, duke e pamundësuar konsolidimin e tij si komb e si shtet i qëndrueshëm, si faktor ekuilibri dhe stabiliteti në Ballkan.
Çështja e Kosovës kërkon zgjidhje sipas parimit të njohur
për vetëvendosje
Në të vërtetë, çështja e Kosovës, duke qenë mbi të gjitha çështje shqiptare, nuk zgjidhet e vendoset nga jashtë, pa u zgjidhur nga brenda, nga populli i saj, sipas parimit të njohur të vetëvendosjes. Si tokë shqiptare, Kosova është Shqipëri, dhe zgjidhja e kësaj çështje nuk mund të trajtohet në kontekst të vijave të kuqe të interesave pansllaviste, serbo-ruse. Strategjia e konflikteve permanente nuk buron nga shqiptarët, por nga elitat e sferave të dominimit të cilat preferojnë elita të korruptueshme vendore, me të cilat manipulojnë lehtë.
Pse atëherë misionet multietnike kërkojnë zgjidhje multietnike në Kosovën shqiptare të Shqipërisë!?
Fatkeqësisht, në botën shqiptare nuk dëgjohet zëri i artikulluar dhe i organizuar i shtresave intelektuale dhe akademike për të vërtetën e zhveshur nga demagogjia dhe hipokrizia e interesit, konformizmit dhe servilizmit. Deri më sot, ka munguar iniciativa qoftë edhe për një Debat Akademik dhe Qytetar, për një ballafaqim të hapur dhe pa doreza me realitetin e degradimit të përgjithshëm, me rrezikun që i kanoset identiteti dhe qenjes kombëtare shqiptare, kulturës së tij materiale e shpirtërore, tërësisë territoriale të trojeve shqiptare. Shqiptarëve i mungon një bosht akademik kombëtar, zëri i fuqishëm akademik në botë për të drejtën e tij të ribashkimit si komb e si shtet. Si pasojë e kemi ofanzivën e organizuar dhe të strukturuar mirë të armiqëve të çështjes shqiptare.
Zgjedhjet e 17 n ëntorit nuk mjafton vetëm të bojkotohen…
Zgjedhjet e reja të paralajmëruara mbi baza antishqiptare e mafioze edhe mund të mbahen në Kosovë, sepse ato nuk janë në duar legjitime të vendosjes së popullit dhe përfaqësuesve legjitimë të tij. Këto lloj zgjedhje nuk mjafton vetëm të bojkotohen, sado masovikisht, sepse skenari i tyre është përgatitur nga aleanca e kolonializmit ndërkombëtar, me Serbi dhe elitën e korruptuar uzurpatore të Kosovës. Ato do të duhet jo vetëm të bojkotohen, por të bllokohen aktivisht nga populli, me një mobilizim gjithëshqiptar me deklarim gjithëkombëtar, për Kosovën e pavarur shqiptare, për vetëvendosjen shqiptare, dhe bashkimin e trojeve shqiptare për një Shqipëri, me moton tashmë të popullarizuar: një komb - një qëndrim.
Ky mobilizim duhet të jetë i qartë dhe kuptimplotë, pa dilema e kalkulime demagogjike në rrugë të bashkimit dhe kthimit të trojeve të ndara shqiptare - Shqipërisë, të cilës i takojnë, dhe të cilës i janë coptuar në favor të shteteve fqinjë. Kosova shqiptare në kufijtë e tanishëm është vetëm një pjesë e ish-Vilajetit Shqiptar të Kosovës. Tani është koha që trojet shqiptare t'i kthehen dhe bashkohen Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, duhet t'i kërkojë trojet e veta zyrtarisht…
Shteti aktual, Republika e Shqipërisë, duhet t'i kërkojë trojet e veta zyrtarisht dhe botërisht, në shembullin e zëvendës ambasadorit të Shqipërisë në Vashington, Kreshnik Çollakut, si obligime që dalin edhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, për jetësimin e aspiratës së popullit shqiptar për bashkim kombëtar.
Aspirata e bashkimit kombëtar është vulosur historikisht me gjak e sakrifica, si me luftën e fundit çlirimtare, dhe me rezistencën historikisht të pandalur dhe të gjitha luftrat çlirimtare të popullit shqiptar. Pjesmarrja e popullit shqiptar në krah të luftës së përbashkët me Alenacën e Atlantikut në Luftën e II - të Botërore, është një shembull historik i përcaktimit të popullit shqiptar për një përbashkësi me Alencën e Atlantikut, për zbatimin e parimit të vetëvendosjes edhe për popullin shqiptar. Për këtë dhe në këtë frymë ishte organizuar Konferenca Antifashiste të Bujanit të janarit 1945, me vendimet e saj për Vetëvendosje dhe Bashkim të Kosovës me vise, me trungun - Shqipërinë. Këto vendime ishin bërë konform Kartës së Atlantikut, frymës dekolonizuese dhe çlirimtare të popujve të kolonizuar.
Tani është koha kritike e rivendikimit të padrejtësive, koha e kthimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare të Shqipërisë. Kjo është rruga e vetme e zgjidhjes së problemit kryesor kombëtar e shtetëror të pazgjidhur në Ballkan dhe Evropë. Vazhdimi i lojërave me zgjedhjet sipas planeve dhe vijave të kuqe pansllaviste, nuk sjellin zgjidhje, por alternativën e papërfunduar të zgjidhjeve të armatosura, mobilizimin gjithëshqiptar për vazhdimin e luftës së papërfunduar me okupatorët e trojeve shqiptare.
Prishtinë, 4 shtator 2007

PACIFIKIMI DHE ZGJIMI I KOSOVËS
Shkruan: Titan TIVARI
PACIFIKIMI DHE ZGJIMI I KOSOVËS
Qëllimi, synimi dhe strategjia afatshkurtër dhe afatgjatë e çdo pushtuesi dhe sundimtari është nënshtrimi, tjetërsimi, frikësimi e pacifikimi i popllit të robëruar, pastaj shfrytëzimi ekonomik i pasurive nën e mbitokësore të vendit të okupuar dhe në fund fare asimilimi ose dëbimi i popullit autokton dhe përjetësimi i pushtimit.
Këtë taktikë dhe strategji politike e ushtarake kanë ndjekur Serbia, Greqia dhe të tjerët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë Etnike. Këtë politikë shkombëtarizuese, gjenocidale dhe të përvetësimit të tokave tona po vazhdojnë të ushtrojnë edhe sot e kësaj dite shovenistët pushtuesë sllavo-grekë në trojet tona etnike të pushtuara.
Por, ajo që është më tragjike dhe më e dhimbshme është fakti se këtij sundimi dhe kësaj politike antishqiptare të armiqve tanë i kanë ndihmuar, në të gjitha kohërat dhe periudhat, edhe vazalët, shërbëtorët dhe puthadorët tanë shqipfolës!
Unë nuk do të shkoj larg në thellësitë e errëta të historisë së këtij vazaliteti antikombëtar të pushtetarëve e bajraktarëve tanë, por do të ndalem vetëm në kohën tonë më të re të kësaj historie vazaliteti dhe fataliteti antishqiptar të shqipfolësve tanë pushtetarë.
Unë nuk do të ndalem të shkruaj për periudhën e zgjimeve dhe pacifikimeve të Kosovës gjatë sundimit të regjimeve ish-jugosllave, sepse për to është folur e shkruar mjaft, siç është Lëvizja Kaçake e viteve 1914-1925, Lufta Antifashiste 1940-1945, Demonstratat Revolucionare të Nëntorit 1968, Demonstratat Revolucionare të Pranverës së vitit 1981 dhe Demonstratat e Punëtorëve të vitit 1989.
1.Pacifikimi I i Kosovës – 1989-1997 (Rugovizmi)
Atë që nisi frontalisht me polici e ushtri, pacifikimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve, ish-Jugosllavia dhe Serbia millosheviçiane pas Demonstratave të vitit 1981 e 1989, e vazhdoi me vazalitet mesjetar e devotshmëri të pashoqe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me disa partiza të vogla aleate të saj në vitet 1989-1997!
Që nga themelimi dhe në vazhdimësi LDK-ja përqafoi me fanatizëm të shfrenuar filozofinë pasive paqësore e ”gandiste” të ”luftës” për Pavarësinë e Kosovës. Kjo ”filozofi” paqësore jo vetëm që nuk arriti kurrë sukses, sepse me një armik mijëravjeçarë, siç është sllavizmi, nuk mund të bisedohet kurrë paqësisht e jo më të fitohet në rrugë paqësore, por kjo politikë bëri efektin e kundërt në popull. Ajo e frikësoi popullin, e pacifikoi atë, ia humbi besimin në forcat e veta, ia topiti vetëinisiativën, ia vrau guximin, e pasivizoi deri në maksimum, duke e lënë në mëshirë të armikut pushtues dhe të politikës antishqiptare të Evropës. Motoja e LDK-së dhe satelitëve të saj ishte: ”Ne do të fitojmë çka të na japë Evropa”! Ishte kjo një politikë pa dinjitet, pa bosht kurrizor, një politikë inferiore e nënçmimit kombëtar dhe e lëmoshës!
Shumë nga popujt e ish-Jugosllavisë po luftonin dhe mbronin me armë në dorë lirinë dhe pavarësinë e tyre gjatë viteve 1991-1995, kurse LDK-ja e mbante popullin tonë peng të politikës së saj ”gandiste” dhe nën një terror të vazhdueshëm psiqik, duke e frikësuar me terrorin dhe gjenocidin e Serbisë! Në këtë mënyrë në vitet 1990-1995 nga Kosova u shpërngulën rreth gjysmë milioni (500 000) shqiptarë në shtete të ndryshme të botës! Edhe atëherë kur, më në fund, pas një përpjekjeje titanike 5 vjeçare 1992-1997 Adem Jashari me UÇK-ën arritën që ta vrasin frikën dhe rrokën armët, LDK-ja dhe aleatët e saj e quanin UÇK-në dhe Kryekomandantin Legjandar Adem Jasharin ”dorë e zgjatur e UDB-së dhe e Serbisë”! LDK-istët e sabotuan me të gjitha mjetet në disponim luftën çlirimtare të UÇK-së, deri edhe me armë, duke formuar ”ushtrinë” e tyre fantome - FARK-un! E tmerrshme, por e vërtetë!
Megjithë kundërvënien UÇK-së dhe popullit liridashës nga ana e LDK-së dhe aleatëve të tyre, lufta për liri dhe bashkim kombëtar e popullit të Kosovës nuk u ndal, por ajo u gjymtua shumë rëndë nga pacifistët, sepse ata me shantazhet, propagandën anti-luftë çlirimtare e anti-UÇK arritën që ta demoralizojnë e çorientojnë popullin që ai të mos futet në mënyrë masovike në rradhët e UÇK-së, por të marrë udhën e braktisjes së atdheut, të shpërnguljes masive dhe të ikjes në Shqipëri dhe në Iliridë!
Zgjimi I i Kosovës – 1997-2002 (Epopeja e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare)
Pacifikimin fatal që ia bëri Kosovës politika pasive pacifiste dhe injorante e LDK-së, e ndërpreu lufta dhe qëndresa heroike e Familjes atdhetare Jashari, në Kullat e Jasharajve, e udhëhequr nga Kryekomandanti i UÇK-së, Heroi Adem Jashari, në Mars të vitit 1997. Këtë muaj e këtë vit të bekuar dhe historik Kosova u zgjua, u këndellë, e vrau frikën, u shkund nga pacifizmi rugovian dhe përqafoi rrugën luftarake të Adem Jasharit e të UÇK-së për të kthyer në vend dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe për të fituar lirinë e vërtetë kombëtare.
Zgjimi patriotiko-revolucionar e luftarak i Kosovës zgjati më pak se dy vite e gjysmë, mars 1997 - qershor 1999, sepse intervenimi i NATO-s kundër ushtrisë serbe e ndërpreu luftën çlirimtare të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Intervenimi i NATO-s pati dy qëllime: 1.ndërprerjen e gjenocidit uhstarako-policor të Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës dhe 2.ndërprerjen e luftës çlirimtare për bashkim kombëtar të UÇK-së.
Dikush në Evropë dhe në botë nuk e shihte me sy të mirë forcimin dhe rritjen e vazhdueshme të UÇK-së, mbështetjen e saj në rritje nga populli dhe programin politik e ushtarak të saj për çlirim dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë. Prandaj u mor vendimi nga Fuqitë e Mëdha për ndërprerjen e luftës shqiptaro-serbe me intervenimin ushtarak të NATO-s, pasi dështuan përpjekjet diplomatike evro-amerikane për ndërprejen paqësore të luftës nga refizimi i Serbisë. Intervenimi i NATO-s qe shpëtim për Serbinë dhe millosheviçizmin, i cili mbijetoi dhe sot po udhëheq me shtetin serb në emër të Koshtunicës, Sheshelit, Nikoliçit e Tadiçit. Kështu, sot Fuqitë e Mëdha bëjnë negociata me millosheviçizmin pa Millosheviçin dhe e lusin atë që mundësisht ta pranojë Pavarësinë e mbikqyrur (tredhur) të Kosovës!
Fuqitë e Mëdha i trembeshin përhapjes së luftës edhe në territoret tjera shqiptare në Iliridë, në Kosovën Lindore dhe në Malësi të Madhe, prandaj intervenuan kundër Serbisë që në këtë mënyrë edhe të ndërpresin luftën çlirimtare për bashkim kombëtar të shqiptarëve. Ata e dinin se me kalimin e kohës do të bëhej homogjenizimi dhe bashkimi luftarak i mbarë kombit shqiptar të Shqipërisë Etnike dhe do të hapej fronti i vërtetë i luftës shqiptaro-serbe, edhe me futjen e Shqipërisë (londineze) në luftë, dhe kështu shqiptarët do të bënin bashkimin kombëtar. Por kjo nuk i konvenonte Evropës berlineze, londineze e versajase, prandaj në emër ”të mbrojtjes së popullit të Kosovës” nga Serbia, ata ndëhyjnë, intervenuan ushtarakisht dhe e ndërprenë luftën regjionale e krahinore të Kosovës që të mos shndërrohej në një Kryengritje të Përgjithshme Shqiptare për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Megjithatë, shtrirja e luftës në Iliridë dhe në Kosovën Lindore nuk mundi të ndalet, ajo shpërtheu edhe atje gjatë viteve 2000-2002, por me vonesë të madhe, e papërgatitur sa duhet dhe e pa koordinuar në nivel mbarëkombëtar, sepse tanimë lufta e Kosovës ishte ndërprerë, kurse UÇK-ja e saj ishte çarmatosur dhe shpërbërë nga Faktori Ndërkombëtar. Por as në luftën e Kosovës Lindore dhe të Iliridës Fuqitë e Mëdha nuk ndejtën duarkryq, por intervenuan me rrugë diplomatike, ndërhynë me shantazhe e kërcënime kundër UÇPMB-së e UÇKombëtare dhe me manipulimeve e demagogji, se gjoja shqiptarët në Kosovën Lindore e në Iliridë do të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare, arritën deri te ndërprerja e luftës, te nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit dhe Marrëveshjes së Ohrit, të cilat ”Marrëveshje” nuk u realizuan, nuk u zbatuan e nuk u implementuan kurrë në praktikë as sot e kësaj dite dhe, siç duket, nuk do të zbatohen plotësisht asnjëherë! Kështu, Zgjimi I i shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar përfundoi pa sukses.
Pacifikimi II i Kosovës - 1999-2007 (KFOR-UNMIK)
Me largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe me instalimin atje të KFOR-it dhe të UNMIK-ut filloi faktikisht Pacifikimi II i shqiptarëve të Kosovës, por këtë herë jo nga serbët po nga ndërkombëtarët, nga aleatët dhe miqtë tanë të rrejshëm!
Punën e parë që bënë forcat ushtarake (KFOR) dhe civile-politike (UNMIK) në Kosovë ishte ndarja e Kosovës veriore në lumin Ibër nga trungu integral i Kosovës. Pastaj vazhdoi me maltretimin e nacionalistëve shqiptarë, ish-ushtarëve të UÇK-së, ndalimin e Flamurit Kombëtar, heqjen e fotografive të Adem Jasharit nga vendet publike, shpërbërjen e UÇK-së, inkriminimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke burgosur komandantët e saj, me qëllim që të barazojë viktimën me xhelatin, me qëllim që të rehabilitojë luftën pushtuese dhe gjenocidin fashist serb mbi Kosovën! Më tej KFOR-i dhe UNMIK-u vazhduan me moslejimin e mbajtjes së Referendumit Popullor të premtuar në Konferencën e Rambujesë, mohimin e të drejtës së Vetëvendosjes së Kosovës dhe në këtë mënyrë mohoi dhe vazhdon të mohojë edhe të drejtën e shpalljes dhe të njohjes ndërkombëtare të Shtetit të Pavarur e Sovran të Kosovës!
Përmes KFOR-it dhe UNMIK-ut u mundësua hartimi i Pakos së Ahtisaarit, e cila e ndau edhe njëherë Kosovën brenda-përbrenda saj me të ashtuquajturin ”decentralizim” i pushtetit vendor (lokal)! Ky ishte copëtimi i dytë i Kosovës (nga ndërkombëtarët), pas atij të ndarjes së 25% të territorit të saj në Veri të lumit Ibër në qershor të vitit 1999!
Tani, me të ashtuquajturat ”negociatat shtesë” për 120 ditë të Kosovës me Serbinë, deri më 10 dhjetor 2007, faktori ndërkombëtar tenton që ta ulë edhe më poshtë ”pazarin” e Kosovës, duke e shantazhuar atë që të pranojë ose Autonominë ”Substanciale” në kuadër të Serbisë, ose Unionin Kosovë-Serbi si ”Republikë Bananesh”, ose ndarjen e Kosovës veriore, por pa u kompenzuar kjo ndarje me bashkimin e Kosovës Lindore me Shtetin gjysmak të Kosovës! Cilën alternativë kobzezë do ta pranojë Grupi ”ynë” Negociator, do ta tregojë shumë shpejtë e ardhmja! Por shqiptarët e Kosovës nuk do ta pranojnë as njërën dhe as tjetrën alternativë. Pazaret bëhen pa ”mullixhinë”, pa të zotin e vendit – kombin shqiptar! Prandaj edhe të gjitha ”pazaret” do të dështojnë me turp. Alternativa e vetme që e pranojnë shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar është bashkimi kombëtarë i shqiptarëve dhe trojeve të tij në një Shqipëri Etnike të Bashkuar.
Faktori politik ndërkombëtar, me ndihmën e KFOR-it dhe UNMIK-ut, po punon hapur e fshehtas kundër Pavarësisë së Kosovës, për pacifikimin përfundimtar të saj dhe në fund futjen e Kosovës (në një mënyrë apo tjetër) nën ombrellën e Serbisë! Kurse shqiptarët janë hipnotizuar aq shumë nga KFOR-i, UNMIK-u dhe aleatët e miqtë tanë të rrejshëm (sikurse në kohën e Rugovës), sa që për ta është temë tabu, e paprekshme, e shenjtë kritika ndaj KFOR-it, UNMIK-ut apo disa miqve tanë, para hundëve të të cilëve Kosova u nda dy herë dhe ata nuk ndërmorrën asgjë!
Kosova nuk u bë dhe nuk bëhet Shtet i Pavarur qe 8 vjet rresht dhe ”miqtë e aleatët” tanë nuk çajnë kokën! As këto bisedime për gjoja ”pavarësi” e statusin e ardhshëm të Kosovës, që nisën më 2006-ën, janë rezultat i atyre viktimave shqiptare që humbën jetën në përleshje me fashistët serbë, të cilët bllokonin rrugët e shqiptarëve anembanë Kosovës kur tu kujtohej, kurse KFOR-i dhe UNMIK-u nuk ndërmerrnin asnjë masë kundër atyre fashistëve për zhbllokimin e rrugëve! Dhe kur shqiptarët tentuan t’i hapin vetë rrugët e bllokuara, ata u gjuajtën me breshëri plumbash të KFOR-it dhe u përgjakën e u vranë me dhjetëra djem e vajza të Kosovës nga forcat ushtarako-policore të UNMIK-ut, sikur të ishin bubrreca e jo njerëz në tokën e vet, që kërkonin të jetojnë të lirë në tokën e vet!
Po të ishte KFOR-i aleati ynë, ai do ta bashkonte Kosovën menjëherë pas ndarjes së saj më 1999! Por këtë nuk e bën, sepse nuk e lejon Marrëveshja e fshehtë e Kumanovës e bërë me Millosheviçin për ndarjen e Kosovës dhe në dëm të shqiptarëve e të Kosovës! Po të ishte KFOR-i e UNMIK-u aleati ynë nuk do ta shpallnin Kosovën ”multietnike” me vetëm 10% të popullsisë së saj me pakica kombëtare! Kur dihet se shumica e shteteve evropiane që i thonë vetes shtete kombëtare kanë një numër dy-tre fish më të madh të pakicave tjera etnike dhe nuk emërtohen si shtete multietnike. Por Kosova, sipas kurthave antishqiptare të Evropës dhe të tjerëve, ”duhet” të jetë multietnike, serbe, sllave e gjithëçka tjetër, por vetëm shqiptare nuk guxon të quhet dhe as të mbesë! Ky ishte dhe është misioni politiko-ushtarak i Fuqive të Mëdha dhe ”aleatëve” e ”miqëve” tanë – shpërbërja etnike e Kosovës, mosbërja e saj Shtet dhe vdekja e ngadalshme, klinike e saj! Aty ku e la politika pacifiste e disfatiste e LDK-së, punën e saj për shpërfytyrimin dhe pacifikimin e Kosovës, nga aty e vazhdoi dhe e vazhdon KFOR-i, UNMIK-u dhe vazalët e mercenarët e shumtë shqipfolës të tyre, të cilët vegjetojnë si krimbat e mëndafshit në Qeveri, në Kuvend dhe në Grupin Negociator!
Zgjimi II i Kosovës – 2008-2010-2012 (FBKSH-AKSH)
Populli shqiptar i Kosovës, Iliridës, Kosovës Lindore dhe Malësisë së Madhe asnjëherë nuk ka mbetur jetim, pa bij e bija, pa luftëtarë të lirisë. Edhe pse me manipulimet e shantazhet e të huajve dhe me gabimet e lëshimet e shqiptarëve, u bë çarmatosja e luftëtarëve të lirisë dhe shpërbërja e tri UÇK-ëve, populli shqiptar i Shqipërisë së robëruar Etnike kurrë nuk u çarmatos, kurrë nuk u dorëzua, kurrë nuk e ndërpreu luftën për liri, por u organizua dhe u mobilizua në rradhët e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe u rreshtua si ushtarë në rradhët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Aktualisht FBKSH-ja dhe AKSH-ja janë të vetmet forca të organizuara politiko-ushtarake në nivel kombëtar, të cilat janë aktive dhe veprojnë vazhdimisht për mobilizimin dhe përgatitjen e popullit tonë për tu zgjuar përsëri, për tu ngritur në këmbë dhe për të shpërthyer në Kryengritje të Përgjithshme Kombëtare për të fituar përfundimisht lirinë dhe për të çliruar e bashkuar Atdheun e copëtuar – Shqipërinë Etnike. Aty ku e lanë luftën çlirimtare tri UÇK-të, prej aty e vazhdoi dhe po e çon përpara qëndresën dhe luftën çlirimtare FBKSH-ja dhe AKSH-ja. Në këtë mënyrë, AKSH-ja nuk është diçka e re, e huaj apo e paqenë, ajo është vazhdimësi e tri UÇK-ve por me emër tjetër, ajo mbiu nga dheu ilirian i Shqipërisë Etnike dhe doli nga gjiri i këtij populli të robëruar, por liridashës dhe luftarak. Ashtu siç është i pavdekshëm populli ynë, ashtu është e pamposhtur edhe AKSH-ja.
FBKSH-ja dhe AKSH-ja kanë një Platformë Politike e Ushtarake Mbarëkombëtare, kanë një Program Atdhetar e Çlirimtar dhe janë të vendosura që ta realizojnë pikë për pikë Platformën dhe Programin e tyre, janë të vendosura që ta çojnë deri në fund amanetin e brezave dhe ta bëjnë realitet idealin e dëshmorëve dhe heronjve të panumërt të kombit tonë, të cilët luftuan, derdhën gjakun dhe dhanë jetën ndër shekuj për lirinë e Shqipërisë Etnike. Vetëm lufta e armatosur e AKSH-së do të bëjë të mundshëm realizimin e Betimit të Luftëtarëve të Lirisë për një shtet dhe komb shqiptar të bashkuar e të lirë. Rrugë tjetër nuk ka. Ose luftë për liri e bashkim kombëtar me AKSH-në në ballë, ose robëri, pushtim, copëtim e skllavëri. Është në dorën dhe në vullnetin e kombit shqiptar se cilën rrugë do të zgjedhë: Rrugën e nderit e të luftës për liri, apo rrugën e turpit, të nënshtrimit e të robërisë.
Pacifikimit të turpshëm e të dështuar të Kosovës nga vendorët dhe të huajtë po i vjen fundi. Edhe sundimit të Serbisë në Kosovë, përmes dorës së saj të zgjatur – UNMIK-ut, poashtu po i vjen fundi. Pushtetarëve të vjetër e të rinj, vazalëve e mercenarëve shqipfolës po u rrëshqet toka nën këmbë për çdo ditë e më shumë. Neokolinializmit unmikistanez të Kosovës po i afrohet fundi. Kosova dhe shqiptarët kanë filluar të lëvizin, të ndihen gjallë. Kosova dhe shqiptarët po zgjohen e kthjellohen për çdo ditë e më tepër për t’i dalë zot vetvetes dhe atdheut të tyre që është në rrezik. Zgjimi II i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë Etnike ka filluar dhe do të shpërthejë në pranverë të vitit që po vjen. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria Etnike nuk ka më territore për të falur fqinjëve fashistë e pushtuesë. Ora e Zgjimit të Madh Kombëtar ka filluar të numërojë dhe shumë shpejtë do të dëgjohet e do të ushtojë Kushtrimi Mbarëkombëtar për Liri, Bashkim Kombëtar dhe për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Shqiptarë, mbani vesh dhe dëgjoni!
Kur Kushtrimi të jehojë
Rrokni armët dhe luftoni!
Shqipëria të bëhet Zojë.
5 Shtator 2007

Ta shtrydhim mendjen deri në ndërgjegjësim dhe vetëdijësim kombëtar dhe njerëzor!

Lajmi për ngjarjen e turpshme,të paskrupullt, kundër kulturës shqiptare,kundër trurit të kombit ,siç është Instituti Albanologjik dhe Akademia e Shencave nuk mund të ketë emër tjetër përveç antishqiptarizëm që kryhet nga shqipfolës të cilët kanë edhe shumë gjynahe të tjera të cilat i kanë bërë ndaj popullit gjuhën e të cilit e flasin edhe ata. Njerëz të till pa dyshim janë të shtyrë të veprojnë kundër popullit shqiptar dhe çdo gjë shqiptare nga padronët e tyre të cilëve iu kanë shërbye me besnikërinë e qenit,vetëm e vetëm se ai iu ka hudhur nga një kockë për ta lëpirë. Njerëz të till kanë punuar dhe punojnë në dëm të interesave të popullit të tyre për motive shumë të ulëta dhe nën maskën e "mbrojtjes" dhe "shërbimit" ndaj popullit dhe vlerave të tij, ata në realitet, ngulfasin, dëmtojnë, përdhosin, përbuzin dhe shkatërrojnë ato. Serbia edhepse është dëbuar nga Kosova, si okupatore, nga UCK-ja dhe aleatët Anglo-Amerikanë, në Kosovë i ka lënë një pjesë të madhe të agjentëve të sajë të fshehët të cilëve në momente të caktuara iu jep urdhër të kalojnë në veprime konkrete. Fatkeqësisht nuk janë të pakët agjentët e till në Kosovën protektoriale, sepse ata nuk kanë profesion tjetër që e njohin më mirë se spiunazhin dhe prap fatkeqësisht çdo pushtet i ri së parit i kërkon ata. Në Kosovë ka ma se njëmijë pika informimi dhe spiunimi të Serbisë,(këtë e ka pohue një nga deputetët në Parlamentin e Kosovës,në një diskutim gjatë një seance plenare). Agjentët e till janë gjithëkund nëpër vendet kyçe, si në OSBE , në UNMIK, në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës dhe në Ministritë e sajë. Si do të cilësohet ndryshe veprimi kundër Institutit Albanologjik ku në shënjestër merret Sami Frashëri i ditëve tona,Rexhep Qosja, që i dha emër këtij instituti, që me punën e tij shkencore e letrare nderoi jo vetëm Kosovën, por mbarë kombin shqiptar, Qosja që me mendimet e tij të këthjellta dhe me penën e tij të mprehët u ballafaqua me sukses, iu bëri ball dhe iu çjerri maskat të gjithë ideologëve të shfarosjes së popullit tonë me qendër "Francuska 7" dhe Kishën Ortodokse serbe , që nga Garashanini e deri te qeveritarët e sotëm serbë,të mbështetur nga të gjitha qeveritë serbe të të gjitha kohëve.
-Kush njeri me logjikë të shëndoshë do të priste një akt makabër si ky i dhunimit fizik të zyrës së akademik Qosjes dhe kolegëve të tij, një akt të mbylljes së dyerëve të institutit për ata që e formuanë dhe i dhanë më së shumti atij!?
-A thua mos është diçka më shumë se akti kundër institutit që fshihet mbrapa tij?!
-A thua mos politika jonë qyqare po bënë diverzion që të tërheqë vëmendjen e popullit dhe të intelektualëve në këto akte që mos ta kundërshtojnë atë ,kur Kosova po vihet prap në tryezën e pazarëllëqeve dhe po i vehet thika e ndarjes?!
-A thua se atyre që bënë këtë akt të shëmtuar iu dha ndonjë urdhër nga Beogradi që ta përdhosin, dhunojnë e poshtrojnë institutin dhe akademikët tanë më të nderuar?!
-A thua ministri i MASHT-it, e ndoshta bashkë me te pse jo edhe kryeministri, do të qëndronin më shumë se një javë mbas një akti të till,në karriget e tyre të buta, po të ndodhte kjo në një shtet demokratik?!
-A thua se nuk do të derdhej rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit e gjithë masa intelektuale, studentore dhe pastaj i gjithë populli, për të shprehur revoltën kur i preket ajo që nuk lejohet të preket,po të ndodhte ky akt i shëmtuar në një vend demokratok?!
Unë mendojë se me këtë akt të shëmtuar, po të kishim shtet ligjor duhet të merrej drejtësia dhe bashkë me atë u.d.-në e drejtorit, ndoshta udbashin, të veheshin para përgjegjësisë edhe njerëz të tjerë në MASHT, të cilët nuk janë pa ndikim direkt dhe përgjegjësi në gjithë këtë katrahurë antivlerave, antikulturës dhe kundër çdo gjëje shqiptare.
Me këto ekipe stereotipe nëpër ministritë tona, asgjë nuk është për tu habitur, sepse në radhët e tyre ka shumë të etur për pushtet dhe fare pak për shtet,shumë internacionalistë dhe fare pak nacionalistë, shumë europieist,por shumë pak kombëtarë, shumë për integrim evro-atllantik,por fare pak për integrim kombëtar dhe në fund shumë prej tyre janë të pandërgjegjëshëm dhe fare pak të ndërgjegjëshëm, biles nuk e di se a mund të flitet për ndërgjegje në radhët e tyre, sepse po të kishin ndërgjegje, gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe.
Dorëheqja nuk ekziston në radhët e tyre!
Shpresoj që një ditë do të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijsohemi,sepse po vazhduam kështu, atë që e fituam me mund,ndjersë dhe gjak do ta humbim duke i lejuar vetëvetes "luksin" e të ndenjurit në agoninë e hipnozës kolektive që fatkeqësisht tek pjesa dërmuese e intelektualëve
dhe popullit shqiptar në përgjithësi po zgjatë për gati dy dekada!
I verbëri ka nevojë për sy,shurdhmemeci ka nevojë për gojë e veshë, i marri ka nevojë për mend ,kurse ai që i ka këto dhe nuk i shfrytëzon veten në qafë e pastë!
Po të na mallkojë dikush tjetër nuk është ndonjë e keqe e madhe, por po e mallkuam vetëveten tonë do të jetë tragjedi me pasoja të paparashikushme!
Gjergj Driloni,Bruksel

Intervistë me Albin Kurtin, lideri në arrest shtëpiak i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Prej Kosovës nuk është kërkuar ta shes vetëm trupin, por edhe shpirtin, dhe kjo është më shumë se sa te prostitutat. Prostituta së paku shpirtin nuk e shet. Ndërsa këtu dhurimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës që i është bërë Beogradit është shitje e shpirtit, sepse ajo është pjesë e historisë, traditës dhe kulturës, pjesë e së kaluarës sonë. Decentralizimi është shitje e trupit. ‘Eksterritorialiteti’ është shitje e shpirtit. Në Kosovë është bërë edhe më keq sesa në rastin e prostitutës.
Focus: Z. Kurti, po punoni ju për kohën, përkatësisht proceset, apo po ndodh e kundërta?
Kurti: Për shkak të pasojave që ka sjellur procesi me siguri që edhe njerëzit po na bashkohen, por kjo falë edhe punës tonë. Ne po mundohemi që ta sjellim një kohë të re, por mendoj që aktualisht edhe koha po punon për ne.
Focus: Kjo kohë krahasuar me ditët e para kur keni filluar aktivitetin, mendoni se me liderët politikë apo Grupin Negociator i keni ndërruar kahet, ju ta merrni përpjetën, ndërsa ata të kundërtën, tatëpjetën?
Kurti: Grupi Negociator i Kosovës ka dhënë jashtëzakonisht shumë premtime pa kurrfarë mbulese. Gjithashtu edhe standardi i jetesës së njerëzve dhe perspektiva e tyre janë zvogëluar e janë ngushtuar shumë. Kështu që mjerimi social dhe ekonomik në njërën anë dhe zhgënjimi politik në anën tjetër gjithnjë e më shumë po përputhen. Për pasojë, po arrijmë në situatën ku njerëzit po e kuptojnë që kanë qenë të mashtruar dhe natyrisht gjithnjë e më shumë po kërkojnë rrugë dhe mënyra të reja për të dalur prej kësaj situate, por edhe për udhëtim drejt interesave dhe vullnetit të tyre.
Focus: Liderët politikë nga ajo që deklarojnë nuk janë në gjendje të thonë ose të japin të paktën as tre argumente se si duhet vazhduar apo ecur tutje. Ju mund të na thoni një gjë të tillë, si duhet arrit pavarësia?
Kurti: Nuk është çështja se e kemi edhe një shtyrje e kjo tani na qenka shtyrja e fundit. Problemi është se shtyrjet nuk do të përfundojnë asnjëherë, derisa ne nuk ndërmarrim diçka për veten tonë. Faktor të rëndësishëm botëror kurrë nuk do ta kenë Kosovën prioritet, përderisa politika e Kosovës nuk i kthehet vetvetes. Atëherë kur politikanët e Kosovës i kthehen popullit, bashkësia ndërkombëtare detyrohet t’i marrë në konsideratë ata politikanë, atë vend dhe atë çështje. Tani për tani nuk është askund ky rast. Ajo se si të shkohet përpara është e thjeshtë: qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë, të demonstrojnë sa më shumë që është e mundur kundër regjimit të UNMIK-ut, në mënyrë që të kemi një afat se kur ky regjim i UNMIK-ut do të shkojë nga Kosova dhe ai afat të përputhet me referendumin për popullin e Kosovës. E kemi shembullin e freskët të Malit të Zi, ku ai nuk ka kërkuar njohje, por e mbajti referendumin, e shpalli pavarësinë në Kuvendin e tij, gjë që ishte një akt shumë i fuqishëm i deputetëve të fuqizuar nga referendumi i popullit, dhe vetëm më pas e kërkoi njohjen. Pra, duhet një mobilizim i brendshëm për njohje të jashtme. Nuk ka njohje nga jashtë pa mobilizim e organizim të brendshëm. Dhe, po kthehem aty përsëri, te ajo që duhet të kemi një afat kur UNMIK-u duhet të shkojë prej Kosovës e kjo të përputhet me referendumin i cili është ushtrim i të drejtës për vetëvendosje dhe konkretizim i lirisë kolektive. Në ndërkohë, TMK-ja do të duhej të bëhej ushtri dhe jo të shuhet, siç thotë pakoja e Ahtisaarit. Shërbimi Policor i Kosovës do të duhej të bëhej policia e Kosovës dhe jo të jetë vegël e komesarit policor të UNMIK-ut Richard Monk, ndërsa ne qytetarët ta paguajmë atë. Është e tmerrshme që policinë tonë të na e kontrollojë dikush tjetër dhe ne të paguajmë. NATO-ja do të qëndronte në Kosovë, siç është në Shqipëri dhe në Maqedoni, por në marrëveshje me neve e jo në bazë të marrëveshjes së Kumanovës së 9 qershorit 1999 e cila është bërë me ushtrinë jugosllave. Këto nuk bëhen pa dalur dhjetëra mira njerëz në rrugë që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe pa qenë të gatshëm të qëndrojnë aty me javë dhe muaj deri atëherë kur presioni mbi pushtetin do të jetë i padurueshëm për pushtetin. Mendoj që lëvizja e madhe e qytetarëve e cila do ta përdorte rrugën si zgjidhje, për shkak se këto institucione pa sovranitet vetëm sa e kanë ndërlikuar situatën dhe nuk kanë ofruar zgjidhje, do të bënte që edhe njerëzit në institucione të fillonin t’i ktheheshin popullit. Pa u shfaqur njëherë njerëzit në rrugë, edhe njerëzit që janë në institucione nuk dalin prej zyrave të mykura të tyre. Aty janë vendosur burokratë që gjithë ditën rrinë me njëri-tjetrin dhe të cilët më tepër shqetësohen për hallet personale ose të familjeve tyre se sa të atyre që demek i përfaqësojnë. Pra, kur populli del në rrugë atëherë edhe njerëzit që janë në institucione do të kishin filluar të mendojnë e të veprojnë ndryshe. Ata vetvetiu nuk ndryshojnë.
Focus: Mendoni se kanë filluar të vetëdijësohen këta politikanë, sepse deklaratat e tyre të fundit, sidomos të një pjese, duket se kanë ndryshuar dhe sikur tentojnë t’ua “vjedhin” pikërisht këto ide juve, afatizimin e kohës?
Kurti: Nëse ata i thërrasin qytetarët në rrugë, i thërrasin për ta siguruar përkrahjen e tyre për procesin që ka ndodhur. Mirëpo parulla jonë e parë dhe kryesore “JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!”, sqaron shumëçka. Nuk ka kuptim ajo që të dalin në rrugë për t’i dhenë përkrahje Grupit Negociator, por përkundrazi, për të dalur nga negociatat dhe për t’u zhbërë ky grup. Vetëm ajo demonstratë është e vërtetë. Demonstratat tjera janë, për nga kuptimi farsë, për nga pamja karnaval. Ato nuk do të ishin demonstrata të vërteta. Më tepër do të ishin manipulim i radhës. Unë e di që kanë filluar njerëzit të vetëdijesohen nëpër institucione. Një shok që punon në institucione me tha se, shumica dërmuese e të punësuarve në institucionet e Kosovës do të kishin dalur në demonstratat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me një kusht, që dikush t’u garantojë që nuk e humbin vendin e punës një ditë më vonë. Kështu që mendoj se problemi kryesor i atyre njerëzve, që mbajnë familje me atë pagë, është arsyeja që ata hezitojnë ta rrezikojnë edhe vendin e punës e jo se janë të kënaqur me situatën. Në një rrafsh i kuptoj, por nuk i arsyetoj, për shkak se ata njerëz fatkeqësisht e kanë një të mirë të vogël tani, por një të keqe të madhe më vonë. Sidoqoftë edhe kjo tregon se përkrahja për Llëvizjen tonë po rritet. Ajo edhe më tutje nuk është përkrahje aktive, siç e dëshirojmë ne, por është një përkrahje statike dhe pasive. Pra, numri i të pakënaqurve po rritet, por pakënaqësia ende nuk po bëhet aktive dhe dinamike siç kemi dashur ne. Mendoj që duhet të presim edhe pak kohë për atë.
Focus: Ndoshta shihet se vetëdijesimi po rritet, por në demonstrata shumë pak njerëz kanë dalë. Keni menduar ndonjë strategji apo ide se si duhet nxjerr këta njerëz në protestë apo për t’i kthyer kundër pritjes?
Kurti: Njerëzit të cilët kanë qenë të mashtruar për tetë vjet apo ata që kanë qenë të mashtruar për tetëmbëdhjetë vjet nuk mund të kalojnë në veprim konkret dhe të fuqishëm aq lehtë. Mendoj që u duhet një kohë atyre që ta kuptojnë se mashtrimi, qëndrimi apo numërimi në vend është shumë i gjatë dhe për ta është shumë hap radikal kalimi në demonstrata nga pritja tetë apo tetëmbëdhjetë vjeçare. Kjo është një arsye. Arsyeja tjetër e këtij pasiviteti mendoj se janë intervenimet dhe arrestimet policore, vrasjet që i kanë bërë forcat e UNMIK-ut, sidomos në muajin shkurt, dhe një pjesë e tyre kanë njëfarë droje për të dalë në demonstrata. E treta, pse njerëzit ngurojnë është se çështja e Kosovës është bërë planetare. Shumë qytetarë janë keqinformuar dhe tani thonë se Bushi e Putini merren me këtë punë dhe se kjo është çështje kozmike, ndërsa unë jam shumë i vogël. Edhe kjo nuk është paqëllim dhe është bërë në mënyrë që qytetarët të ndjehen të pafuqishëm. Edhe këta qytetarë e dinë që ne kemi të drejtë dhe na përkrahin, mirëpo nuk na bashkohen sepse nuk besojnë në sukses, duke thënë se kjo është një çështje e fuqive shumë të mëdha dhe na jemi ca ‘buburreca’ këtu poshtë, gjë që natyrisht se nuk është e vërtetë. Arsyeja e fundit është që ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kaq dimë dhe kaq bëjmë, nuk dimë më shumë. Me siguri që ka taktika, ka strategji, ka edhe ide tjera që do ta bënin shumë më të fuqishme Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por ia që neve nuk na kanë rënë në mend, prandaj është shumë mirë që kushdo nga qytetarët që mendon se do të ishte e mundur të kontribuojë me taktika apo me aksione të reja, sigurisht se do të ishte i mirëseardhur për neve. Ne jo vetëm që nuk e konsiderojmë veten të përsosur, mirëpo mendojmë që ka jashtëzakonisht shumë hapësirë për t’u pasuruar edhe me njerëz të ri por edhe me ide të reja që do të na dërgonin drejt fuqizimit.
Focus: Tani është “vendosur” të zhvillohen zgjedhje në Kosovë. Ju si lëvizje keni menduar idenë që ndoshta përmes angazhimit në procesin politikë ta merrni barrën përsipër?
Kurti: I patëm katër palë zgjedhje për institucione pa sovranitet, përderisa këto institucione përmbushnin standarde arbitrare që imponoheshin nga lartë dhe nga jashtë, standardi i jetesës së njerëzve sa vinte e rrënohej. Ne nuk besojmë që këto institucione kanë nevojë për njerëz të ri, por që njerëzit në Kosovë kanë nevojë për institucione të reja. Themeli i këtyre institucioneve nuk garanton se mund të ndërtohet çfarëdo shtëpie, sepse ajo shtëpi do të rrënohej për shkak të themelit të gabuar. Këto themele janë ndërtuar mbrapsht, kështu që kot ndërton mure mbi ato themele. Mbase do të përpiqesh të bësh diçka edhe me kulmin, por shumë shpejt do të vijë koha kur duhet të evakuohesh prej aty, sepse është rrezik të të zërë shtëpia brenda. Ne mendojmë që ka pasur hapësirë në këto institucione për politika më të mira dhe për një përkujdesje më të madhe ndaj qytetarit, mirëpo megjithatë ne nuk mendojmë që brenda këtyre institucione ka qenë e mundur të arrihet qëllimi kryesor. Kjo ngase këto institucione janë të autonomisë substanciale dhe me institucionet e autonomisë substanciale unë nuk mendoj që mund ta bëjmë shtetin sovran e të pavarur të Kosovës. Prandaj ne vazhdojmë që ta organizojmë veprimin qytetar jashtë institucioneve dhe për ndryshime rrënjësore të tyre. Zgjedhjet kanë për qëllim që ta kanalizojnë pakënaqësinë e qytetarëve në fushata parazgjedhore dhe në vend se qytetari indinjatën dhe mllefin e tij ta orientojë kundër politikës zyrtare që udhëhiqet në Kosovë, e që është për negociata me Serbinë. Ndërkohë i gjithë pushteti këtu është në duar të ndërkombëtarëve. Është në rregull që ndërkombëtarët të na ndihmojnë e këshillojnë, por kurrsesi të na sundojnë.
Focus: Procesi i ri negociator po vazhdon dhe tani kërkohet përsëri një kompromis mbi kompromisin, pra mbi pakon e Ahtisaarit. Çfarë mund të na sjell ky proces i ri?
Kurti: Federatë me Serbinë. Qarqet ndërkombëtare, sidomos këto evropiane, e kanë parë se Grupi Negociator i Kosovës është i gatshëm që të lëshoj pe, dhe për këtë arsye ata vazhdojnë të bëjnë presion. Këta kanë treguar që shkojnë poshtë e më poshtë. Efekti kryesor dhe negativ i pakos së Ahtisaarit është që e ka degraduar kërkesën shumëvjeçare të politikës kosovare për pavarësi të plotë në të ashtuquajturën pavarësi e mbikëqyrur, e cila vetëm emrin e ka si të tillë. Kjo e thyen pavarësinë e plotë dhe Grupi Negociator i Kosovës i tregoi botës se nuk e ka pavarësinë aq seriozisht, prandaj ata tash thonë, meqenëse këta hoqën dorë nga pavarësia, ata mund të heqin dorë edhe nga kjo që ua premtuam dhe mund të shkojnë edhe ca më poshtë drejt një zgjidhje të re (ku në Kosovë gjithnjë vjen një mision i Bashkimit Evropian në vend të UNMIK-ut për të na sunduar). Pakoja e Ahtisaarit nxori një ndarje të brendshme. Tash Kosova do të mbetet në njëfarë lidhje federative me Serbinë përmes negociatave shtesë. E di se kjo tash për tash duket e paimagjinueshme, mirëpo edhe në vitin 2000 negociatat me Serbinë kanë qenë të paimagjinueshme. Dalëngadalë nëpërmjet këtij inxhinieringu social e politik na kanë sjellur në situatën ku negociatat u bënë normale. Prandaj, qëllimi është që në fazën e ardhshme të na lënë në një federatë me Serbinë dhe kjo të duket si një çështje normale.
Focus: Apo ndarjen e Kosovës?
Kurti: Jo, unë mendoj që Serbia i ka aspiratat më të mëdha se ndarja dhe kjo është më e keqe. Serbia do ta dëshirojë ndarjen e Kosovës, atëherë kur Kosova t’i afrohet shumë pavarësisë, në mënyrë që ajo të marrë sa më shumë që është e mundur. Ajo do të përpiqet që të gllabërojë ndonjë territor apo ndonjë pjesë të Kosovës atëherë, mirëpo tash për tash me këtë Grup Negociator dhe me fleksibilitetin e tyre absurd Serbia i ka edhe shanset edhe aspiratat shumë më të mëdha. Serbia po e sheh mundësinë që Kosovën ta ndaj përbrenda me ç’rast 30 % të këtij territori do ta kishin serbët dhe 70%, madje jo shqiptarët, por realisht misioni civil ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë Kosovës t’ia implantojë një kancer i cili zgjerohet para se ta gllabërojë Kosovën tërësisht. Në anën tjetër, Kosova është e ndarë faktikisht dhe për mendimin tim është naivitet i madh të besosh se me negociata mund ta bashkosh atë.
Focus: Ju keni thënë, por edhe nga zëra të ndryshëm është thënë se procesi në Kosovë ka filluar të futet në një rreth vicioz, që për katër dekada është futur Palestina. Rrezikojmë vërtet që të gjendemi në një situatë të tillë?
Kurti: Pa dyshim se Serbia është shumë e interesuar që në Kosovë të përjetësohet ky konflikt. Çërçilli ka thënë se nëse don që një luftë mos të përfundojë asnjëherë, që një konflikt të jetë i përjetshëm, atëherë bëje religjioz atë, ndërsei popujt kundër njëri-tjetrit për çështjen e Zotit dhe ajo luftë nuk përfundon asnjëherë. Kështu që Serbia e ka këtë tendencë: të thotë se shqiptarët janë mysliman, ndërsa serbët janë të krishterë. Të krijoj këtë skemë bardh e zi dhe të thotë se kinse Serbia po na e mbrojka krishterimin evropian mu në Kosovë. Prandaj, është nxitur e rritur ky ‘eksterritorialiteti’ i kishave dhe manastireve ortodokse që shqiptarët të konsiderohen si një mish i huaj për Evropën, si popull islamist dhe serbët na qenkan popull proevropian. Dhe, në këtë mënyrë, Kosova njëmend përmes ‘eksterritorialitetit’, por edhe përmes decentralizimit me korridore të ndryshme, me copëtime territoriale dhe administrative, të shndërrohet në një Palestinë në zemër te Evropës.
Focus: Por shumë gjëra janë të përputhshme në qasjen që po i bëhet zgjidhjes së këtyre dy problemeve, kemi një ekip të ngjashëm si kuarteti, kemi grupe negociatore që kanë filluar të ndërrohen, edhe Palestinës i është premtuar pavarësia, madje edhe nga amerikanët, por në fund asgjë konkrete?
Kurti: Po nuk është e rastësishme që anëtarët e Grupit Negociator të Serbisë janë përpjekur shumë që ta përdorin metodën izraelite të depërtimit por edhe ta keqpërdorin fenë. E dyta, duan që të ndërtojnë shumë enklava të betonuara dhe të rrethojnë me mure Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe kështu shqiptarët të identifikohen me arabët, ndërsa ata të identifikohen me civilizimin perëndimor. Fatkeqësisht shumë qarqe ndërkombëtare konservative dhe religjioze në perëndim e kanë kafshuar karremin e Serbisë dhe në këtë mënyrë po i ndihmojnë asaj.
Focus: Procesi pritet të përfundojë me 10 dhjetor, çka pas kësaj date? Duhet pritur ende apo si duhet ecur tutje, duke marr një vendim vet?
Kurti: Unë mendoj se disa javë para të skadojë 10 dhjetori, ata do ta përgatisin gënjeshtrën e re. Ata nuk duan të vijë 10 dhjetori pa e përgatitur gënjeshtrën e re, e cila do ta zëvendësonte gënjeshtrën e vjetër. Në mënyrë që populli edhe më tutje të hesht dhe të pres e të durojë. Unë nuk mendoj që ne duhet ta presim 10 dhjetorin, sepse nëse ne presim 10 dhjetorin, atëherë para se te vijë 10 dhjetori do ta shohim se ka ardhur data e re. Prandaj, është e kotë të pritet 10 dhjetori. E mbani mend vitin 2006 kur thanë se statusi i Kosovës do te përcaktohet deri në fund të atij viti. Por, në muajin nëntor u tha se po shtyhet për vitin tjetër dhe nuk u prit fundi i vitit që ta thonë se nuk po bëhet atë vit. Dy-tri javë para se të kalojnë 120 ditët, ata do ta përgatisin popullin, opinionin publik, për shtyrjen e re. Prandaj ta presim 10 dhjetorin është naivitet.
Focus: Edhe tani është filluar me deklarata siç kishte ndodhur vitin e kaluar. Kërkohen zgjedhje përsëri në Serbi, të njëjtat i kemi në Kosovë. Mendoni se po përgatitet terreni drejtë një shtyrje të re?
Kurti: Unë nuk mendoj që ne mund të presim, por faktorët ndërkombëtar po mendojnë se ne mund të presim. Bashkësia ndërkombëtare gjithmonë e ndjek shtegun e rezistencës më të ulët dhe kush bën me shumë rezistencë fiton. Aktualisht më shumë po bën rezistencë e trysni Beogradi se sa Prishtina, prandaj edhe kemi këtë situatë.
Focus: Është propozuar që të ndërrohet ky Grup Negociator dhe që në një Grup të ri të jeni edhe ju. Do të pranonit të ishit në një Grup të ri Negociator përball Serbisë?
Kurti: Jo, jo. Unë nuk mendoj se duhet të ketë negociata fare dhe rrjedhimisht as Grup Negociator. Prandaj, është absurd ky propozimi që unë të jem anëtar i ndonjë Grupi Negociator.
Focus: Ju thoni se ne duhet ta shpallim pavarësinë ose të ecim në mënyrë të njëanshme, në këtë linjë kanë dalë edhe disa zëra, por ata që na kanë ndihmuar të çlirohemi thonë se nuk mund të veprojmë vetëm pa na thënë ata?
Kurti: Unë nuk mendoj që Kosova është çliruar. Së pari se 25% të territorit na e kontrollon Serbia dhe 75% të territorit ne jemi të lirë nga dhuna dhe vrasjet arbitrare, por nuk jemi të lirë politikisht, në kuptimin që të vendosim për veten tonë. Kështu që nuk mund ta pranoj që na kanë çliruar. E dyta, një shok i imi, Xhelal Sveçla, ka marrur një shembull interesant në një artikull të tij: zhvillimet që po ndodhin në Kosovë ngjajnë sikurse situata kur dikush e shpëton një femër nga dhunimi dhe me pas e shndërron në prostitutë. Fakti se ky e shpëtoi femrën nga dhunimi nuk i jep kurrfarë të drejte atij tani ta shndërrojë atë në prostitutë. Do të kishte kuptim të mirë shpëtimi nëse pasi që e ka shpëtuar femrën nga dhunimi ajo nis e bën jetë normale. Nëse ajo shndërrohet në prostitutë, atëherë e keqja vetëm është zëvendësuar, por assesi nuk është larguar.
Focus: Pra ju besoni se Kosova është shndërruar në lloj “femre prostitutë” të cilën do ta shfrytëzoj Evropa me misioni e saj të ri?
Kurti: Po deri më tani kështu ka qenë. Prej Kosovës është kërkuar ta shes trupin e saj dhe fatkeqësisht kemi pasur politikanë që e kanë bërë këtë, duke i dhënë 11 komuna gjithsej serbëve duke ia dorëzuar pushtetin edhe njëherë një burokracie te re ndërkombëtare që e zëvendëson UNMIK-un në Kosovë. Do të jenë 11 komuna serbe në lidhje horizontale ndërmjet veti dhe në atë vertikale me Beogradin. Por, do të jenë edhe 45 zona të veçanta ‘eksterritoriale’ që Kosovës ia marrin historinë. Pra, prej Kosovës nuk është kërkuar ta shes vetëm trupin, por edhe shpirtin, dhe kjo është më shumë se sa te prostitutat. Prostituta së paku shpirtin nuk e shet. Ndërsa këtu dhurimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës që i është bërë Beogradit është shitje e shpirtit, sepse ajo është pjesë e historisë, traditës dhe kulturës, pjesë e së kaluarës sonë. Decentralizimi është shitje e trupit. ‘Eksterritorialiteti’ është shitje e shpirtit. Në Kosovë është bërë edhe më keq sesa në rastin e prostitutës.
Letër publike: Të themelohet çmimi ndërkombëtar "Nëna Tereze"

Shkruan: Ndue Ukaj
Ne si komb, në saje të Nënë Terezës mund të jemi shembulli më emblematik për kulturën e dashurisë, për kulturën e paqes, për kulturën e humanizmit. Prandaj, që t'i manifestojmë këto vlera të përjetshme dhe ta ngrehim në piedestalet më të larta Nënën Tonë Tereze, është e udhës që në vendin e saj, të përjetësohet vepra e saj, edhe me formimin e një çmimi me përmasa ndërkombëtare. Arsyet për këtë mund të jenë të shumëfishta, por gjithnjë qëllimmire, që vepra e saj e trasuar të freskohet çdo herë, pra në çdo përvjetor të vdekjes së saj.
Nëse suedezet mund të mburren me të drejtë në gjithë globin me çmimin Nobel, të emërtuar sipas testamentit të shkencëtarit Alfred Nobel, është koha që edhe në Gadishullin më të vjetër të Europës, të përjetësohet madhështia e Nënë Terezës me një çmim ndërkombëtar për humanizëm, për paqe, "Nëna Tereze". Nëse bota ka patur dhe ka nevojë për zbulimet revolucionare të Alfred Nobelit, më shumë sot bota ka nevojë për dashuri, për paqe, për humanizëm. Këto vlera dhe virtyte universale i ka përjetësuar në rrafshin global, për dekada të tëra vepra e Nënës Terezes.
Duke u nisur nga fakti se Nëna Tereze përfaqëson vlerat më sublime të qenies sonë kombëtare dhe këndej pare edhe vlerat universale të njerëzimit, mendojmë se Institucionet e Shqipërisë, në bashkëpunim me ato të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kosovës Lindore e diasporës, gjithnjë në bashkëpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatën "Nëna Terezë" në Prishtinë, të themelojnw çmimin kombëtar për paqe, tolerancë dhe dashuri mes njerëzve "Nëna Tereze". Arsyet për ketë janë të panumërta, andaj pikërisht në këtë dhjetëvjetor të ndarjes së Nënës Tereze nga kjo botë, të rikthejmë misionin e saj me një akt kaq sublim.
Nëna Tereze u përket vlerave më universale që ka bota. Prandaj mendoj se shoqëria shqiptare duhet ta themeloj këtë çminim si simbol të qytetarisë dhe vlerave tona të shumëfishta dhe si përjetësim i veprës së madhe të Nënë Terezës në dheun e saj. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor paqe në Ballkanin e trazuar. Kjo duhet të jetë edhe një shtytëse më shumë që simboli i humanizmit, dashurisë dhe paqes Nënë Tereze, të ngrihet në një çmimin kombëtar, i cili do të mbështetej qeveritë shqiptare, donatorët e ndryshëm dashamirës, të cilët mendoj se do jenë të mjaftë. Ky çmim jo vetëm se do ta lartësonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonë.
(Kjo letër iu drejtohet Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarë së Kuvendit Jozefina Topallit, Arqipeshkvit të Tiranës Imozt Rrok Mirditës, kryetarit të opozitës Edi Rama, Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit të Kuvendit Kolë Berisha, kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë Hashim Thaqit, Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Nëna Tereze" Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare).

MESAZHI I BUSULLËS
MESAZHI I BUSULLËS
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje, pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
Nga Bekim Rexhepi
120x120 DITË SHTYRJE?
120 ditë shtyrje. Po pse të mos ketë shtyrje derisa nuk ka vendosmëri gjatë gjithë procesit dhe për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova në krye me Grupi Negociator (GN), Janë edhe 120 kompromise të tjera, qe do të mund të qarkullojnë në kuluaret diplomatike, për ta mashtruar Kosovën, madje për të heq dorë nga pavarësia e saj. Shtyrja edhe për 120 ditë të tjera, nuk do te ishte e gjatë, për modelin e pritjes shqiptare. E gjatë është shtyrja për secilin apo për atë, qe e di se Kosova patjetër duhet të pavarësohet.
Dhe, e pakuptimtë është kjo shtyrje! thonë qytetaret (e shumicës) në Kosovë, sepse nuk ka arsye tjetër politike, se pse për pavarësinë e Kosovës të bëhet vonesa, apo edhe shtyrje të tjera. Këto shtyrje të tjetër, sikur i japin infuzion Serbisë, e cila nuk ngurron që me çdo kusht të pengoj apo ta zhbëjë procesin nga itinerari i saj politik qe e paragjykon si te disfavorshëm.
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
Sa vije e faktori ndërkombëtar, po e zbutë përkrahjen e vet karshi idesë për pavarësinë e Kosovës, kjo mund të na kushtoi, pavarësisht se tymoni i politikës sonë qe në lëvizjen e përbashkët te faktorit ndërkombëtar e kombëtar në Kosovë. Ne mund te jemi te dëshpëruar, se pse nuk po na lejon hapësira heterogjene e ndërkombëtarëve te bëjmë shtetin tonë, te pavarur, madje edhe ashtu siç e duam ne.
Qëndrimi ynë, ndaj politikës se huaj, lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, dukshëm ka qenë qëndrim solidarizuesë. Pastaj edhe rrëshqitjen e faktorit ndërkombëtar, ne një regjim tej bllokues ekonomik e politik, nuk e kemi kritikuar sa duhej edhe pse kjo më nuk mund te justifikohej as me kohen dhe as me mundësit që i ofronte Kosova. Solidariteti i politikës sonë me regjimin bllokues e ka quar politikën vendore ne disfunksionalitet, gati të plotë.
Pra, me të drejtë, sot mund te arrihet deri aty, që të konkludohet se ky disfunksionaliteti i politikës kosovare, ka mbërri në imponime qendrore, se gjithsesi duhet te ketë marrëveshje në negociata me Serbin. Madje, pavarësisht se Serbia nuk është ndëshkuar, ajo është kthyer në faktor, të palëve që e mundësojnë zgjidhjen e problemit apo të statusit të Kosovës. Serbia, gjithashtu është lënë e lirë, të funksionoj në rrafshin e manovrimeve të vjetra politik. Diskursi i saj politik për Kosovën, akoma po tregohet edhe më i ultë, se ai i mëparëshmi i krimeve që i shpëtuan zotit e ligjit.
DËSHMITË QË S’ PO NA NDIHMOJNË TË KTHJELLOHEMI
Problemi i Kosovës dhe zgjidhja, nga Grupi Kontaktit kaloi në OKB, dhe më pasë zbritja e serishme, në Grup të Kontaktit nga OKB-ja, dëshmoi qartë mosseriozitetin e njërës dhe tjetrës, e pasqyroi më mirë, si asnjëherë tjetër, rastin tonë, se sa divergjenca politike ka dhe mbeten.
Të përkujtojmë se ne vet e kemi favorizuar si interes të madh instalimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë, madje ky favorizim duket te jetë akoma i ngjashëm edhe me instalimin tjetër te forcave Evropiane, duke i lënë hapësirë menaxhimit te huaj, dhe duke u vet rezervuar në mënyrë të frikshme për vet menaxhimin e vendit.
Po marrë shkas 17/18 Marsin 2004, te anarkisë politike, edhe pse forcat ndërkombëtare ishin përgjegjëse në menaxhimin e sigurisë në Kosovë, u zunë te pa përgatitura, edhe pse kishin stërvitur madje vazhdimisht. Pra, dëshmia e marsit është një alibi më shumë se gjendja në Kosovë duhet vet menaxhuar. Po ashtu edhe protesta e 10 shkurtit e këti viti, që fatkeqësisht patën viktima, të organizuara nga “lëvizja për vetëvendosje”, dha dëshminë tjetër se më mirë mund te menaxhohet siguria nga vet ne se sa nga ata qe kanë interesa te tjera, të dëmshme për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
BUSULLA E NDRYSHKUR
Se, Kosova nuk po ecën si duhet në rrugëtimin e saj, e thotë gjendja aktuale, pa zhvillime politike e ekonomike me një gjendja sociale tej alarmante kudo ne Kosovë. Kjo fare lehtë hetohet, e vetëm “hetuesit e këqij”, në GN-or, nuk duan ta pranojnë “dehjen politike”, që e ka kapluar Kosovën.
Derisa nuk arrihet akoma shtetësia nacionale ka alibia te rreme patriotike. E shtetësia nacionale në Kosovë nuk mund te bëhet pa pavarësinë e plotë të Kosovës. Të imagjinosh të kundërtën do të thotë se nuk je afër realitetit politik, vetëm oportunistët, mbesin te vetëm dhe vazhdojnë ta mbajnë me dhunë e mashtrim, tymonin e politikës në Kosovë. Ky tymon i politikës, nuk po drejtohet ne kahjen e duhur të pavarësisë se Kosovës, nuk po lëvizë mirë sepse do më parë të këputet se sa të mbërri në cak.
Në fakt busulla jonë mund te duket e ndryshkur, por nuk mund të themi: “se ajo nuk ka edhe mjeshtër”!. Populli e di më se miri e thotë: “s’ka perëndi të tjerë përveç meje”!. Kujdes loja me popullin, është e rrezikshme. Populli t’vret keq kur e mashtron...
03 shtator 2007
info@bekimbeu.de
www.bekimbeu.de

Disa teori joekonomike të (mos)zhvillimit ekonomik të Kosovës

Shkruan: Isa Mulaj
Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania kishte qenë aq e shkatërruar sa që shumë ekonomistë vlerësonin se një gjermani mesatar do t’i duheshin afër pesë vite punë për t’i siguruar dy palë këpucë. Në realitet kjo i kishte marrë tri vite. Pas ndarjes në Gjermaninë Lindore dhe Përendimore më 1949, e dyta kishte vazhduar me zhvillim të hovshëm që u bë i njohur si Wirtschaftswunder – mrekullia ekonomike. Në përgjigjjen më të thjeshtë kosovarët do të thoshin, dhe në fakt ende thonë ,,paj gjermant janë gjermanë”, duke shfaqur kështu një lloj paragjykimi me dozë raciste. Në bazë të këtij paragjykimi, ka pasur edhe teori të atilla se disa vende janë të gjykuara për të mos përparuar kurrë, në mesin e tyre Hong Kongu dhe Irlanda. Sot Irlanda është shtet më i zhvilluar se Britania e Madhe.
Është vërtetuar përmes studimeve se luftërat civile në Armeni, Azerbajxhan, Taxhikistan, Gjeorgji, Molldavi, Kroaci, dhe Maqedoni kanë pasur ndikim negativ në rritjen ekonomike vetëm në afat të shkurtë, pas të cilit vazhdon zhvillimi progresiv i qëndrueshëm. Bosnja, e cila shpesh krahasohet me Kosovën, tani gjindet në një konsolidim ekonomik dhe gati gjysmën e importit e mbulon me eksport. Në Kosovë ndodhë e kundërta; në dy vitet e para pas luftës ka pasur një rritje të hovshme ekonomike që u shpjegua me ndihmat nga jashtë dhe krahasimit me bazën shumë të ultë. Tani kur është dashur të fillojë zhvillimi i qëndrueshëm, ekonomia e Kosovës merr teposhtëzen. Krejt fajet në mënyrë të paarsyeshme i hedhën statusit të pazgjidhur politik. Kështu në vend të ekonomisë politike dhe politikave ekonomike, e bëmë politizimin e ekonomisë.
Rezultatet shumë të diversifikuara gjatë transicionit për në ekonominë e tregut në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore i kanë detyruar studuesit t’i fusin në analizat e tyre ekonomike faktorët jo-ekonomik siç janë dallimet ndërmjet kulturave dhe institucioneve. U bë e qartë se zbatimi i modeleve të njëjta të zhvillimit, në kushte përafërisht të ngjashme, me trashëgimi konceptuale të njëjtë – socializëm, nuk është në gjendje të shpjegoj pse disa vende mbesin prapa e disa tjera përparojnë.
Ndryshimet në zhvillimin ekonomik më së shumti sqarohen përmes institucioneve. Në kuptimin më të përgjithësuar, ekzistojnë dy lloje institucionesh. Grupi i parë janë institucionet që ndryshojnë shpejtë, e të cilat i karakterizojnë ndryshimet politike, ose diçka që ndodhë në sistemit politik pluralist. Ndryshimet e tilla janë më të shprehura në shtetet ish-socialiste. Në Kosovë, ndryshimet politike mund të ndodhin edhe brenda natës, pa e ditur kush në detaje pse, si, për çka. I kemi parë këto ndryshime në fillim të marsit 2006 dhe ,,shpresojmë” t’i shohim edhe në të ardhmen.
Grupi i dytë janë institucionet që ndryshojnë më ngadalë ose kërkojnë më shumë kohë. Këtij grupi i përkasin faktorët historik, kulturor dhe specifik të një vendi. Bashkëveprimi ndërmjet këtyre dy grupeve të institucioneve ndikon në zhvillimin ose ngecjen ekonomike. Një alternativë shpesh e praktikuar është transplantimi institucional ose eksportimi i njohurive dhe sistemit ligjor e qeverisës në vende të ndryshme. Kosova është rast tipik që ju nënshtrua transplantimit institucional. Kur alternativa e tillë kishte dështuar në sjelljen e përparimit ekonomik (sikur në Indi nën sundimin Britanik), atëherë sqarimi ju adresua shkakut të bashkëveprimit të pa koordinuar dhe të papërshtatshëm ndërmjet institucioneve që ndryshojnë shpejtë dhe atyre që ndryshojnë ngadalë. Megjithatë, këtë sqarim e hodhi poshtë praktika e rritjes ekonomike të Indisë kohëve të fundit, e cila u me tepër u mbështet në institucionet saj që ndryshojnë shpejt dhe ngadalë se sa në vlerat e transplantimit institucional.
Sidoqoftë, konstatimet se qeverisja institucionale e ekonomisë dhe zbatimi i reformave ekonomike duhet të bazohen në faktorët e brendshëm ose specifikat e vendit, në epokën e globalizimit dhe integrimeve ekonomike nuk mund të përkrahet. Globalizimi dhe integrimet ekonomike shpesh godasin vendet e varfëra në kuptimin që sjellin një lloj neokolonializmi duke i bërë ato objekte të nënshtrimit dhe eksploatimit nga vendet e pasura. Që vendet e varfëra të bëhen partner e jo ta ndiejnë veten si skllevër të vendeve të zhvilluara, suksesi i reformave të tyre varet shumë edhe nga disa faktorë jo-ekonomik ku hyjnë: niveli i njohurive të akumuluara, faktorët kulturorë dhe historik, dhe mentaliteti i njerëzve në formimin dhe udhëheqjen e institucioneve.
Kosova kishte nivel shumë të ultë të njohurive të akumuluara dhe i mungonte përvoja për tranisicion në demokraci dhe ekonomi të tregut. Ajo çka ishte arritur gjatë socializmit vetqeverisës u shkatërrua gjatë viteve ’90-ta përmes apartit represiv dhe aparthejdit serb duke i përjashtuar shumicën e shqiptarëve nga administrata publike dhe sektori shoqëror i ekonomisë. E tërë ajo dekadë e humbur më vonë do t’i ketë pasojat në qeverisjen e transicionit pas luftës. Përveq kësaj, kur erdhi transicioni emergjent, jo vetëm që nuk kishte më interesim për sistemin e vetqeverisjes as në pikëpamje teorike dhe shkencore, por shqiptarët e Kosovës gabimisht e identifkojnë atë sistem me hegjemoninë serbe. Realisht, as vet serbët nuk kanë treguar ndonjë simpati për të në kohën kur ai ishte në vitet e fundit të jetës së tij. Për çudi, nacionilzmi serb ne fillim të viteve ’90-ta do ta përdorë referencën ndaj socializmit vetqeverisës si zbulim të sllovenëve për ta eksploatuar Serbinë. Nuk kishte shantazhe dhe akuza tjera më të mira kundër Sllovenisë në agjendën e Serbisë për ta nënshtruar ish-Jugosllavinë.
Kur të merret parasysh hendikepi i Kosovës me mungesë të përvojës dhe njohuri të mangëta, secili do të vinte në përfundim se transplantimi institucional do të ishte i mirëseardhur për ta zënë hapin më shpejt në atë që është humbur. Një gjë e tillë fatmirësisht edhe ndodhi, por grupi i institucioneve që ndryshojnë shpejt nuk ishte dhe ende nuk është si një tërësi. Ai është i fragmentuar në UNMIK dhe institucione të përkohshme të vetqeverisjes (IPVQ). Në vend se të flitet për bashkëveprimin e këtyre institucioneve me institucionet që ndryshojnë ngadalë, d.m.th. faktorët historikë dhe kulturorë të Kosovës, nuk mund të flitet për bashkëveprim të përshtatshëm ndërmjet institucioneve që ndryshojnë shpejt (UNMIK-ut dhe IPVQ-ve). Në teori, UNMIK-u dhe IPVQ-të janë institucione si tërësi por në praktikë institucione dualiste. Vlerësohet se kjo ka ndikuar negativisht në ekonomi, qoftë nga neglizhenca, jokompetenca, moskoordinimi, ashtu edhe nga papërgjegjësia.
Bashkëveprimi ndërmjet institucioneve që ndryshojnë shpejtë dhe ngadalë me gjasë askund në botë nuk është në mospërputhje më të madhe se në Kosovë. Prej shumë e shumë faktorëve, po e përmendim atë më bazik – gjuhën, e sidomos atë që përdoret nëpër ligje dhe rregullore, e kam fjalën për ato që e rregullojnë ekonominë. E njëjta gjë vlen për dokumentet dhe raportet që shkruhen ose përkthehen në gjuhën shqipe. Ajo gjuhë është aq e ndërlikuar me terma të huaj sa që kuptimi i saj është i kapshëm vetëm për një grup të caktuar njërëzish, ndoshta më së miri për ata që i kanë bërë këto pështjellime. Kështu synohet të ndërtohet shteti ligjor dhe ekonomia funksionale me ligje që, edhe po deshën t’i shqyrtojnë detajisht, pjesa dërmuese e popullsisë nuk i kupton. Prapavijën e këtij sistemi ekonomik enigmë pakkush e kupton. Kemi pasur bindjen se e kemi kuptuar socializmin vetqeverisës i cili për disa herë ka qenë më shqip se ky tani, por nuk e kemi njohur sa duhet.
Ne jemi të gatshëm të pranojmë çfarëdo transplantimi që e kërkon nevoja, koha, e pse jo edhe shtetet individuale, por nuk nxjerrim mësime në formë të njohurive të akumuluara. Ne nuk po nxjerrim mësime as nga ky sistem i cili duket se për shumicën është bërë i neveritshëm. Ndoshta për një gjë të tillë nuk kemi nevojë të brengosemi fare përderisa Zoti dhe Amerika e përkrahin pavarësinë e Kosovës! Nëse tash parashtrohet pyetja kontraverse se a janë të gjykuara nga natyra disa vende sikur Kosova të mbesin përgjithmonë ekonomikisht të prapambetura krahasuar me tjerat, përgjigja është Po – përgjithmonë derisa të ekzistojë sindromi i mentalitetit jostabil dhe të paformësuar.

5 sht 2007
SHQIPËRINË E OKUPUAR TA BËJMË TË LIRË DHE TË RIBASHKUAR ME SHQIPËRINË ADMINISTRATIVE. NUK KA RRUGË TË NDËRMJETSHME TJETËR!

Po të pranohet pavarësia e Kosovës, edhe ajo "e plotë", d.mth. ajo që nuk mbikëqyret nga maca, qeni, bualli ahtisarian i oborrit mesjetar të Evropës së Vjetër, pastaj (nuk dihet kur) të bëhet çlirimin e trojeve të tjera shqiptare, do të njiheshin kufijtë artificiale që "shtriga plake" e Brukselit i ka vizatuar për të favorizuar sllavët, duke krijuar edhe shtete artificiale (IRJM) që i ushqen me shumë përkëdhelje. Do të ishte një gabim fatal që do të groposte përfundimisht trevat shqiptare nën sundimin dhe kolonializmin sllavo-grek.
Mona Agrigoroaiei
Në kokat e disa atdhetarëve shqiptarë ka filluar të del në sipërfaqë një ide, se çështja kombëtare do të gjejë një zgjidhje përfundimtare vetëm pas një procesi të gjatë, në disa etapa të përcaktuara: pavarësia e Kosovës, pastaj çlirimi i trevave tjera, pastaj mbajtja e referendumit mbarëshqiptar që do të kurorëzohet me ribashkimin e Shqipërisë. Argumentimi i "hap pas hapeve" qendron në disa ide më pak apo më shumë të konturuara. "S'jemi të përgatitur (për një zgjidhje globale të çështjes kombëtare shqiptare). Apo: "S'do të kemi përkrahje nga ana e forcave politike nga bashkësia ndërkombëtare". Ose: "S'duhet të hyjmë në aventura", me variantën: "duhet të bëjmë çka është e mundur për momentin, në kohë do të realizojmë ribashkimin kombëtar".
Përveç atdhedashurisë së SINQERTË, atdhedashurisë së PËRFLAKTË, së PAKUSHTËZUAR që shkon, në rast nevoje, deri në pranimin e ndërgjegjshëm të sakrifikimit për lirinë e plotë dhe e vërtetë të kombit shqiptar - sinonim i vetëm i së cilës është ribashkimi kombëtar shqiptar, veprimtari i çështjes kombëtare (pavarësisht nga vendndodhja, mosha apo gjinia e tij) duhet të ketë VENDOSMËRI të plotë, të jetë vigjilent përballë kurtheve të dukshme apo jo, të armiqve (të dukshëm apo jo) sllavo-grekë apo shqipfolës dhe tezave të tyre të mbrapshta. Nëse pranojmë se filozofia është baza e cilësdo veprimtarie shoqërore njerëzore dhe filozofia politike, themeli i cilësdo veprimtarie politike, ideologët e çështjes kombëtare duhet të paracaktojnë rrugën filozofiko-politike të veprimtarisë politiko-diplomatike dhe politiko-ushtarake për arritjen më të përshtatshme në cakun e rrugës së drejtë të nisur. Ky bazament është dhe do të mbetet ÇLIRIMI I SHQIPËRISË SË OKUPUAR = RIBASHKIMI I SHQIPËRISË SË OKUPUAR ME SHQIPËRINË ADMINISTRATIVE. Kjo formulë e mendimit revolucionar dhe vetëm kjo, asnjë tjetër, i përshtatet thënjes kapitale të Mr. Ukshin Hotit: SHQIPËRINË E PABËRË, BËJE, SHQIPËRINË E BËRË. BËJE OSE VDIS! Çdo hap ndërmjetësues, gjysmëparcial apo parcial të tipit "PAVARËSIA", ÇLIRIMI NË ETAPA, PASTAJ RIBASHKIMI, i shoqëruar apo jo me mendim krahinor ("Më intereson vetëm fshati, lagja, oborri, "republika" ime, aspak çka ndodhet me shqiptarët jashtë tyre, ata mund të mbesin të okupuar, mjafton unë të jem i lirë apo së paku të kem këtë përshtypje") apo karrierist ("Populli mund të vritet nga shtypësi dhe okupuesi. Mjafton unë të jem në pushtet apo së paku të kem unë ketë përshtypje") çon procesin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në qorrsokak: nisje e veprimtarisë nga e para deri në bllokim të plotë, çlirim gjysmak deri në robëri përfundimtare, devijim deri në asgjësim të veprimtarisë dhe vënje në shërbimin e forcave të huaja armiqësore antishqiptare.
Unë konsideroj se procesi i "hapa-hapeve" dhe i "thela-thelave" është një lëshim prej parimeve të gozhduara në mendjen dhe në zemrën tonë. Jo aq i rëndë si dukuritë të krahinorizmit apo karrierizmit, por një fis e largët të tyre.
Të gjithë duhet të dimë se e pamundura dhe e mundura nuk përcaktohen. Ata vijnë si vazhdim të punës apo të mospunës. Puna e pandërprerë, e palodhur, guximi për të mos u lëshuar pre e zhgjënjimit, të gjithë janë tregues për faktin se atë që dukej në fillim "të pamundur" do të shëndrrohet në "të mundur". Sigurisht se forcat politike të devijuara që komandohen drejtëpërdrejtë prej pushtuesit apo prej qarqeve ndërkombëtare grekofile apo sllavofile nuk përkrahin ribashkimin e Shqipërisë Ata përpiqen me çdo mjet të sabotojnë veprimtarinë kombëtare shqiptare, të shantazhojnë aktivistët atdhetarë në një luftë të vazhdueshme "të ftohtë", në futjen e ideve devijuese në rradhët patriotike. Përballë tyre duhet vigjilencë, për të zbuluar dhe shkatërruar çdo plan antishqiptar dhe vendosmëri për të mos pranuar kurrë një kthesë të tillë "vetvrasëse". Nuk duhet marrë aprovimin, as përkrahjen e armiqve për atë që duhet të realizojmë. Duhen mbledhur dhe përdorur për qëllimin e ribashkimit kombëtar, të gjithë potencialet e mirëfillta të popullit, që duhet shqaruar, edukuar, bindur se pasiviteti dhe durimi para kolonizimit është nëna e të gjitha të këqijave dhe se idetë të kurdisura në qarqet e shteteve terroriste antishqiptare dhe të shpërndarë enkas në mes të tij duhen dalluar prej atyre korrekte, shqiptare. Veprimtaria kombëtare mbart përgjëgjësi. Me themele sado pak të orjentuara me një milimetër gabimisht, ajo është një kështjellë rëre që mund të prishet kur do dhe si do armiku. Pra, aventurë është të nisësh luftën e armatosur ku s'je i përgatitur për të, kur do armiku, jo të mbash qendrimin korrekt politikë, jo të rezistosh para përpjekjeve të devijimit tënd. Aventurë është të ndryshosh mënyrën e veprimit në gjysmë të luftës (politike apo të armatosur) apo ta nisësh me një qëllim parcial dhe pastaj të përfundosh si do armiku, në strukturat shtetërore të tij.
Gabimet, edhe ato jo të qëllimshme mund të kenë rezultate të rënda afatgjate. Për të mos pasur vetëm përshtypjen … se po veprojmë mirë, përvoja e akumuluar gjatë dekadave të fundit duhet të na mësojë që të mos gabojmë. Një shembull që sintetizon këtë fakt qendron në atë se mënjëherë pas demonstratës së vitit 1981, me "arsyetimin" se kërkësa "Kosova Republikë" doli si kërkësë e popullit, disa grupe revolucionare atdhetare shqiptare prej mërgimit hoqën dorë prej strategjisë themelore të ribashkimit kombëtar dhe erdhën me tezën "Kosova Republikë". Pa u menduar se kështu nuk po fshihen kufijtë artificiale shqiptaro-shqiptare as brenda Kosovës historike, as të Kosovës historike shqiptare me Nënën Shqipëri, ky reduktim solli popullin shqiptar para faktit të kryer se, me rrëzimin e ish-Jugosllavisë socialiste, kufijtë e Titos mbi trupin e Kosovës historike po bëhen të njohur juridikisht. Nëse lëvizja kombëtare e asaj kohe do të mbetej tërësisht besnike RIBASHKIMIT, kufijtë artificial do të prisheshin me prishjen e ish-Jugosllavisë. Sigurisht, janë edhe disa faktorë tjer të konjunkturës së atëhershme që nuk po i cekim tani. Çka është për të ndryshuar, duhet të ndryshohet në momentin e duhur, nuk duhen etapa të stërgjatura. Po të pranohet pavarësia e Kosovës, edhe ajo "e plotë", d.mth. ajo që nuk mbikëqyret nga maca, qeni, bualli i oborrit mesjetar të Evropës së Vjetër, pastaj (nuk dihet kur) të bëhet çlirimin e trojeve të tjera shqiptare, do të njiheshin kufijtë artificiale që "shtriga plake" e Brukselit i ka vizatuar për të favorizuar sllavët, duke krijuar edhe shtete artificiale (IRJM) që i ushqen me shumë përkëdhelje. Do të ishte një gabim fatal që do të groposte përfundimisht trevat shqiptare nën sundimin dhe kolonializmin sllavo-grek.
Lëvizja kombëtare shqiptare duhet të arrijë në një organizim aq i pjekur sa (pa u zbuluar gjatë kohës para agjenturave të shtypësve), në momentin e harxhimit të mjeteve politiko-diplomatike, të jetë e aftë të shpërthejë ushtarakisht, duke marrë përmes befasisë dhe duke çliruar tërësisht dhe përnjëherë hapësirat shqiptare me anë të Kryengritjes së Përgjithshme, ashtu që të dëbojë e të gjithë ujqërit të shteteve sllave dhe insektet kolaboracioniste shqipfolëse që rrinë mbi lëkurën e popullit shqiptar të shtypur, duke i shfrytëzuar dhe shpërdorur gjakun e djersën. Faza e dekolonizimit duhet edhe të jetë e përngjashme me fazën e mbajtjes së referendumit për ribashkim kombëtar, në bazë të ushtrimit e së drejtës më legjitime të vetëvendosjes, e drejtë e patjetërsueshme edhe për kombin shqiptar. Në këtë nivel duhet që masat e gjera popullore me vetëdije të plotë, pa asnjë lloj frikësim apo shantazh nga forcat e jashtme antishqiptare, të shprehin votën e tyre të lirë, që do të vëjë para faktit të kryer edhe fuqitë të mëdha aktuale për zgjidhjen e vetme të arsyeshme e çështjes kombëtare shqiptare: KRIJIMI I SHTETIT TË VETËM KOMBËTAR SHQIPTAR NË BALLKAN.
Rumani, 3 shtator 2007

INTEGRIMI I BALLKANIT NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE)

Nëse Bashkimi Evropian ndien më të vërtetë se mbart "përgjëgjësi historike" mbi Ballkanin, ashtu siç ka deklaruar Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso më vitin 2006, ajo duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se para se të flitet për integrim të Ballkanit në BE, duhet të flitet për të drejtën legjitime të shqiptarëve për t'u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, nëpërmjet ushtrimit të parimit të vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Ndryshe, do të dështojë theksshëm në projektin e saj utopik.
Mona Agrigoroaiei
Kur në vitin 1992 u nënshkrua Traktatin e Maastrichtit, u themeluan edhe kornizat juridike për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt hapësirës së Evropës Juglindore.
Pas aderimit të zonave homogjene politikisht, BE-ja duhej të bënte ballë një zgjerimi të ndryshëm heterogjen me dallime politike, ekonomike, kulturore të 27 shteteve, shumica të dalë prej ish sistemit socialist.
Sa funksionale është BE-ja, pas këtij anëtarësimi gradual, po shihet tani. Institucionalisht, vetëm janë thëlluar problemet e mëparshme strukturore të Bashkimit Evropian. Legjislacioni i zgjeruar, procesi i rëndë vendimmarrjeje, aftësi të pakta të zbatimit të masave të marrë nga shtetet anëtare në nivelet kombëtare shtetërore (tej hapësirës komunitare) kanë qenë pika të dobëta të themelit institucional të BE-së. Edhe kështu, pa përfshirjen e valës së parë dhe të dytë të integrimit, Bashkimi Evropian ka qenë një organizëm të ngadaltë në të gjitha aspektet, në veçanti në atë të konkurrencës me gjigandë ekonomikë jashtë Evropës dhe në atë të politikës së jashtme dhe të sigurisë (ku vendimet duhet të marrin unanimisht). Nuk është një gjë e çuditshme as fakti se projekti i Kushtetutës së përbashkët evropiane (që do ta shëndrronte BE-në në një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik) ka dështuar të miratohet nëpërmjet formës më demokratike të shprehjes popullore, referendumit në shtete si Franca.
BE jep shenje, gjithnjë e më shumë se po ngordhet mbi peshën e vet, sepse nuk e di ku është kufiri i ndaljes së zgjerimit të saj territorial (disa autorë e quajnë edhe hegjemonist), në përputhje me nevojat dhe problemet specifike institucionale të saj. Por "e sëmura e kontinentit" po trumbëtohet më tutje edhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, mëgjithse struktura të ndërlikuara shoqërore dhe gjeopolitike që përshkruajnë rajonin janë duke penguar implementimin e këtij projekti hegjemonik.
Në këtë pikë, debati politik njeh dy drejtime të kundërta konceptuale:
1.Integrimi i Ballkanit të bëhet masivisht nëpërmjet gëlltisjes së të gjitha vendeve të rajonit përnjëherë (apo në dy shpejtësi; duke krijuar para kësaj një "hapësirë e përbashkët" ballkanike nëpërmjet ngjitjes në një "Bashkim Evropian" në miniaturë, atë të "Ballkanit Perëndimor" të të gjitha shteteve të dalë prej "vdekjes" së Jugosllavisë, minus Sllovenia, plus Shqipëria administrative. Themeli i këtij "unioni" do të ishte bashkëpunimi për krijimin e një "hapësire të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë", paqës dhe stabilitetit që në momentin e integrimit do të ketë zhvillim të njëjtë me atë të BE-së. Në këtë hapësirë, pas procesit të "përcaktimit të statusit" të saj, Kosova (alla Bosnja) në "pavarësi të mbikëqyrur" do të shëndrrohej në një Protektorat të BE-së, ku fuqia de facto e de jure politike nuk do t'i përkiste popullit, por përfaqësuesit të zgjedhur nga Komisioni Evropian.
2.Duke njohur potenciali i rrezikshëm dhe bllokues i "teorisë së integrimeve" për të ardhmen e kombit shqiptar, lëvizja kombëtare shqiptare ka shpallur domosdoshmërinë e kryerjes së procesit e çlirimit të Shqipërisë së Okupuar (Kosova Protektorat, Lugina e Preshevës, Lugina e Vardarit, Malësia e Madhe, Toplica) dhe ribashkimit të saj më Shqipërinë administrative e lirë para cilitdo hap për integrim në BE. Po japim disa argumente që dëshmojnë ky opsion si i vetmi i arsyeshëm:
-Pa një ekonomi të fortë, të gatshme të bëjë ballë konkurrencës së rreptë, pa zvogëlimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit të institucionalizuar shtetet e Evropës Juglindore mund vetëm të endërrojnë dhe të pranojnë premtime, por jo të anëtarësohen në BE. Kjo nuk u bë brenda natës as në kushtet normale të një kombi që nuk vë më përpara çështjen e krijimit të shtetit-komb të tij. Nga moment që shqiptarët jetojnë më shumë në sundimin dhe kolonializimin sllav dhe më shumë se gjysma e territorit etnik shqiptar, në një gjendje të tillë mjerane, nuk mund të ecë më asnjë hap përpara drejt realizimit të reformave, drejt modernizimit dhe demokratizimit të Shqipërisë gjysmake, por mund vetëm të vazhdohet me simulimet, të cilat asnjëherë nuk do të konsiderohen bazë reale për inkuadrimin e shtetit të pjesëtuar shqiptar në organizatat ndërkombëtare. Pikërisht situata koloniale e shqiptarëve që janë në Kosovën historike është pengesë për Shqipërinë.
-Simulimi më i madh, gremina më e thellë që kanoset me vdekjen kombin shqiptar kudo në trevat e tij, është që shqiptarët të katandisen në projektin hegjemonist grekomadh-serbomadh "Ballkani Perëndimor" ("Bashkimi Evropian" "personal" i Greqisë-Serbisë) Qarqet antishqiptare në mbledhjen e Thesallonikit të vitit 2003 rivizatuan idenë e "Federatës Ballkanike" apo "Shtabit i Përgjithshëm Ballkanik" të Josip Broz Titos dhe të spiunëve të tij shtëtitës, për të marrë në kontroll të drejtëpërdrejtë edhe Shqipërinë administrative. Në fazën e parë synohet mosndryshimin e atyre kufive koloniale që padrejtësisht u vizatuan mbi bllokun etniko-territorial homogjen shqiptar. Dhe, në qoftë se do të bëhet hapi i pastajshëm i gëlltisjes së Shqipërisë administrative në këtë "federatë ballkanike" (ligji i të cilës caktohej që në fillim në bazë të konceptit të "bashkim-vëllazërimit" në nivel të shteteve), ajo do të ishte e "inkurajuar" të arrinte skajin e krizës ekonomike, me qëllimin e realizimit të një spastrimi etnik "të embël", me anë të imigracionit. Ndërsa pushtimi i Luginës së Vardarit dhe të Preshevës, të Kosovës "së pavarur" me shpinën e thyer prej sepatës së kontrollit të administratës evropiano-serbe, do të vijonte kursin e vet, ku shqiptarët do të asimiloheshin në mbulesën e "mirëbesimit", "bashkëjetesës" dhe "mirëbesimit"
-Po të realizonte këtë integrim në BE pa realizuar ribashkimin kombëtar shqiptar, në rastin e rrëzimit të kësaj përandorie politiko-ekonomike, shqiptarët përsëri do të kthehen nga e para, në pushtimin dhe kolonizimin sllavo-grek.
Nëse Bashkimi Evropian ndien më të vërtetë se mbart "përgjëgjësi historike" mbi Ballkanin, ashtu siç ka deklaruar Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso më vitin 2006, ajo duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se para se të flitet për integrim të Ballkanit në BE, duhet të flitet për të drejtën legjitime të shqiptarëve për t'u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, nëpërmjet ushtrimit të parimit të vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Ndryshe BE-ja nuk do të ndalonte Ballkanin të "vallëzojë" sipas "kërcimit të vjetër anglez të luleve, dy hape përpara, një hap mbrapa" (Kris Patten), sepse çështja shqiptare është çështje koloniale, d.m.th. shqiptarët janë të ndarë dhe të kolonizuar në pesë shtete të ndryshme si pasoje të nacionalizmit agresiv sllavo-grek. Ndryshe, Ballkani do të bëjë vetëm hapa mbrapa, ndezës të "fuqisë së barutit", që do të ndezë gradualisht edhe tërë Evropën, duke shkatërruar ndërtimin më pak apo jo të brishtë të Bashkimit Evropian.
Rumani, 1 Shtator 2007

Abonohu te:
Postimet (Atom)